BurimetA MUND TË PËRBALLOJ MË SHUMË ASETE? (Pjesa I)Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim:MARIA: Naomi, unë vendosa të blej më shumë pula. Unë kam nevojë për më shumë asete prodhuese për ta rritur biznesin tim.NAOMI: Ky më duket si vendim i mirë. Pra ju mund t’ia dilni t’i blini pulat?MARIA: T’ia dal? Po, po marr një hua për pulat.NAOMI: Sa hua mendon të marrësh?MARIA: Huaja do të ishte 1500.NAOMI: Përse 1500?MARIA: Po njoh dikë që shet 15 pula për 1500. Ky është një çmim i mirë.NAOMI: Pse 15 pula?MARIA: Sepse vetëm kaq ka.NAOMI: A ke para të mjaftueshme qarkulluese në dorë për 15 pula?MARIA: Po … mirë … ëëëm, ma merr mendja. Nuk e di.NAOMI: Sa janë pagesat mujore?MARIA: Bisedova me një huadhënës dhe ai tha se do të ishin 275 në muaj.NAOMI: A ke mjaftueshëm para në dorë për t’i bërë pagesat çdo muaj?MARIA: Shpresoj se po.NAOMI: Maria, ti nuk mundesh thjesht të shpresosh. Ti duhet ta dish se do të kesh para të mjaftueshme në dorë për të bërë pagesat.MARIA: Por, nga ta di?Kthehuni te faqja 108A MUND TË PËRBALLOJ MË SHUMË ASETE? (PJESA II)Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.MARIA: Naomi, faleminderit që më tregove si ta gjej se sa para kam në dispozicion. Pagesat e huasë prej 275 në muaj do të kishin qenë shumë keq për mua. Do të kisha mbetur pa para në muajin e tretë. Nuk do të kisha qenë në gjendje t’i bëja pagesat. Mund ta humbisja biznesin tim!NAOMI: Oh, Maria, jam aq e gëzuar që i kontrolluam paratë në dispozicionin tënd përpara se të merrnit hua.MARIA: Edhe unë. Por si do ta dija se sa mund të përballoja?NAOMI: Mirë, le ta provojmë përsëri me një hua më të vogël.MARIA: Në rregull. Unë do të përpiqem të shoh për një hua me pagesa prej 150 për të parë nëse mund ta përballoj.Kthehuni te faqja 113ShënimeKrijo një Shënim