Zotohuni
Si do të përparoj unë çdo ditë?
Koha:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta për pjesën Zotohuni.
Ushtrohuni:Zgjidheni partnerin tuaj në veprim. Vendosni se kur dhe si do të komunikoni me njëri-tjetrin.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
ZOTIMET E MIA |
---|
Unë do të mbaj shënime të ndara për paratë e biznesit dhe ato vetjake. |
Unë do t’i paguaj vetes një rrogë rregullisht dhe do t’i mbaj ato para vetjake në një vend apo llogari të ndarë nga paratë e biznesit tim. |
Unë do të përgatit një paraqitje 3-minutëshe të biznesit tim. |
Unë do ta arrij synimin tim javor të biznesit: |
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
Do t’u shtoj kursimeve të mia – qoftë edhe një a dy monedha. |
Do ta raportoj te partneri im në veprim. |
Nënshkrimi im
Nënshkrimi i partnerit në veprim
Si do ta raportoj përparimin tim?
Ushtrohuni:Përpara mbledhjes së radhës, përdoreni këtë tabelë zotimesh për të shënuar përparimin tuaj. Në kutitë më poshtë, shkruani “Po”, “Jo”, ose numrin e herëve që e përmbushët zotimin.
Mbajta shënime të ndara (Po/Jo)
I pagova vetes një rrogë të veçuar nga paratë e biznesit (Po/Jo)
E përgatita paraqitjen e biznesit tim (Po/Jo)
E arrita synimin javor të biznesit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Lexoni:Në mbledhjen tonë të radhës, do t’i bëjmë përsëri vlerësimet tona të mbështetjes te vetja për të parë nëse po bëhemi më të mbështetur te vetja. Ne do të duhet të sjellim broshurat tona Shtegu Im drejt Mbështetjes te Vetja.
Lexoni:Zgjidheni dikë që të ndërmjetësojë temën te broshura Themeli Im javën tjetër. (Nuk dini si të ndërmjetësoni një temë nga broshura Themeli Im? Lexojeni faqen 11 dhe pjesën e brendshme të kapakut të përparmë.)
Kërkojini dikujt të bëjë lutjen e mbylljes.