Mësoni
A është e mirë apo e keqe marrja e parave borxh?
-
Koha:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.
-
Diskutoni:Mendoni për dikë që ju e njihni, i cili mori para borxh. A e ndihmoi apo e dëmtoi atë marrja e parave borxh?
-
Lexoni:Borxhi vetjak i shtëpisë dhe borxhi i biznesit janë të ndryshëm.
Huamarrjet vetjake përdoren për të shpenzuar më shumë nga sa kemi mjete për të paguar. Huamarrjet për biznesin përdoren për të prodhuar më shumë nga sa kemi mjete për të prodhuar.
Lexojeni citimin në të djathtë. Profetët na kanë këshilluar që të shmangim borxhin vetjak.
Borxhi i biznesit mund të na ndihmojë të rritim biznesin tonë. Por borxhi i biznesit nuk është gjithmonë një zgjedhje e urtë. Ne duhet ta dimë kur është “i shëndetshëm”, sikurse tha Presidenti Benson.
-
Lexoni:PYETJA E JAVËS – Si ta di nëse duhet të përdor një hua që ta rrit biznesin tim?
VEPRIMI I JAVËS – Unë do të 1) bisedoj të paktën me 10 klientë për të mësuar nëse do të blinin më shumë nëse do të kisha më shumë për të shitur dhe 2) vizitoj të paktën katër huadhënës dhe t’i pyes mbi fletën e punës të kushteve të huasë.
Gjatë këtij takimi, ne do të mësojmë dhe ushtrojmë aftësi që na ndihmojnë të dimë nëse marrja e parave borxh është një ide e mirë për biznesin tonë.
Si do të më ndihmojnë “katër të duhurat” për të vendosur?
-
Shihni:“Get a Loan?” [“Të Marr një Hua?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 136.)
-
Diskutoni:Si do ta dini nëse një hua do t’ju ndihmonte apo dërrmonte?
-
Lexoni:Lexojeni me zë dhe diskutojeni shkurtimisht secilën nga “Katër të Duhurat”.
KATËR TË DUHURAT
1. Arsyeja e Duhur
Të marr borxh vetëm nëse kjo do ta ndihmonte biznesin tim të siguronte më shumë para.
2. Koha e Duhur
Të marr borxh vetëm nëse kam qenë mjaftueshëm gjatë në biznes për ta njohur mirë biznesin tim dhe të mund të tregoj se mjaft njerëz do të blinin atë që shes.
3. Kushtet e Duhura
Të marr borxh vetëm nëse mund të gjej një huadhënës të mirë.
4. Shuma e Duhur
Të marr borxh vetëm nëse mund të tregoj se e di që mund ta shlyej atë.
-
Ushtrohuni:Teksa i shihni materialet filmike vijuese, vendosni nëse mendoni që Maria dhe Karlosi mund t’iu përgjigjen pyetjeve për secilën nga Katër të Duhurat.
Shenjoni “Po”, “Jo” ose “I Pasigurt” për Marian dhe Karlosin.
-
Shihni:“Right Reason?” [“Arsyeja e Duhur?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 137.)
-
Diskutoni:A po marrin borxh për arsyet e duhura Maria dhe Karlosi? Përse po ose përse jo?
ARSYET PËR TË MARRË BORXH
MARIA
KARLOSI
Po
Jo
E Pasigurt
Po
Jo
E Pasigurt
A po marr hua për arsye frytdhënëse biznesi (jo vetjake)?
A do të më sigurojnë menjëherë para gjërat që do të blej me huanë?
A është marrja e huasë më e mirë sesa kursimi i parave në dorë për rritjen e biznesit tim?
A kam menduar rreth të gjitha rreziqeve?
-
Shihni:“Right Time?” [“Koha e Duhur?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 138.)
-
Diskutoni:A po marrin borxh në kohën e duhur Maria dhe Karlosi? Përse po ose përse jo?
KOHA PËR TË MARRË BORXH
MARIA
KARLOSI
Po
Jo
E Pasigurt
Po
Jo
E Pasigurt
A kam qenë mjaftueshëm gjatë në biznes për ta njohur mirë biznesin tim?
A është kjo pjesë e një plani që kam për ta rritur biznesin tim?
A mund ta tregoj se klientët do të blejnë më shumë nëse kam më shumë shitje?
Nëse blej diçka për biznesin tim (si pula apo një kamion), a do të ketë jetëgjatësi më të madhe sesa huaja ime?
-
Shihni:“Right Terms?” [“Kushtet e Duhura?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 139.)
-
Diskutoni:A po marrin borxh me kushtet e duhura Maria dhe Karlosi? Përse po ose përse jo?
KUSHTET PËR TË MARRË BORXH
MARIA
KARLOSI
Po
Jo
E Pasigurt
Po
Jo
E Pasigurt
A mund të rendit tre deri në pesë huadhënës të mirë?
A e njoh koston e vërtetë të huasë?
A mund t’i shpjegoj kushtet e huasë?
A mund ta shpjegoj përse një huadhënës është më i mirë se një tjetër?
-
Shihni:“Right Amount?” [“Shuma e Duhur?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 140.)
-
Diskutoni:A po marrin borxh shumën e duhur Maria dhe Karlosi? Përse po ose përse jo?
SHUMA PËR T’U MARRË BORXH
MARIA
KARLOSI
Po
Jo
E Pasigurt
Po
Jo
E Pasigurt
A kam bërë një deklaratë gjashtë mujore të qarkullimit të parave në dorë?
A mund të bëj një pagesë dhe prapëseprapë të fitoj para?
Nëse nuk kam shitje shtesë, a mundem prapëseprapë ta bëj pagesën?
-
Lexoni:Ne mësuam si të përdorim deklaratën e qarkullimit të parave në dorë për të ditur nëse do të kemi mjaft para në dorë për të bërë pagesa. Kjo do të na ndihmojë të dimë nëse po marrim borxh shumën e duhur.
-
Ushtrohuni:Pasi të takoheni me huadhënësit këtë javë, përdoreni fletën e punës për qarkullimin e parave në dorë te faqja 143 për t’u siguruar që mund t’ia lejoni vetes pagesat. (Vështrojini gjërat që mësuam javën e fundit, nëse ju nevojitet ndihmë për të krijuar një deklaratë të qarkullimit të parave në dorë.)
Kur Maria nuk është e sigurt rreth përgjigjes për pyetjet mbi një nga Katër të Duhurat, ajo bën një plan për të gjetur përgjigjen.
Përpara se të marrim borxh, ne duhet gjithashtu të gjejmë përgjigjet nëse nuk jemi të sigurt. Kërkojuni ndihmë anëtarëve të grupit ose të tjerëve nëse është e nevojshme.
A duhet të marr borxh për biznesin tim?
-
Ushtrohuni:Këtu janë disa mjete për t’i përdorur gjatë javës për të mbledhur informacion dhe për të marrë vendime. Shkoni te faqet 141–143. Merrni pesë minuta për të vështruar Listën e Kontrollit me Katër të Duhurat dhe Fletën e Punës të Kushteve të Huasë dhe diskutoni si t’i përdorni ato.