Përsiatni
Çfarë duhet të bëj për t’u përmirësuar?
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Përsiatni.
Ushtrohuni:Lexojeni shkrimin e shenjtë në të djathtë ose mendoni për një tjetër shkrim të shenjtë. Përsiateni në qetësi atë që po mësoni. Shkruajeni poshtë ose në fletoren e shënimeve të biznesit tuaj çfarëdo përshtypje që të keni.
Cila ide do ta ndihmojë më së shumti biznesin tuaj këtë javë? Bëjeni këtë ide synimin javor të biznesit tuaj.
Shtojeni synimin tuaj javor të biznesit te zotimet tuaja në faqen vijuese.
Diskutoni:A dëshiron ndonjë të na thotë synimin javor të biznesit të vet ose përshtypje të tjera?