Raportoni
A i mbajta zotimet e mia?
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për pjesën Raportoni.
Lexoni:Le të raportojmë për zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni për ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre.)
Tani, ngrihuni që të gjithë! Le t’i përsëritim së bashku pohimet e motos sonë:
Lexoni:Le të ulemi.
Diskutoni:Çfarë mësuat ndërsa vëzhguat dhe intervistuat pronarë biznesi dhe klientë? Si do ta ndihmojë kjo biznesin tuaj?
Nëse nuk keni zgjedhur ende një biznes, çfarë idesh keni për një biznes? Nëse sapo e zgjodhët një biznes, çfarë zgjodhët?
Nëse tashmë e keni një biznes, çfarë përmirësimesh zgjodhët?
Çfarë mësuat duke punuar për synimin javor të biznesit tuaj?