Botime të Mëparshme
Për Ndërmjetësit


Për Ndërmjetësit

Dita e mbledhjes:

  • Shkruajuni mesazh ose telefonojuni anëtarëve të grupit, nëse e keni informacionin e kontaktit të tyre. Pyetini a do të vijnë në mbledhje. Ftojini të mbërrijnë 10 minuta më herët për të nënshkruar listën e pranisë.

  • Përgatitini materialet e mbledhjes:

    • Sillni një kopje të kësaj fletoreje pune dhe të broshurës Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet për çdo anëtar të grupit.

    • Sillni pesë kopje shtesë të broshurës Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja në rast se anëtarët e grupit nuk e kanë marrë një kopje.

    • Bëni gati një mënyrë për të shfaqur materiale filmike, nëse është e mundur.

    • Nuk keni libra apo materiale filmike? Ju mund t’i merrni në internet te srs.lds.org.

diagram i tabelës

30 minuta përpara mbledhjes:

  • Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.

    • Ndërmjetësi nuk qëndron në këmbë gjatë mbledhjes dhe nuk ulet në krye të tavolinës. Ndërmjetësi nuk duhet të jetë qendra e vëmendjes por duhet t’i ndihmojë anëtarët e grupit të përqendrohen te njëri-tjetri.

10 minuta përpara mbledhjes:

  • Përshëndetini anëtarët e grupit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë. Mësojini emrat e tyre.

  • Kalojeni dorë më dorë një fletë dhe kërkojini secilit të shkruajë emrin e vet të plotë, lagjen ose degën dhe datëlindjen (ditën dhe muajin, jo vitin).

    • Pas mbledhjes së grupit, shkoni te srs.lds.org/report dhe ndiqini udhëzimet për t’i regjistruar të gjithë anëtarët e grupit.

    • Pas mbledhjes së parë, bëni një listë kontaktesh për t’ia dhënë grupit.

  • Caktoni një njeri të matë kohën për ta mbajtur grupin brenda programit. Kërkojini atij ose asaj të vendosë një kohëmatës sipas drejtimit në fletoren e punës.

    • Për shembull, ju do t’i shihni udhëzimet që thonë: “Koha: Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni”. Kohëmatësi do ta vendosë kohën në një telefon, orë dore apo ndonjë kohëmatës tjetër dhe do t’i thotë grupit kur koha të mbarojë. Pastaj grupi mund të vendosë nëse ta fillojë pjesën tjetër apo ta vazhdojë diskutimin e vet për disa minuta të tjera.

Në kohën e fillimit:

  • Thoni: “Mirë se vini në këtë grup të mbështetjes te vetja”.

  • Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.

  • Thoni sa vijon:

    • “Ky është një grup i mbështetjes te vetja i quajtur ‘Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim’. A jeni të gjithë këtu për të nisur apo rritur një biznes?

    • “Fondi i Qarkullueshëm Arsimor nuk jep hua për biznes. Por në fund të këtyre mbledhjeve, ju do të jeni të përgatitur më mirë për të marrë vendime rreth huamarrjeve nga huadhënësit vendorë.

    • Ne do të mblidhemi 12 herë. Çdo mbledhje do të zgjatë rreth dy orë. Ne do të shpenzojmë gjithashtu një deri dy orë çdo ditë për t’i mbajtur zotimet tona që do t’i ndihmojnë bizneset tona. A do ta bëni këtë zotim kohor?”

  • Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).

  • Thoni sa vijon:

    • “Sa herë që mblidhemi, ne fillojmë me një temë nga broshura që quhet Themeli Im: Parimet, Aftësitë, Zakonet. Kjo na ndihmon të mësojmë dhe jetojmë parime, aftësi dhe zakone që çojnë drejt mbështetjes shpirtërore dhe materiale te vetja.

    • Fryma e Shenjtë do t’ju japë ide gjatë gjithë javës. Shkruajini idetë tuaja dhe vërini ato në jetë. Ndërsa e bëni këtë, Zoti do t’ju bekojë dhe do të bëjë mrekullitë e Tij me biznesin tuaj.”

  • Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.

  • Lexojeni letrën hyrëse nga Presidenca e Parë në faqen 2 te broshura Themeli Im. Pastaj plotësojeni parimin 1 në atë broshurë dhe kthehuni te kjo fletore pune.

Kapaku i broshurës Themeli Im