Për Ndërmjetësit
Ditën e mbledhjes:
Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.
Përgatitini materialet e mbledhjes.
30 minuta përpara mbledhjes:
Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.
Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë me emrat e njerëzve në grupin tuaj (shihni shembullin më poshtë).
Emri i anëtarit të grupit
I solla regjistrat e të ardhurave dhe shpenzimeve (Po/Jo)
E arrita synimin javor të biznesit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Gloria
P
P
P
P
P
10 minuta përpara mbledhjes:
Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.
Kur të mbërrijnë anëtarët e grupit, kërkojuni të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë. Gjithashtu, kujtojini ata të shkojnë te faqja 197 dhe ta përditësojnë përparimin e tyre drejt certifikimit.
Caktoni një njeri të matë kohën.
Në kohën e fillimit:
Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.
Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
Kërkojuni qetësisht atyre që mbërrijnë vonë, që t’i fikin telefonat e tyre dhe të plotësojnë tabelën e zotimeve, ndërsa grupi e vazhdon diskutimin.
Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.
Plotësojeni parimin 7 te broshura Themeli Im. Më pas kthehuni te kjo fletore pune dhe vazhdoni të lexoni te faqja tjetër.