Botime të Mëparshme
Burimet


Burimet

Ne Mund ta Bëjmë Këtë!

Zgjidhini dhe interpretojini rolet në vijim.

MARIA: Ua, kjo me të vërtetë funksionon! Më në fund po e shoh.

BASHKËSHORTI I MARIAS, DIEGOJA: Për çfarë e ke fjalën? Çfarë funksionon?

MARIA: Gjithçka po ecën. Dymbëdhjetë javë më parë, kur filluam të shkonim në grupin tonë të mbështetjes te vetja, nuk e kisha idenë sa do të përmirësohej biznesi ynë. Zotimet që kemi mbajtur, gjërat që kemi mësuar në grupin tonë të mbështetjes te vetja – të gjitha kanë kuptim!

DIEGO: Po, unë kam parë të njëjtën gjë me grupin tim të mbështetjes te vetja për kërkim vendi pune. Tani unë kam një punë të mrekullueshme në spital. Me të ardhurat nga puna ime dhe biznesi yt i vezëve, më në fund do të jemi në gjendje të sigurojmë të ardhura për familjen tonë. Të gjitha shkojnë mirë.

MARIA: Diego, nuk është thjesht biznesi im. Është biznesi ynë. Faleminderit që punon aq fort në punën tënde dhe pastaj që më ndihmon me biznesin tonë të vezëve.

DIEGO: Është gjithashtu biznesi i Zotit. Ne ia kemi përkushtuar përpjekjet tona të biznesit Atij, kemi ushtruar besim te Shpëtimtari dhe jemi lutur për biznesin tonë.

MARIA: Ne duhej ta shikonim nga shumë afër biznesin tonë të vezëve. Ne biseduam me klientët dhe pronarë të tjerë biznesesh për të kuptuar çfarë donin njerëzit. Të kujtohet? Ne kuptuam se duhet të shisnim qumësht me vezët tona.

DIEGO: Po dhe ne pamë ku mund t’i merrnim vezët dhe qumështin tonë. Ne vendosëm që nuk ishte ide e mirë për ne që të merrnim një dhi për qumësht. Është më mirë të blesh qumësht të freskët nga Pedroja, që ka tashmë disa dhi.

MARIA: Atëherë ne mësuam se si të fitojmë para çdo ditë. Unë kam ndjekur gjithçka që po shpenzonim dhe sa na paguajnë njerëzit. Ne siguruam shumë më tepër para kur filluam të bënim dërgesa nëpër shtëpi.

DIEGO: Dhe unë kam ndjekur gjithashtu sa po shpenzojmë dhe sa po fitojmë për familjen tonë. Ne mund të paguajmë për pajisjet për shkollë të fëmijëve tani.

MARIA: Naomi na ndihmoi të kuptonim si të shitnim më shumë. Ne filluam duke u bërë pyetje klientëve tanë, duke i dëgjuar dhe duke bërë sugjerime. Ne i nxitëm klientët të blejnë më shumë vezë dhe të blejnë qumësht. Ishte ide e shkëlqyer të ngarkonim Sofian për dërgesa nëpër shtëpi. Ne arritëm t’i njohim më mirë klientët tanë dhe të bëhemi miq me shumë prej tyre.

DIEGO: Pastaj me të gjithë klientët e rinj, ne kishim nevojë për më shumë vezë çdo ditë dhe mësuam rreth të marrit të parave hua për të pasur më shumë pula. Jam i gëzuar që nuk e morëm atë huanë e parë. Nuk do të kishim qenë në gjendje t’i bënim pagesat. Neve na duhej thjesht një hua e vogël për të blerë disa pula më shumë.

MARIA: E sheh?! Të gjitha shkojnë. Tani ne duhet thjesht të vazhdojmë të shohim për mënyra për të pakësuar kostot tona dhe për të rritur sasinë e shitjeve.

DIEGO: Po. Ne mund ta bëjmë këtë!

Kthehuni te faqja 184

Biznesi Im në Pesë Minuta

Ndërmjetësi duhet të lexojë sa vijon ndërsa anëtarët e tjerë të grupit e ndjekin te faqja 187.

MARIA: Jam pak e emocionuar për të bërë paraqitjen, por kam arritur t’ju njoh të gjithëve shumë mirë. Unë do t’ia dal. Pjesa 1 – Unë duhet të përshkruaj biznesin tim. Biznesi im është shitja e vezëve dhe e qumështit. Fillova vetëm me vezë disa muaj përpara. Shtova qumësht pasi mësova se klientët e mi e donin. Unë gjithashtu kam një shërbim dërgesash në shtëpi tani. Biznesi im po ecën shumë më mirë që kur kam ardhur në këtë grup të mbështetjes te vetja.

MARIA: Pjesa 2 është rreth pyetjeve të javës. Të gjitha pyetjet më kanë ndihmuar. Por, nëse do të duhej të zgjedh një, pyetja që e përmirësoi më shumë biznesin tim, ishte veçimi i financave të biznesit nga vetjaket. Përpara asaj, çdo para që fitoja në biznesin tim, përzihej me paratë e mia vetjake dhe shpenzohej. Kjo nuk ishte e mirë. Tani unë i mbaj veçmas.

MARIA: Pjesa 3 – shënimet financiare dhe kursimet. Unë isha në gjendje të kurseja para në 9 nga 12 javë. Unë mbajta shënime financiare për biznesin tim për të 8 javët e fundit radhazi. Bëra po këtë për shënimet e mia vetjake. Unë planifikoj të vazhdoj të mbaj shënime. Mua më pëlqen vërtet të di sa fitoj dhe sa shpenzoj. Jam shumë e lumtur gjithashtu që kam para të kursyera. Unë nuk kam pasur kurrë më parë. Më ngushëllon ta di se ato janë atje.

MARIA: Në rregull, tani për pjesën 4 – vazhdimi i përmirësimit të biznesit tim. Unë kam mësuar kaq shumë në 12 javët e kaluara. Dëshiroj të vazhdoj të mësoj. Unë do të bashkohem me grupin e pronarëve të biznesit të kunjit.

MARIA: Pjesa e fundit. Pjesa 5 është një synim biznesi. Në një vit, unë dua që biznesi im të ketë xhiro të mjaftueshme parash në dorë që të mund të marr me qira një hapësirë në pjesën më të rrahur të tregut. Ajo do të më ndihmojë ta rrit edhe më shumë biznesin tim.

Faleminderit, të gjithëve. Ju më keni ndihmuar vërtet ta përmirësoj biznesin tim!

Kthehuni te faqja 187

Shënime

Shënime

Shënime