“Mësimi 12 Materiali i Mësuesit: Nevoja Jonë për Rilindje Shpirtërore”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)
“Mësimi 12 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit
Mësimi 12 Materiali i Mësuesit
Nevoja Jonë për Rilindje Shpirtërore
Në gjendjen tonë të rënë, ne jemi të padenjë të banojmë në praninë e Perëndisë. Për shkak të Jezu Krishtit dhe nëpërmjet fuqisë së Tij shlyese, ne mund të rilindim shpirtërisht si fëmijët e Tij të besëlidhjes dhe të kualifikohemi për lavdinë çelestiale. Në këtë mësim, studentët do të kenë mundësinë që ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për rilindjen shpirtërore dhe të shpjegojnë se si Jezu Krishti mund të na e ndryshojë zemrën. Studentët do të përcaktojnë gjithashtu atë që mund të bëjnë për ta jetuar më mirë doktrinën e Krishtit me qëllim që ta thellojnë kthimin e tyre në besim.
Sugjerime për Mësimdhënien
Populli i mbretit Beniamin përjeton rilindje shpirtërore.
Paraqiteni thënien vijuese nga Presidenti Dallin H. Ouks: “Nuk … mjafton që ne të jemi të bindur për ungjillin, ne duhet të veprojmë dhe të mendojmë në atë mënyrë që të kthehemi në besim prej tij” (“The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32).
-
Cili është ndryshimi midis asaj që të dish se ungjilli është i vërtetë dhe të qenit i kthyer në besim prej tij? (Ju mund të doni t’i ftoni studentët të shqyrtojnë vargjet te Mosia 27:25–26 dhe thënien nga Gospel Topics [Tema të Ungjillit] rreth kthimit në besim në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)
Kujtojuni studentëve se në pjesën 1 të materialit të përgatitjes ata lexuan një rrëfim për rilindjen shpirtërore të popullit të mbretit Beniamin. Nëse nevojitet, studentët mund të shqyrtojnë vargjet te Mosia 4:2–3 dhe Mosia 5:2–7, duke kërkuar lidhjen ndërmjet doktrinës së Krishtit dhe kthimit në besim. Ju mund të bëni disa ose të gjitha pyetjet vijuese për ta thelluar kuptueshmërinë e studentëve për të vërtetat që ata përcaktojnë.
-
Cilat aspekte të doktrinës së Krishtit vuri në zbatim populli i mbretit Beniamin dhe si ndikoi ajo te rilindja e tij shpirtërore? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Kur përpiqemi fort që ta jetojmë doktrinën e Krishtit, Shpëtimtari do të na e ndryshojë zemrën dhe do të na ndihmojë që të rilindim shpirtërisht.)
-
Përse është thelbësore që ta dalloni rolin e Shpëtimtarit në rilindjen tuaj shpirtërore dhe kthimin tuaj në besim?
-
Çfarë dini rreth Jezu Krishtit që ju frymëzon t’i drejtoheni Atij për t’jua ndryshuar zemrën?
-
Si jua ka ndryshuar zemrën Jezu Krishti? Si ndiheni rreth Tij për ndihmën që Ai ju jep për ta bërë atë ndryshim? (Nxitini studentët të tregojnë përvoja që nuk janë tepër vetjake ose ftojini ata që të shënojnë një përvojë në ditarët e tyre.)
-
Në çfarë mënyrash secili nga elementet e doktrinës së Krishtit (besimi, pendimi, pagëzimi, dhurata e Frymës së Shenjtë dhe durimi deri në fund) ia hap derën Shpëtimtarit që t’jua ndryshojë zemrën?
Ftojini studentët të mendojnë rreth një ndryshimi të zemrës që duan të përjetojnë dhe bëni pyetjen:
-
Sa shpejt ndodh zakonisht ky ndryshim i zemrës? Përse? (Nëse nevojitet, shqyrtojini thëniet nga Plaku D. Tod Kristoferson dhe Presidentja Boni L. Oskarson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)
Anti‑nefi‑lehitët i groposin armët e tyre.
