“Mësimi 16 Materiali i Mësuesit: Jezu Krishti u Jep Shërbesë Njerëzve Një e nga Një”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)
“Mësimi 16 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit
Mësimi 16 Materiali i Mësuesit
Jezu Krishti u Jep Shërbesë Njerëzve Një e nga Një
Shfaqja e Jezu Krishtit te nefitët dhe lamanitët jep një dëshmi të fuqishme për hyjninë e Tij. Ndërsa Jezusi u dha shërbesë njerëzve një e nga një, Ai dha shembullin e mirësisë dhe dhembshurisë. Në këtë mësim, studentët do të ftohen që të përcaktojnë mënyra të ndryshme se si mund të vijnë te Krishti dhe të fitojnë një dëshmi më të thellë vetjake se Ai është Shpëtimtari i tyre. Studentët do të marrin parasysh gjithashtu se çfarë mund të bëjnë që të mishërojnë mënyrën e dhënies së shërbesës të Shpëtimtarit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Krishti i ringjallur u shfaqet nefitëve dhe lamanitëve dhe i fton ata të ndiejnë plagët në duart dhe këmbët e Tij.
Ju mund të doni ta filloni mësimin duke paraqitur figurën shoqëruese dhe duke i kërkuar një studenti/eje të ritregojë ngjarjet që çuan në shfaqjen e Jezu Krishtit te nefitët dhe lamanitët.
Ftojini studentët të shqyrtojnë citimin nga Plaku Xhefri R. Holland në pjesën 1 të materialit të përgatitjes dhe pyetini ata se përse shfaqja e Jezu Krishtit mes njerëzve është ngjarja më e rëndësishme në Librin e Mormonit.
Kërkojuni studentëve të shqyrtojnë vargjet te 3 Nefi 11:13–17, duke kërkuar mësimet që mund të marrim nga ky rrëfim i bashkëveprimit të Krishtit me njerëzit. Merrni parasysh se cilat nga pyetjet vijuese mund të dëshironit të bënit, për t’i ndihmuar studentët tuaj ta kuptojnë dhe vënë në zbatim atë që mësojnë:
-
Çfarë mësojmë nga këto vargje rreth karakterit të Jezu Krishtit?
-
Si mund të ndiheshit nëse do t’ju ftonin të ndienit plagët në duart dhe këmbët e Shpëtimtarit?
-
Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit nga ftesa e Tij ndaj njerëzve që të vijnë një e nga një dhe të ndiejnë plagët në duart dhe këmbët e Tij? (Nëse nevojitet, u kujtoni studentëve se ishin të pranishëm 2 500 njerëz.)
-
Si mund të përfaqësojë kjo përvojë atë që na fton Jezu Krishti të bëjë secili prej nesh? (Duke përdorur përgjigjet e studentëve, përcaktoni një të vërtetë të ngjashme me atë që vijon: Jezu Krishti na fton që të vijmë tek Ai dhe të marrim një dëshmi vetjake se Ai është Shpëtimtari ynë.)
-
Çfarë mund të bëjmë që të vijmë te Krishti dhe të marrim dëshminë tonë vetjake se Ai është Shpëtimtari ynë? (Për këndvështrime të mëtejshme, mund të jetë e dobishme që studentët të shqyrtojnë thënien e Plakut Uolter F. Gonzales në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)
Ftojini studentët të shqyrtojnë veprimtarinë “Shënojini Mendimet Tuaja” në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Jepuni studentëve pak minuta që të shqyrtojnë atë që përgatitën dhe më pas ftoni disa studentë të tregojnë atë që shkruan. Si t’jua lejojë koha, ju mund të doni të ftoni një ose dy studentë që të përcaktojnë një varg nga himni që përzgjodhën, dhe të tregojnë se përse është kuptimplotë për ta. Mund ta këndoni gjithashtu himnin së bashku.
