Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-e gjelbër

A mund të përballoj më shumë asete?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Një mënyrë për ta rritur biznesin tonë është të shtojmë asete prodhuese. Përpara se të shtojmë asete prodhuese te biznesi ynë, duhet të dimë nëse mund t’i përballojmë ato.

Shihni:“Can I Afford More Assets? Part I” [“A Mund të Përballoj më Shumë Asete? (Pjesa I)”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 122.)

Diskutoni:Si mund ta zbulojë Maria a do të ketë mjaftueshëm para për të shlyer huanë?

Lexoni:Pronarët e biznesit të suksesshëm sigurohen që mund t’ia dalin të bëjnë përmirësime te biznesi i tyre përpara se t’i bëjnë ato.

ikona e hartës së biznesitPronarët e suksesshëm të biznesit bëjnë investime me urtësi.

Lexoni:PYETJA E JAVËS – A mund t’i lejoj vetes një hua për të blerë një aset?

VEPRIMI I JAVËS – Do të krijoj deklarata të qarkullimit të parasë në dorë për të kuptuar më mirë të ardhmen e biznesit tim.

Lexoni:Deklarata e qarkullimit të parasë në dorë është mjet që ndihmon ta shihni biznesin tuaj në mënyrë që të mund të përcaktoni mënyra për ta rritur biznesin tuaj. Ka tre hapa për të bërë një deklaratë qarkullimi të parave në dorë:

  • Hapi 1. Duke përdorur deklaratat tuaja të mëparshme të të ardhurave, vështrojini përfundimet e mëparshme të biznesit tuaj.

  • Hapi 2. Vështroni tek e ardhmja e biznesit tuaj duke i bërë vetes këtë pyetje: “Cilat do të jenë të ardhurat dhe shpenzimet e mia në të ardhmen?”

  • Hapi 3. Gjeni se sa para në dorë do të keni në të ardhmen.

Deklarata e qarkullimit të parave mund t’ju ndihmojë të vendosni midis mënyrave të ndryshme për ta rritur biznesin tuaj, të tilla si të shtoni variante të përzgjedhjes së produktit tuaj, ulja e shpenzimeve, rritja e të ardhurave dhe vlerësimi i huave të mundshme.

Shihni:Shiheni historinë e suksesit “Rosanny: Hot Food” [“Rozani: Ushqim i Nxehtë”] për të parë se si marrja e një huaje e ndihmoi Rozaninë ta rritë biznesin e saj. (Nuk keni material filmik? Kaloni te faqja tjetër.)

Sa para në dorë janë në dispozicion aktualisht?

Shihni:“How Much Cash is Available?” [“Sa Para në Dorë Janë në Dispozicion?”] (Nuk keni material filmik? Thjesht vazhdoni.)

Pasi ta shihni materialin filmik, rishikojeni këtë faqe në mënyrë që ta mbani mend atë që mësuat.

Lexoni:Për ta ditur nëse Maria ka mjaft para në dorë për ta rritur biznesin e saj, ajo duhet të dijë tri gjëra: të shkuarën, të ardhmen dhe qarkullimin e parave në dorë.

Ajo mund t’i zbulojë këto tri gjëra duke bërë një deklaratë qarkullimi të parave në dorë.

HAPI 1: E Kaluara

Duke përdorur deklaratat e të ardhurave të saj, Maria shënon të ardhurat e saj, shpenzimet fikse, shpenzimet e ndryshueshme dhe fitimin apo humbjen në dy muajt e fundit.

2 Muaj përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat

4400

4400

Shpenzimet Fikse

-3300

-3300

Shpenzimet e Ndryshueshme

-1000

-1000

Fitimi (ose humbja)

100

100

Paratë Fillestare në Dorë

Paratë në Dorë në Dispozicion

Diskutoni:Vështrojeni deklaratën e qarkullimit të parave në dorë të Maries më sipër. Çfarë i tregojnë Maries të ardhurat e dy muajve të fundit mbi biznesin e saj?

HAPI 2: E Ardhmja

Bazuar te shifrat e dy muajve të kaluar, Maria shkruan se si do të jenë të ardhurat e ardhshme, shpenzimet e fikse, shpenzimet e ndryshueshme dhe fitimi apo humbja.