Shpjegoni se edhe pasi një njeri përjeton një ndryshim të madh të zemrës, përkushtimi i tij ose i saj mund të zbehet. Paraqiteni thënien vijuese nga Plaku Dejll G. Renland:
“Ne të gjithë njohim njerëz të cilët e kanë pasur këtë ndryshim të fuqishëm të zemrës, por në vijim i janë dorëzuar natyrës njerëzore. Ata u treguan të shkujdesur në adhurimin dhe devotshmërinë e tyre ndaj Perëndisë, zemrat e tyre u ashpërsuan dhe në këtë mënyrë ata vunë në rrezik shpëtimin e tyre të përjetshëm.” (“Mbajtja e Ndryshimit të Fuqishëm të Zemrës”, Liahona, nëntor 2009, f. 98)
-
Përse dikush që ka përjetuar një ndryshim të madh të zemrës, bëhet rastësor në adhurimin dhe përkushtimin e tij apo të saj ndaj Perëndisë?
Për të bërë një krahasim ndërmjet individëve që përshkruan Plaku Renland, merrni parasysh të paraqitni figurën vijuese. Ftojini studentët të shpjegojnë historinë e anti-nefi-lehitëve dhe të përshkruajnë se çfarë i bëri anti-nefi-lehitët që t’i groposnin armët e tyre të luftës.
Ndërsa studentët tregojnë atë që dinë rreth anti-nefi-lehitëve, ju mund të përdorni disa nga fragmentet vijuese për t’i ndihmuar ata të përcaktojnë thellësinë e ndryshimit dhe kthimit në besim të njerëzve te Jezu Krishti: Alma 23:6–7; Alma 24:9–11, 15 dhe Alma 27:27.
-
Çfarë i pengoi anti-nefi-lehitët nga të bërit rastësor në adhurimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Perëndisë?
-
Cilat mësime nga këto fragmente mund t’ju ndihmonin që të përmirësoheni në përpjekjet tuaja për të qenë “të vendosur në besimin e Krishtit, madje deri në fund” (Alma 27:27)?
Ju mund t’i ftoni studentët të përsiatin se cilat armë të rebelimit mund t’i pengonin ata që të përjetonin personalisht një ndryshim të madh të zemrës.
Për t’i ndihmuar studentët që ta vënë në zbatim atë që kanë mësuar në këtë mësim dhe këtë njësi, organizojini studentët në grupe të vogla dhe caktoni një udhëheqës diskutimi për secilin grup. Jepjani fletushkën vijuese secilit grup dhe sigurohuni që studentët të kenë kohë të mjaftueshme për të bërë një diskutim kuptimplotë. Si t’jua lejojë koha, ftojini studentët t’ia tregojnë klasës atë që diskutuan.
Small Group Discussion on Spiritual Rebirth
Merrni parasysh t’u jepni studentëve disa minuta për të raportuar mbi atë që mësuan gjatë diskutimit me grupin e tyre. Mund t’u jepni atyre gjithashtu kohë të përsiatin për atë që ndihen të frymëzuar të bëjnë për shkak të asaj që mësuan dhe ndien sot. Merrni parasysh t’i ftoni ata të tregojnë se si kuptueshmëria dhe dëshmia e tyre për doktrinën e Krishtit është rritur ndërsa e studiuan këtë njësi.
Për Herën Tjetër
Ndërsa përgatiteni që ta përfundoni orën mësimore, ju mund të paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Do të do[nim] t’ju fli[tnim] rreth sfidës më të madhe, kauzës më të madhe dhe punës më të madhe në tokë. Dhe ne duam t’ju ftojmë të jeni pjesë e saj!” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], pjesë e shtuar në revistat New Era dhe Ensign, f. 2, HopeofIsrael.ChurchofJesusChrist.org). Ndërsa studentët studiojnë materialin e përgatitjes për orën tjetër mësimore, nxitini ata që të marrin parasysh rolin e tyre në këtë kauzë të madhe: mbledhjen e Izraelit.