Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Realizoi Shitjen, Dështoi me Shitjen!

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

MARIA: Tungjatjeta Silvia. Si je sot?

SILVIA: Mirë, faleminderit. Kush është ndihmësi juaj sot?

MARIA: Kjo është mbesa ime, Sofia.

SILVIA: Sa vajzë e mirë! Epo, vëllai im gjeti një punë. Ai është ende në shtëpinë time, por do të ndihmojë tani duke paguar për ushqimin.

MARIA: Kur filloi punë?

SILVIA: Pikërisht sot!

MARIA: Çfarë lehtësimi për të – dhe për ju! Pra, ç’e mirë ju solli këtu sot?

SILVIA: Unë do të doja disa vezë të tjera. Të gjithëve u pëlqyen dhe na kursyen mjaft. Do të doja tetë vezë të tjera dhe dy bidona qumësht.

MARIA: Në rregull. Ju faleminderit që bletë tek unë sot, Silvia. Paçi një ditë të mbarë!

SOFIA: Ajo po mbante gjithë ato gjëra. Përse nuk i the të më linte mua t’ia mbaja vezët dhe qumështin?

MARIA: Oh, Sofia. Ke të drejtë. Duhet ta kisha menduar këtë. Kisha mundësi t’i shisja asaj edhe shërbim dërgese. Unë mund të kisha fituar 10 dollarë më shumë për atë shitje.

Kthehuni te faqja 168

SHITJA ME RRITJE

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

SILVIA: U ktheva prapë për vezë! Dhe, sot dua 10 vezë pasi nuk do të jem në gjendje të kthehem për disa ditë.

MARIA: Shkëlqyeshëm. Unë kam menduar për ju. Ne kemi përafërsisht po atë numër gojësh për të ushqyer dhe hamë të paktën 12 vezë. Ato janë shumë të mira për shëndetin.

SILVIA: Problemi është si t’i çosh në shtëpi. Në të vërtetë unë theva dy herën e fundit.

MARIA: Unë isha në merak për këtë. Unë mund të dërgoj Sofien me ju në shtëpi që t’ju mbajë vezët. Ne marrim vetëm 10 dollarë për dërgesë. Kushton pak më shumë, por do t’ju shpëtojë nga bezdia e mbajtjes së tyre. Për më tepër, nëse ka ndonjë thyerje kur i dërgon Sofia, ne do t’i zëvendësojmë falas.

SILVIA: Mirë, e dini, kjo do të më ndihmonte. Në rregull, le ta bëjmë kështu. Ju faleminderit.

MARIA: Duket mirë. Sofia, faleminderit që po e ndihmon Silvian. Nxito të kthehesh shpejt!

Kthehuni te faqja 168

Kthejeni Inventarin Shpejt

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

MARIA: Përshëndetje Naomi. Çfarë mund t’ju jap sot?

NAOMI: Unë dua pak qumësht.

MARIA: Shkëlqyeshëm. Kemi mjaft.

NAOMI: Maria, ky qumësht mban erë të keqe. Sa kohë ka?

MARIA: Oh jo! Më vjen keq. Nuk jam shumë e sigurt. Bleva plot që të mos më mbaronte.

NAOMI: Është e rëndësishme të keni mjaftueshëm për klientët, por duhet gjithashtu ta ktheni inventarin shpejt.

MARIA: Ta kthej inventarin? Çfarë do të thotë kjo?

NAOMI: Të kthesh inventarin është të shesësh gjithçka që ke blerë nga furnitori yt.

MARIA: Unë përpiqem ta kthej inventarin. Por ndonjëherë zgjat shumë dhe më duhet ta derdh qumështin që është prishur.

NAOMI: Pra, kjo është arsyeja pse duhet ta ktheni inventarin shpejt. Derdhja e qumështit ngaqë nuk e shitët shpejt, është t’i çoni dëm paratë tuaja. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse duhet ta ktheni shpejt inventarin.

MARIA: Vërtet?

NAOMI: Maria, nga vijnë paratë për të paguar furnitorin tuaj të qumështit?

MARIA: Unë kursej para nga çdo shitje qumështi. Kur kam mjaft, unë blej më shumë qumësht.

NAOMI: Maria, sa më tepër kohë të të duhet që ta kthesh inventarin, aq më gjatë duhet të presësh që të blesh më shumë qumësht.

Kujtohuni, ju nxirrni para vetëm nga shitja. Pra, sa më shpejt e lëvizni inventarin tuaj, aq më shumë para nxirrni.

Si do të ishte nëse do të mund ta shitnit të gjithë qumështin brenda tre ditësh? Apo dy ditësh? Ose madje brenda ditës?

MARIA: Nuk do të prishej qumësht fare dhe unë do të isha në gjendje të blija më shumë nga furnitori im më herët. Dhe do të kem më shumë qumësht për të shitur te klientët e mi dhe do të siguroj më shumë para. Do filloj ta kthej inventarin tim më shpejt!

Kthehuni te faqja 172

Shënime