Për Ndërmjetësuesit
Ditën e mbledhjes:
Sot, grupi do të kalojë një kohë shtesë prej 20 minutash në pjesën Zotohuni. Ju lutemi, lexojeni veprimtarinë e fundit te broshura Themeli Im dhe jini të përgatitur t’u përgjigjeni pyetjeve.
Shkruajuni mesazh ose telefonojuni të gjithë anëtarëve të grupit. Ftojini ata të mbërrijnë 10 minuta më herët që të raportojnë për zotimet e tyre.
Përgatitini materialet e mbledhjes.
30 minuta përpara mbledhjes:
Vendosini karriget rreth një tavoline që të gjithë të mund të jenë afër.
Vizatojeni këtë tabelë zotimesh në dërrasë me emrat e njerëzve në grupin tuaj (shihni shembullin më poshtë).
Emri i anëtarit të grupit
Unë provova dy mënyra për t’u bërë shitje më shtrenjtë të paktën 10 klientëve (Shkruani nr. e klientëve)
Provova të paktën dy mënyra për të ulur kostot (Shkruani nr.)
E arrita synimin javor të biznesit (Po/Jo)
E ushtrova parimin te broshura Themeli Im dhe ia dhashë mësim familjes (Po/Jo)
I shtova kursimet (Po/Jo)
Raportova te partneri në veprim (Po/Jo)
Gloria
15
5
P
P
P
P
10 minuta përpara mbledhjes:
Përshëndetini njerëzit ngrohtësisht ndërsa mbërrijnë.
Kur të mbërrijnë anëtarët e grupit, kërkojuni të plotësojnë tabelën e zotimeve në dërrasë. Gjithashtu, kujtojuni të kthehen te faqja 197 dhe të përditësojnë përparimin e tyre drejt certifikimit. Pyetni se cili i plotësoi kushtet e certifikimit. Nënshkruani një kopje të letrës së përfundimit te faqja 198 për secilin person që i ka plotësuar kushtet. Pas mbledhjes, vëreni në dijeni komitetin e kunjit për mbështetjen te vetja se cili i përmbushi kushtet e certifikimit.
Caktoni një njeri të matë kohën.
Në kohën e fillimit:
Kërkojuni njerëzve t’i fikin telefonat dhe pajisjet e tjera.
Bëni një lutje hapjeje (dhe himn, nëse dëshironi).
Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për broshurën Themeli Im.
Plotësojeni parimin 12 te broshura Themeli Im. Pastaj kthehuni te kjo fletore pune dhe vazhdoni leximin te faqja tjetër.