2 Muaj përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat

4400

4400

4400

4400

4400

4400

4400

4400

Shpenzimet Fikse

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

Shpenzimet e Ndryshueshme

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

Fitimi (ose humbja)

100

100

100

100

100

100

100

100

Paratë Fillestare në Dorë

Paratë në Dorë në Dispozicion

Maria nuk planifikon të bëjë ndonjë ndryshim te biznesi i saj, kështu ajo mendon se të ardhurat dhe shpenzimet e saj në gjashtë muajt e tjerë do të jenë njësoj si në dy muajt e fundit.

Diskutoni:Vështrojeni deklaratën e qarkullimit të parave në dorë të Maries më sipër. A ndryshojnë fitimet mujore të Maries?

HAPI 3: Paratë në Dorë në Dispozicion

Paratë fillestare në dorë janë ato që Maria ka në bankë në fillim të muajit. Në këtë rast, ajo fillon me 50 dollarë.

2 Muaj përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat

4400

4400

4400

4400

4400

4400

4400

4400

Shpenzimet Fikse

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

Shpenzimet e Ndryshueshme

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

-1000

Fitimi (ose humbja)

100

100

100

100

100

100

100

100

Para në Dorë për Fillimin

50

150

250

350

450

550

650

750

100

100

100

100

100

100

100

100

Paratë në Dorë në Dispozicion

150

250

350

450

550

650

750

850

Çdo muaj ajo i shton fitimet e saj mujore te paratë në dorë të fillimit për të marrë paratë e saj në dispozicion (50+100=150).

Paratë në dorë në dispozicion bëhen paratë e fillimit për muajin tjetër (150).

Diskutoni:Vështrojeni deklaratën e qarkullimit të parasë në dorë më sipër. Sa para në dorë ka në dispozicion Maria në fund të gjashtë muajve?

Lexoni:Tani që Maria e di se sa para në dorë mund të ketë në dispozicion pas gjashtë muajve që vijnë, ajo mund të zgjedhë midis mënyrave të ndryshme për ta rritur biznesin e saj.

Sa para në dorë janë në dispozicion për pagesat e huasë?

Ushtrohuni:Tani le të shohim se çfarë ndodh me qarkullimin e parave në dorë të Maries nëse merr hua 1500 për 6 muaj që të blejë 15 pula. Vështrojeni deklaratën e qarkullimit të parave në dorë të Maries në të djathtë. A ka para të mjaftueshme qarkulluese Maria për pagesa prej 275 të huasë? Me një partner, kontrollojini paratë në dorë në dispozicion të Maries.

Diskutoni:Së bashku me gjithë grupin, diskutojini pyetjet vijuese: Çfarë duhet të bëjë Maria? A duhet të provojë Maria një shumë të ndryshme huaje? A mundet ajo të kursejë dhe të paguajë para në dorë për pulat?

Deklarata e qarkullimit të parave e Maries

  1. Ngaqë do të ketë më shumë vezë, Maria mendon se çdo muaj do të ketë rreth 900 dollarë më shumë të ardhura (60 dollarë më shumë të ardhura për pulë herë 15). 900 plus të ardhurën aktuale prej 4400 bëhen 5300.

  2. Ajo mendon se shpenzimet e saj fikse do të rriteshin në 3500 (200 më shumë për të marrë me qira një biçikletë plus shpenzimin ekzistues të saj prej 3300).

  3. Nëse ajo heq huanë, ajo do të ketë gjithashtu një shpenzim fiks prej 275 (350 në muajin e parë).

2 Muaj përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Muaji 7

Muaji 8

Të Ardhurat

4400

4400

5300

5300

5300

5300

5300

5300

5300

5300

Shpenzimet Fikse

-3300

-3300

-3500

-3500

-3500

-3500

-3500

-3500

-3500

-3500

Pagesa e Huasë

-350

-275

-275

-275

-275

-275

Shpenzimet e Ndryshueshme

-1000

-1000

-1600

-1600

-1600

-1600

-1600

-1600

-1600

-1600

Fitimi (ose humbja)

100

100

-150

-75

-75

-75

-75

-75

200

200

Paratë Fillestare në Dorë

50

150

250

100

25

-50

-125

-200

-275

-75

100

100

-150

-75

-75

-75

-75

-75

200

200

Paratë në Dorë në Dispozicion

150

250

100

25

-50

-125

-200

-275

-75

125

  1. Ajo mendon se shpenzimet e saj të ndryshueshme do të rriten në 1600 për shkak të rritjes 500 në ushqim pulash dhe 100 për mbesën për të shpërndarë vezët.

