Çdo ditë këtë javë, vëzhgoni, reflektoni dhe përsiatni mbi parimet e suksesit të biznesit. Vizitoni biznese për një deri dy orë çdo ditë për t’i vëzhguar ato. Merreni fletoren e shënimeve dhe këtë fletore pune me vete kur vizitoni biznese vendore në mënyrë që të mund t’i përdorni pyetjet vijuese dhe Hartën e Suksesit të Biznesit (në faqen e fundit të kësaj fletoreje pune).
VEPRIMTARI TË PËRDITSHME
Dita 1
Klientët
Vini re çfarë, kur dhe sa blejnë klientët. Rishikojini parimet e klientëve treguar në hartë. Shënojini mendimet tuaja këtu:
Dita 2
Shitjet
Si i shesin bizneset produktet apo shërbimet e tyre? A mund të përmirësohen ato? Rishikojini parimet e shitjeve të treguara në hartë. Shënojini mendimet tuaja këtu:
Dita 3
Kostot
Mendoni rreth kostove që kanë bizneset. Si i ulin kostot ato? Rishikojini parimet e kostove të treguara në hartë. Shënojini mendimet tuaja këtu:
Dita 4
Fitimi
A i ndoqën bizneset ecuritë e të ardhurave apo kostove të tyre? Po të ishte biznesi tuaj, si do ta ndiqnit ecurinë e parave tuaja? Rishikojini parimet e fitimeve të treguara në hartë. Shënojini mendimet tuaja këtu:
Në dy ditët e ardhshme, përsiatni dhe lutuni për siguri që Zoti do t’i bekojë përpjekjet tuaja për t’i shërbyer një qëllimi të shenjtë në vetë biznesin tuaj. Shënojini mbresat që merrni çdo ditë, ndërsa mendoni rreth çdo pjese të Hartës së Suksesit të Biznesit.