Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë-jeshile

Çfarë duan të blejnë njerëzit?

Koha:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Si do të zgjedhim biznese që mund të jenë të suksesshme? Nëse kemi tashmë një biznes, si do ta dimë nëse është i duhuri?

harta e suksesit të biznesit

Ky mësim do të përqendrohet te pjesa e Klientëve te Harta e Suksesit të Biznesit.

Shikoni:“Business on a Stick” [“Biznes në një Shkop”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 26.)

Diskutoni:Çfarë mësuat nga ky material filmik?

Lexoni:PYETJA E JAVËS – Çfarë duan të blejnë njerëzit?

VEPRIMET E JAVËS – Unë do të bisedoj me pronarë biznesi dhe me klientë dhe do të zgjedh një produkt apo shërbim që i zgjidh problemet e klientëve.

Për pjesën tjetër të kësaj mbledhjeje, ju do të mësoni dhe ushtroni aftësitë që do t’ju ndihmojnë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje dhe të kryeni këto veprime. Ky material filmik do t’ju ndihmojë të filloni duke bërë pyetjet e duhura.

Shikoni:“Selecting the Right Business” [“Përzgjedhja e Biznesit të Duhur”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 28.)

Lexoni:Le ta lexojmë këtë diagram dhe të bëjmë ushtrimin te faqja tjetër.

right business diagram

PËRZGJEDHJA E BIZNESIT TË DUHUR

1 Çfarë duan të blejnë njerëzit?

KLIENTË, PRODUKTE

2 Që unë të mund të ofroj?

AFTËSI, INTERESA, PËRVOJË

3 Që lejon “lehtësi hyrjeje”?

KONKURRENCË, FURNITORË, KAPITAL

4 Që do t’i rritë të ardhurat e mia?

TË ARDHURA VJETORE/FITIME TË MJAFTUESHME

BIZNES I MIRË PËR MUA!

Si do ta përzgjedh biznesin e duhur?

Ushtrohuni:Çfarë lloj biznesi keni shqyrtuar: ushqim, mikpritje, kujdes shëndetësor, mirëmbajtje, ndërtim, prodhim, shërbime apo diçka tjetër?

Përdorini katër pyetjet në diagramin te faqja e mëparshme që t’ju ndihmojë t’i ngushtoni variantet tuaja. Vini re shembujt në të djathtë. Shkruani një ose dy lloje biznesesh që ju interesojnë:

ikona e hartës së biznesitPronarët e suksesshëm të biznesit mendojnë për gjëra të mëdha por ia nisin me të voglat.

Shembull:

Ushqim, Shitje

Me personin që keni pranë, bëjini njëri-tjetrit pyetjet vijuese konkretisht. Shkruajini përgjigjet tuaja.

  1. Te vetë biznesi juaj ose te kategoria e bizneseve që ju intereson, çfarë nevojash konkrete klientësh keni parë? Çfarë do të blinin klientët?

    Ëmbëlsirë apo vakt të lehtë

    Ushqim i lirë për pasdite, mbrëmje

  2. Cilave nevoja mund t’iu përgjigjet biznesi juaj? Për çfarë jeni i mirë, ose çfarë jeni i interesuar të bëni?

    Më pëlqen të përgatit ushqim

    Jam i mirë në shitje

  3. Çfarë biznesi konkret mund ta nisni me lehtësi, ose si mund ta rritni apo ta ndryshoni biznesin tuaj të tanishëm që të jetë më fitimprurës? Mendoni rreth konkurrencës, furnitorëve dhe parave që duhen.

    Produkt i thjeshtë

    Kosto fillestare e ulët

    Konkurrencë e ulët

  4. Si do t’ju mundësojë biznesi juaj të rritni të ardhurat dhe të bëheni më i mbështetur te vetja? Ku mund të mblidhni fitim?

    Shumë klientë

Tani, renditini disa biznese konkrete rreth të cilave doni të mësoni:

Qerasje ambulante?

Akullore? Fruta?

Diçka argëtuese?

Si mund mund të mësoj nga pronarët e bizneseve?

Lexoni:Tani që kemi disa ide rreth vetë bizneseve tona, do të shkojmë të bëjmë kërkim tregu që të provojmë idetë tona dhe të mësojmë më shumë. Do të vërejmë njerëz, do të bisedojmë me klientë, do të bisedojmë me konkurrentë dhe do të provojmë produkte. Dhe do të gjejmë nevoja dhe përgjigje të vërteta.