  2. Në dy muajt e parë, Maria ka para në dorë në dispozicion të mjaftueshme për të bërë pagesat e huasë.

  3. Sidoqoftë, vështrojini katër muajt e fundit të huasë (muajt 3 – 6). A do të ketë Maria mjaft para për të bërë të gjitha pagesat e huasë?

  4. Pasi Maria e ka shlyer huanë, fitimi i saj fillon të rritet përsëri. Por a është tepër vonë?

Shihni:“Can I Afford More Assets? Part II” [“A Mund të Përballoj më Shumë Asete? (Pjesa II)”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 123.)

Ushtrohuni:Tani le të shohim se çfarë ndodh nëse Maria merr hua në një shumë më të vogël: 800 për 6 muaj që të blejë 8 pula. Vështrojeni deklaratën e qarkullimit të parave në dorë të Maries në të djathtë. A ka Maria para në dorë qarkulluese të mjaftueshme për një hua prej 800? Me një partner, kontrollojini paratë në dorë në dispozicion të Maries.

Diskutoni:Së bashku me gjithë grupin, diskutojini pyetjet vijuese: A mund të administrojë Maria një pagesë huaje më të madhe? A duhet të marrë ajo një hua më të madhe?

Lexoni:Në këtë shembull, Maria po përdor deklaratën e saj të qarkullimit të parave në dorë për të vendosur nëse mund të përballojë pula të tjera. Ajo mund të përdorë gjithashtu deklaratën e qarkullimit të parave në dorë për të vendosur mbi ndryshime të ndryshme te biznesi i saj, të tilla si marrja e një biçiklete me qira, blerja e një tabele të re reklamuese apo blerja e një ushqimi të ndryshëm.

Deklarata e qarkullimit të parave e Maries

  1. Maria mendon se me 8 pula të reja do të ketë rreth 480 më shumë të ardhura (60 më shumë të ardhura nga një pulë herë 8). 480 plus të ardhurat aktuale prej 4400 bëhen 4880.

  2. Ajo mendon se shpenzimet e saj fikse nuk do të rriten ngaqë ajo nuk do të marrë me qira biçikletë.

  3. Nëse heq këtë hua, Maria do të ketë një shpenzim fiks prej 150 dollarësh (250 dollarë në muajin e parë).

2 Muaj përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Muaji 7

Muaji 8

Të Ardhurat

4400

4400

4880

4880

4880

4880

4880

4880

4880

4880

Shpenzimet Fikse

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

-3300

Pagesa e Huasë

-250

-150

-150

-150

-150

-150

Shpenzimet e Ndryshueshme

-1000

-1000

-1300

-1300

-1300

-1300

-1300

-1300

-1300

-1300

Fitimi (ose humbja)

100

100

30

130

130

130

130

130

280

280

Paratë Fillestare në Dorë

50

150

250

280

410

540

670

800

930

1210

100

100

30

130

130

130

130

130

280

280

Paratë në Dorë në Dispozicion

150

250

280

410

540

670

800

930

1210

1490

  1. Ajo mendon se shpenzimet e saj të ndryshueshme do të rriten në 1300 për shkak të rritjes 250 në ushqim pulash dhe 50 për mbesën për të shpërndarë vezët.

  2. Vështrojini paratë në dorë në dispozicion të saj. A do të ketë Maria mjaft para për të bërë të gjitha pagesat e huasë?

  3. Vështrojini fitimet dhe humbjet e Maries. Vini re se fitimet e saj janë më të ulëta gjatë huasë por janë më të larta sesa përpara se ta merrte huanë.

Sa para në dorë janë në dispozicion për biznesin tim?

