Instituti
Mësimi 1 Materiali i Mësuesit: Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit


“Mësimi 1 Materiali i Mësuesit: Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 1 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 1 Materiali i Mësuesit

Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit

Peshkopi Zherald Kose, Peshkopi Kryesues, dëshmoi: “Mesazhi qendror i Librit të Mormonit është të rivendosë njohurinë e vërtetë mbi rolin thelbësor të Jezu Krishtit për shpëtimin dhe ekzaltimin e njerëzimit” (“Një Dëshmitar i Gjallë i Krishtit të Gjallë”, Liahona, maj 2020, f. 39).

Libri i Mormonit na bind që të besojmë te Jezu Krishti dhe na frymëzon që të bëjmë mirë. Si rezultat i këtij mësimi, studentët do të përcaktojnë bekime të rëndësishme që mund t’i marrin nëpërmjet studimit të tyre të Librit të Mormonit, të shpjegojnë atë që mund të bëjnë për t’u afruar më shumë te Jezu Krishti dhe të planifikojnë se si mund të bëhen studentë më të zellshëm.

Shënim: Nëse është e mundur, vihuni në kontakt me studentët që regjistrohen për këtë kurs, përpara ditës së tyre të parë mësimore dhe ftojini ata ta studiojnë materialin e përgatitjes së klasës për mësimin e parë përpara orës mësimore. Sigurohuni që të gjithë studentët e tjerë të kenë një kopje të materialit të përgatitjes për mësimin 1 në fillim të orës së parë mësimore. Përdoreni materialin e përgatitjes gjatë diskutimit tuaj në klasë në mënyrë që studentët të mund ta shohin që nga fillimi se si ai do t’i ndihmojë ata të përgatiten për orën mësimore dhe do ta pasurojë përvojën e tyre gjatë orëve mësimore.

Sugjerime për Mësimdhënien

Libri i Mormonit do ta ndryshojë jetën tuaj.

Pasi t’iu keni uruar mirëseardhjen studentëve dhe t’i keni njohur shkurtimisht, sigurohuni që ata të kenë të drejtë përdorimi për materialin e përgatitjes së klasës për këtë mësim. Pastaj paraqitni dhe lexoni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Diçka e mrekullueshme ndodh kur një fëmijë i Perëndisë kërkon të dijë më shumë rreth Tij dhe Birit të Tij të Dashur. Askund tjetër nuk jepen mësim më qartë dhe më fuqishëm këto të vërteta sesa në Librin e Mormonit. …

Ta zhytësh veten rregullisht në të vërtetat e Librit të Mormonit mund të jetë një përvojë që të ndryshon jetën.” (“Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?Liahona, nëntor 2017, f. 61, 62).

  • Çfarë mësoni rreth mesazhit të Librit të Mormonit nga Presidenti Nelson? (Ndërkohë që studentët tregojnë mendimet e tyre, ju mund të doni t’i shënoni në tabelë të vërtetat e ngjashme me atë që vijon: Studimi i Librit të Mormonit do të më ndihmojë të arrij ta njoh Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ai do të më ndryshojë jetën.)

Merrni parasysh të jepni dëshminë tuaj për mënyrën se si Libri i Mormonit ka ndikuar në njohurinë tuaj për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe marrëdhënien tuaj me Ta.

Ftojini studentët të shqyrtojnë dëshminë e Presidentit Nelson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes dhe të tregojnë se cila nga thëniet e tij për Librin e Mormonit ka domethënie më të madhe për ta pikërisht tani.

Libri i Mormonit dëshmon për Jezu Krishtin.

Shpjegoni se Libri i Mormonit u shkrua kryesisht nga katër autorë kryesorë: Nefi, Jakobi, Mormoni dhe Moroni. Paraqitni ose shpërndani [kopje të] tabelës vijuese. Pastaj ftojini studentët si klasë ose me shokun/shoqen që të lexojnë fragmentet nën pjesën “Përvoja” në kolonën e dytë, duke kërkuar atë që e kualifikoi secilin shkrues që të ishte një dëshmitar i Jezu Krishtit.

Autorët Kryesorë të Librit të Mormonit

Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit – Mësimi 1

Shkruesi

Përvoja

Qëllimi

Qëllimi

Shkruesi

  1. Nefi

Përvoja

2 Nefi 11:2

Qëllimi

2 Nefi 25:26

Shkruesi

  1. Jakobi

Përvoja

2 Nefi 11:3

Qëllimi

Jakobi 1:7–8

Shkruesi

  1. Mormoni

Përvoja

Mormoni 1:15

Qëllimi

Mormoni 3:20–22

Shkruesi

  1. Moroni

Përvoja

Ethëri 12:38–39

Qëllimi

Ethëri 12:41

Autorët Kryesorë të Librit të Mormonit

fletushka e mësuesit

Pasi t’u jepni studentëve kohë të mjaftueshme, ftojini ata të tregojnë atë që mësuan nga këto fragmente.