Shihni:“Talking to Business Owners” [“Bisedimi me Pronarët e Bizneseve”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)

Ushtrohuni:Me personin pranë jush, ushtrojini pyetjet që do t’ua bëni pronarëve të bizneseve këtë javë. Shpjegojani njëri-tjetrit biznesin tuaj ose llojin e biznesit që dëshironi të nisni. Me radhë, paraqitni veten dhe bëjini pyetjet e mëposhtme. Jepni njëri-tjetrit përshtypje dhe provojeni përsëri.

Diskutoni:Kur të gjithë të jenë ushtruar të paktën një herë, diskutoni me grupin: Kur ju dilni dhe flisni me pronarë biznesesh, për çfarë do t’i pyetni? Shkruajeni atë që mësuat, këtu:

ikona e fletores së shënimeve
Lexoni:

Çdo ditë këtë javë, ndërsa bisedoni me pronarë biznesesh, shkruajeni atë që mësoni në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit.

Shihni:Shihni se si Xhozefi dhe Xhoni filluan një biznes të ri. Shikoni “Joseph and John: Medical Products” [“Xhozefi dhe Xhoni: Produkte Mjekësore”]. (Nuk keni material filmik? Kaloni te faqja tjetër.)

Si mund të mësoj nga klientët?

Lexoni:Pronarët e suksesshëm të biznesit mësojnë çdo ditë nga klientët. Ne mund të mësojmë shumë duke i vëzhguar klientët tanë dhe duke biseduar me ta. Ata e bëjnë ose e ndërpresin biznesin tonë. Le të dëgjojmë dhe të mësojmë!

ikona e hartës së biznesitPronarët e suksesshëm të biznesit mësojnë çdo ditë nga klientët.

Shihni:“Talking to Customers” [“Bisedimi me Klientët”] (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)

Ushtrohuni:Me një anëtar tjetër grupi, ushtrojini pyetjet që do t’u bëni klientëve këtë javë. Përfytyroni sikur personi tjetër është klienti tuaj. Diskutojini disa nga pyetjet më poshtë kur ato lidhen me biznesin apo idenë e biznesit tuaj. Mbani shënime! Pastaj këmbejini rolet. Jepini njëri-tjetrit përshtypje të dobishme dhe ushtrohuni për ndonjë dobësi.

ikona e fletores së shënimeve
Lexoni:

Çdo ditë kësaj jave, ndërsa bisedoni me klientë, shkruajeni atë që mësoni në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit.

Diskutoni:Çfarë pyetjesh do t’u bëni klientëve këtë javë? Shkruajini mendimet tuaja këtu ose në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit:

Si ta përdor kërkimin e tregut?

Lexoni:Pasi ta bëjmë kërkimin e tregut, do të na duhet të vlerësojmë atë që mësojmë. Le të ushtrohemi me procesin e vlerësimit.

Ushtrohuni:Zgjidheni një anëtar tjetër të grupit që të punojë me ju. Shkurtimisht vëreni fitimet, konkurrencën dhe furnitorët e dy bizneseve të mëposhtme.

TEZGË FRUTASH

VLERËSIMI

Copë të shitura (mesatarja ditore)

200

Njësitë / Muaj

5000

Çmimi i shitjes

5 për copë (mesatarja)

Shitjet / Muaj

25000

Kostoja për të blerë

4 për copë (mesatarja)

Kostot / Muaj

(20200)

Konkurrenca

6 tezga frutash

FITIMI

4800

Furnitorët

2 furnitorë, në largësi

VESHJE FËMIJËSH

VLERËSIMI

Copë të shitura (mesatarja ditore)

20

Njësitë / Muaj

500

Çmimi i shitjes

100 për copë (mesatarja)

Shitjet / Muaj

50000

Kostoja për të blerë

80 për copë (mesatarja)

Kostot / Muaj

(40000)

Konkurrenca

Asnjë pranë

FITIMI

10000

Furnitorët

3 furnitorë, në afërsi

Diskutoni:Cilin biznes do të zgjidhnit? Përse?

Nga sa kemi diskutuar sot, çfarë pyetjesh të tjera do të bënit rreth këtyre bizneseve apo klientëve të tyre?

Lexoni:Ndërsa e përshkojmë këtë javë, ne do të përgatitemi të vendosim mbi biznesin tonë! Gjatë javës ne do të rishikojmë gjithçka që kemi mësuar, dhe do të vijmë në mbledhjen tjetër me një ide biznesi (qoftë biznes i ri apo biznes i përmirësuar). Nëse kemi tashmë një biznes, ne do të vendosim a është varianti më i mirë për ne.