Ushtrohuni:Tani bëni një deklaratë qarkullimi të parave në dorë për vetë biznesin tuaj. Gjeni një partner dhe te deklarata e qarkullimit të parave në dorë në të djathtë bëjini hapat vijues: (Shihni faqet 109–117 për ndihmë.) Ka formularë të tjerë bosh te faqja 118. Ju mund ta kopjoni këtë te fletorja e shënimeve të biznesit tuaj.

Mendoni për një aset prodhues që mund ta merrni për biznesin tuaj. Mendoni se sa të ardhura dhe shpenzime më shumë do të kishit.

Nëse nuk dini çfarë numrash të përdorni ose nuk keni biznes, ndihmoni dikë që ka. Ky është thjesht ushtrim.

Lexoni:Pas mbledhjes sonë të radhës, do të flasim me huadhënës dhe do të gjejmë se cilat do të jenë pagesat e huasë sonë. Ne do të jemi në gjendje atëherë të përfshijmë pagesat te deklaratat tona të qarkullimit të parasë në dorë që kemi.

Diskutoni:Si ju ndihmon dija e parave në dorë që keni në dispozicion për të marrë vendime mbi biznesin tuaj? Përveç pagesave të huasë, a ka mënyra të tjera që dija e qarkullimit të parasë në dorë që keni mund t’ju ndihmojë të rritni biznesin tuaj?

Deklarata e qarkullimit të parave në dorë që keni

  1. Duke përdorur deklaratat e të ardhurave tuaja, shkruajini të ardhurat dhe shpenzimet tuaja nga dy muajt e fundit.

  2. Shkruani se sa mendoni se do të jetë e ardhura juaj e re në gjashtë muajt e ardhshëm (të ardhurat e mëparshme plus të ardhurat nga aseti i ri).

  3. Shkruani sa mendoni se do të jenë shpenzimet tuaja të reja në gjashtë muajt e ardhshëm (shpenzimet e mëparshme plus shpenzimet për asetin e ri).

  4. Ju do të shkruani pagesat e huasë suaj këtu, por nëse nuk i dini ende, lëreni bosh për tani këtë rresht.

2 Muaj Përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat

Shpenzimet Fikse

Pagesa e Huasë

Shpenzimet e Ndryshueshme

Fitim (ose Humbje)

Paratë Fillestare në Dorë

Paratë në Dorë në Dispozicion

  1. Përllogaritni fitimet dhe humbjet tuaja duke i zbritur shpenzimet tuaja nga të ardhurat tuaja.

  2. Për të zbuluar sa para në dorë keni në dispozicion, shtojeni fitimin tuaj te (ose zbriteni humbjen tuaj nga) paratë fillestare në dorë.

  3. Kur t’i gjeni shumat e pagesave të huasë suaj, ju mund ta përdorni këtë qarkullim të parave në dorë për të parë nëse keni mjaftueshëm para në dorë për të bërë të gjitha pagesat e huasë suaj.

Deklarata gjashtëmujore të qarkullimit të parave në dorë

Krijoni një deklaratë të qarkullimit të parave në dorë për të treguar gjendjen aktuale të biznesit tuaj. Shihni faqet 109–117 për ndihmë.

QARKULLIM I PARAVE NË DORË NR.1: GJENDJA AKTUALE

2 Muaj Përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat Gjithsej

Shpenzimet Fikse

Pagesat e Huasë

Pagesat e Ndryshueshme

Fitimi/Humbja Gjithsej

Paratë Fillestare në Dorë

Paratë në Dorë në Dispozicion

Pastaj, krijoni një deklaratë të qarkullimit të parave në dorë që përfshin mënyrën për të marrë një aset të ri.

QARKULLIMI I PARAVE NË DORË NR.2: ASET I RI

2 Muaj Përpara

Muaji i Fundit

Këtë Muaj

Muaji Tjetër

Muaji 3

Muaji 4

Muaji 5

Muaji 6

Të Ardhurat Gjithsej

Shpenzimet Fikse

Pagesat e Huasë

Pagesat e Ndryshueshme

Fitimi/Humbja Gjithsej

Paratë Fillestare në Dorë

Paratë në Dorë në Dispozicion