  • Përfytyroni sikur po bisedoni me dikë që e dini se e ka parë dhe ka folur me Jezu Krishtin. Përshkruani mënyrën se si do ta dëgjonit dhe do t’i përgjigjeshit fjalëve të atij personi. Duke e ditur atë që dini rreth Nefit, Jakobit, Mormonit dhe Moronit, si mund ta lexonit dhe ta studionit Librin e Mormonit ndryshe nga librat e tjerë?

Kërkojuni studentëve të lexojnë në heshtje një fragment sipas zgjedhjes së tyre nga kolona e tretë e tabelës, që titullohet “Qëllimi” dhe të kërkojnë një ose më shumë arsye se përse shkruesi e shënoi atë mesazh. Pasi t’u jepni studentëve kohë të mjaftueshme, ftojini ata të tregojnë atë që zbuluan.

Lexoni së bashku te 2 Nefi 33:10 dhe përcaktoni se si fjalët e profetëve në Librin e Mormonit mund ta bekojnë dhe ndryshojnë jetën tonë.

  • Çfarë mësuat nga Nefi rreth qëllimit të analit të tij? (Studentët mund të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me atë që vijon: Mesazhi i Librit të Mormonit na bind të besojmë te Zoti Jezu Krisht dhe të bëjmë mirë.)

  • Si ju ka ndihmuar Libri i Mormonit që të bëni mirë dhe të besoni në Jezu Krisht?

Jepuni studentëve kohë që të përsiatin se si mund ta bëjnë studimin e tyre të Librit të Mormonit një përvojë më të përqendruar te Krishti. Ju mund t’i ftoni disa studentë të tregojnë mendimet e tyre.

Materiali i përgatitjes së klasës nxit të mësuarit.

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Mirëbesojini përgatitjes së studentëve tuaj. Gjeni mënyra për t’i nxitur studentët që ta studiojnë materialin e përgatitjes së klasës përpara orës mësimore. Më pas mbështetuni te përgatitja e tyre gjatë orës mësimore. Bërja e kësaj do t’i frymëzojë studentët të marrin përgjegjësi më të madhe për të mësuarit e tyre vetjak. Gjatë kursit, jepuni studentëve mundësi të tregojnë se si materiali i përgatitjes po e thellon studimin e tyre vetjak të Librit të Mormonit dhe po e përmirëson përvojën e tyre në klasë.

Meqenëse kjo është ora e parë mësimore dhe shumë studentë mund të mos e kenë pasur mundësinë ta studiojnë materialin e përgatitjes përpara orës mësimore, ju mund të doni të lexoni së bashku pjesën 3 të materialit të përgatitjes së klasës dhe të pyetni:

  • Çfarë zbuluat rreth përgatitjes për të mësuarit shpirtëror nga ftesa e Shpëtimtarit te 3 Nefi 17:3?

  • Në çfarë mënyrash mund ta përgatitim mendjen dhe zemrën tonë për të mësuarit në këtë orë mësimore?

  • Në ç’mënyrë leximi i materialit të përgatitjes, përfshirë fragmentet e caktuara të Librit të Mormonit përpara orës mësimore, e rrit aftësinë tuaj për të mësuar nga njëri‑tjetri dhe Fryma e Shenjtë gjatë orës mësimore? (Mund të jetë e dobishme t’i ftoni studentët të vënë re se si ftesat për të studiuar, përsiatur, mbajtur shënim ose për të diskutuar, që gjenden te materiali i përgatitjes së klasës, mund t’i ndihmojnë ata të mësojnë më thellësisht në mënyrë të pavarur dhe gjithashtu ta përmirësojnë përvojën e tyre të të mësuarit në klasë.)

Ftojini studentët të shqyrtojnë ose të plotësojnë veprimtarinë “Shënojini Mendimet Tuaja” në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.

Merrni parasysh t’i ftoni studentët të plotësojnë veprimtarinë “Tregojani Mësuesit/es Tuaj” nga fundi i materialit të përgatitjes nëse nuk e kanë plotësuar ende.

Ndërsa e përfundoni orën mësimore, ju ose një student mund të dëshmojë për mënyrën se si ardhja të përgatitur për të mësuar së bashku, mund të bekojë jetën e të gjithë anëtarëve të klasës teksa punoni së bashku për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Për Herën Tjetër

Shpjegoni se ora tjetër mësimore do të jetë rreth mënyrës se si të përgjigjemi ndaj këshillës profetike. Pyetini studentët se cilat mesazhe të kohëve të fundit nga profetët kanë pasur ndikim vetjak tek ata. Mund t’u kërkoni gjithashtu që të marrin parasysh çfarëdolloj mesazhi profetik që mund të ketë qenë sfidues për t’u pranuar nga disa njerëz. Ftojini studentët t’i marrin parasysh këto mesazhe dhe ndikimin e tyre të mundshëm teksa studiojnë materialin e përgatitjes për orën tjetër mësimore.