Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

llambë–blu

A do ta doja këtë biznes?

Koha:Vendoseni kohëmatësin te 60 minuta për pjesën Mësoni.

Shikoni:“A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 42.)

Lexoni:Nëse këta dy burra do të mund të transportonin 200 shalqinj në një ngarkesë kamioni, veprimi matematikor do të dukej kështu:

Diskutoni:A do të ndihmonte një kamion më i madh? Përse po ose përse jo?

Lexoni:PYETJET E JAVËS – Si ta blej produktin tim dhe ta përcaktoj çmimin e shitjes?

VEPRIMET E JAVËS – Unë do të gjej një burim për produktin tim dhe do të zgjedh një çmim.

Lexoni:Gjatë kësaj mbledhjeje, ne do të mësojmë dhe ushtrojmë aftësi që të na ndihmojnë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe të kryejmë këto veprime.

Ushtrohuni:Pastaj, gjatë kësaj jave pasuese, do të mësoni si të bisedoni me furnitorët për të “blerë lirë” ose për të blerë me çmim të ulët. Ju do të mësoni gjithashtu se si të vendosni një çmim për të “shitur shtrenjtë” – që do të thotë, të mblidhni fitim.

harta e suksesit të biznesit

Le të lexojmë pjesët Kostot dhe Shitjet të Hartës së Suksesit të Biznesit.

Si mund të mbledh fitim?

Lexoni:Burrat e shalqinjve duhej të fillonin të fitonin para në biznesin e tyre të shalqinjve.

Ka dy mënyra për të krijuar fitim.

Uleni çmimin e blerjes (çmimi me të cilin paguani furnitorin).

Ngrijeni çmimin e shitjes (çmimi që i caktoni klientit).

Ndonjëherë ju mund t’i bëni të dyja: blini me çmim të ulët dhe shitni me çmim të lartë!

ikona e hartës së biznesitPronarët e suksesshëm të biznesit blejnë me çmim të ulët dhe shesin me çmim të lartë.

Lexoni:Ne nuk kemi kontroll të pakufizuar te çmimet e shitjeve apo kostot tona. Por ne kemi njëfarë kontrolli. Pronarët e biznesit të suksesshëm përpiqen ta rritin çmimin e shitjeve dhe të ulin çmimin e blerjes.

Diskutoni:A mendoni se bizneset ku blini ushqimin, karburantin dhe veshjet tuaja mbledhin fitim?

Lexoni:Këtu është një arsye për të blerë me çmim të ulët dhe shitur me çmim të lartë. Të gjitha bizneset kanë më shumë shpenzime sesa thjesht kostoja e produktit.

Mendoni rreth burrave të shalqinjve. Hamendësoni se mësojnë si të blejnë me çmim të ulët e të shesin me çmim të lartë. Përsëri, ata kanë kosto të tjera, si transporti dhe rrogat. Shqyrtojeni këtë.

Lexoni:Duke blerë me çmim të ulët e shitur me çmim të lartë, ata qenë në gjendje të mbulojnë kostot, t’i paguajnë vetes rroga dhe përsëri të krijojnë një fitim të vogël. Kjo është të fillosh të jesh një biznes i vërtetë!

Diskutoni:Nëse jeni në një biznes shërbimi, çfarë mund të bëni për të kontrolluar kostot dhe të keni më tepër fitim?

Si t’i ul kostot?

Shihni:“Don’t Close Your Business” (Parts I and II) [“Mos e Mbyllni Biznesin Tuaj” (Pjesa I dhe II)] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 43.)

Diskutoni:Çfarë do të kishit bërë? Sa furnitorë duhet të keni?

Si të punoj me furnitorët?

Lexoni:Është vendimtare për ne që të bisedojmë me furnitorët tanë.

Shihni:“Talking to Suppliers” [“Bisedimi me Furnitorët”] (Nuk keni material filmik? Thjesht vazhdoni të lexoni.)

Lexoni:Këtë javë, flisni me njerëz që mund t’ju furnizojnë me produktin tuaj ose përbërësit e produktit tuaj. Nëse po ofroni një shërbim, flisni me njerëzit që do t’ju ndihmojnë të jepni shërbimin tuaj. Shkruajeni atë që mësoni, në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit.

Ushtrohuni:Me një partner, ushtrojini pyetjet që do t’u bëni furnitorëve këtë javë. Shpjegojani partnerit tuaj llojin e furnitorit me të cilin keni nevojë të bisedoni për biznesin tuaj. Ndërrojeni radhën duke bërë pyetjet e duke dhënë përshtypje të dobishme Mbani shënime në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit. Bëni pyetje të veçanta që do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni biznesin tuaj.

Diskutoni:Kur të gjithë të jenë ushtruar të paktën një herë, diskutoni së bashku:

Çfarë do të bëni kur të flisni me furnitorët këtë javë? A keni ndonjë pyetje tjetër për ta? Shkruajini mendimet tuaja këtu ose në fletoren tuaj të shënimeve të biznesit:

Si ta vendos çmimin tim që të mbledh fitim?

Lexoni:Çdo biznes duhet të fitojë më shumë nga sa shpenzon. Ne dimë si të bisedojmë me furnitorët për të gjetur produkte cilësore me kosto të ulët, ose të blejmë me çmim të ulët. Tani, si do ta vendosim çmimin tonë, ose të shesim me çmim të lartë? Ndërsa e marrim këtë vendim gjatë javës, secili nga ne mund të pyesë:

  • Cila është kostoja më e mirë që mund të marr nga furnitorët e mi?

  • Çfarë kostosh të tjera kam? (Shërbime, furnizime, qira etj.)

  • Çfarë rrogash duhet t’i paguaj vetes dhe të tjerëve?

  • Si mund të shtoj vlerë dhe ta bëj produktin tim të ndryshëm? Lehtësia, shërbimi, miqësia dhe cilësia, të gjitha mund të shtojnë vlerë dhe të më bëjnë të ndryshëm.

  • Çfarë çmimesh vendosin konkurrentët? A mund ta ngre çmimin bazuar në vlerën e shtuar?

  • Duke i pasur parasysh të gjithë këta faktorë, sa fitim mund të realizoj në mënyrë që biznesi im të mund të rritet dhe të ketë sukses? Më shumë është mirë!

Ushtrohuni:Me një partner, lexojeni sa vijon më poshtë dhe diskutoni sa klientë të Grejsit mund të jenë të gatshëm të paguajnë për ujin e saj.

Grejsi blen ujë me:

5 dollarëshishja

Rrogat, transporti dhe kostot e dërgimit që ka:

2 dollarë shishja

Konkurrentët ua shesin klientëve me:

8–10 dollarë shishja

Ajo duhet të mbledhë sa më shumë fitim që është e mundur:

? për shishe

Tregojini grupit çmimin që mendoni se Grejsi duhet të caktojë për ujin e saj dhe përse.

Diskutoni:Si mund ta zbulojë Grejsi se sa klientë janë të gatshëm të paguajnë?

Si mund t’i kontrolloni kostot, të shtoni vlerë dhe të caktoni çmimin e duhur në mënyrë që biznesi të mund të sjellë fitim?