Merrni parasysh të paraqitni pyetjen vijuese dhe t’i inkurajoni studentët të përsiatin dhe t’i shënojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre:
-
Çfarë mund të bëj që ta forcoj dëshminë time se Jezu Krishti është Shpëtimtari im?
Jezu Krishti iu jep shërbesë pjesëtarëve të turmës një e nga një.
Kujtojuni studentëve se afër fundit të ditës së Tij të parë mes njerëzve, Shpëtimtari e ftoi turmën të kthehej në shtëpi dhe të përgatitej për kthimin e Tij ditën tjetër (shih 3 Nefi 17:1–3).
Ndajini studentët në grupe të vogla. Ftojini të shqyrtojnë vargjet te 3 Nefi 17:5–9, 20–24 dhe të diskutojnë për mënyrën se si Shpëtimtari u dha shërbesë njerëzve. Gjatë diskutimit të tyre, nxitini studentët të marrin parasysh mënyra të ndryshme se si mund ta plotësojnë thënien vijuese: “Ne japim shërbesë si Shpëtimtari kur …”
Pasi studentët të kenë pasur mjaft kohë për të mësuar nga njëri‑tjetri, kërkojuni atyre të tregojnë disa nga mënyrat se si e plotësuan thënien e paplotë të mësipërme. Ndërsa studentët tregojnë thëniet e tyre, merrni parasysh të bëni disa nga pyetjet vijuese që t’i ndihmojnë ta thellojnë diskutimin e tyre:
-
Çfarë roli luan dashuria në dhënien e shërbesës? (Ju mund të doni të shqyrtoni citimin nga Presidentja Xhin B. Bingham në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)
-
Përse mendoni se dhënia e shërbesës i solli Shpëtimtarit gëzim? Kur keni ndier gëzim ndërkohë që i shërbenit dikujt në nevojë?
-
Përse ndjenja e dhembshurisë është një pjesë e rëndësishme e dhënies së shërbesës? Kur e keni ndier dhembshurinë e Shpëtimtarit nëpërmjet përpjekjeve të dikujt tjetër për të dhënë shërbesë? Si keni qenë në gjendje ta përçoni dhembshurinë e Krishtit për të tjerët nëpërmjet vetë përpjekjeve tuaja për të dhënë shërbesë?
-
Si mund ta ndihmojmë dikë të përjetojë fuqinë shëruese të Zotit ndërsa japim shërbesë?
Për t’i ndihmuar studentët ta vënë në zbatim atë që kanë mësuar rreth dhënies së shërbesës, merrni parasysh të tregoni skenarin vijues:
Ftojini studentët të kërkojnë për shembullin e Shpëtimtarit dhe të thonë se çfarë këshille mund t’i jepnin Alehandros. Nxitini studentët gjithashtu të tregojnë përvojat e tyre vetjake me dhënien e shërbesës.
Kujtojuni studentëve se për përgatitjen e këtij mësimi, ata u ftuan të mendonin për dikë që mund t’i jepnin shërbesë (shih pjesën 2 të materialit të përgatitjes). Ftojini studentët të marrin parasysh situatën e këtij personi. Më pas jepuni studentëve disa minuta që të përsiatin dhe t’i shënojnë mbresat e tyre rreth pyetjes vijuese:
-
Çfarë do të bëni për ta ndjekur shembullin e Shpëtimtarit dhe për t’i dhënë shërbesë këtij personi me mirësi dhe dhembshuri?
Për Herën Tjetër
Ftojini studentët të marrin parasysh sfidat me të cilat përballen anëtarët e Kishës ose kërkuesit kur nuk ndihen të pranuar nga anëtarët e tjerë të Kishës. Nxitini studentët tuaj të studiojnë materialin e përgatitjes për orën tjetër mësimore, duke kërkuar mënyrën se si ne mund t’i ndihmojmë të tjerët të ndiejnë se ka një vend për të gjithë ne në Kishën e Jezu Krishtit.