“Mësimi 26 Materiali i Mësuesit: Pas Provës së Besimit Tuaj”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)
“Mësimi 26 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit
Mësimi 26 – Materiali i Mësuesit
Pas Provës së Besimit Tuaj
Libri i Mormonit shënon shumë shembuj të njerëzve që vepruan me besim te Jezu Krishti gjatë kohëve të sprovës dhe morën dëshmi që ua vërtetuan besimin e tyre. Ky mësim do t’u japë studentëve mundësinë të shpjegojnë përse ushtrimi i besimit te Jezu Krishti i paraprin marrjes së një dëshmie shpirtërore dhe të përcaktojnë se si mund të veprojnë me besim më të madh tek Ai kur përballen me sprova. Studentët do të marrin gjithashtu parasysh veprimet e frymëzuara nga besimi që mund të ndërmarrin për të fituar ose thelluar dëshminë e tyre për Librin e Mormonit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Moroni jep mësim mbi rëndësinë e veprimit me besim.
Paraqiteni tregimin vijues nga Plaku D. Tod Kristoferson (mund të dëshironi të përmendni se studentët lexojnë rreth kësaj përvoje në pjesën 1 të materialit të përgatitjes):
“Disa kohë para se të thirresha si Autoritet i Përgjithshëm, u përballa me një sfidë ekonomike personale që ngulmoi për disa vite. Nganjëherë, kjo sfidë kërcënoi mirëqenien e familjes time e timen dhe unë mendova se mund të përballeshim me rrënim financiar. U luta për ndonjë ndërhyrje të mrekullueshme që të na çlironte. Ndonëse e ofrova atë lutje shumë herë me sinqeritet të madh dhe dëshirë të nxehtë, përgjigjja në fund qe jo.” (“Bukën Tonë të Përditshme Na e Jep Sot”, Mbledhja Rreth Vatrës e SAK-ut për të Rinjtë në Moshë Madhore, 9 janar 2011.)
-
Në çfarë mënyrash mund ta sfidojë një përvojë si kjo besimin e dikujt te Jezu Krishti?
-
Çfarë shembujsh të tjerë nga jeta reale ka për mënyrën se si mund të provohet ose vihet në provë besimi i njerëzve?
Ftojini studentët t’i shqyrtojnë mësimet e Moronit në lidhje me besimin tek Ethëri 12:3–7, 12, 18 dhe më pas bëjuni pyetjet vijuese:
-
Çfarë mund të mësojmë nga Ethëri dhe Moroni rreth ushtrimit të besimit? (Mes të vërtetave të tjera, studentët mund të përcaktojnë diçka si kjo në vijim: Ne nuk marrim asnjë dëshmi shpirtërore deri pas provës së besimit tonë.)
-
Si mendoni ju, pse nga ne pritet që të veprojmë me besim përpara se të marrim një dëshmi shpirtërore nga Perëndia?
-
Në çfarë mënyrash bekohemi kur qëndrojmë besnikë ndaj Jezu Krishtit gjatë sprovave tona? (Ju mund të doni të shqyrtoni thënien nga Plaku Kristoferson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)
Ftojini studentët të mendojnë shembuj në Librin e Mormonit të njerëzve që vepruan me besim te Jezu Krishti kur u përballën me sprova ose kundërshti. Nëse nevojitet, jepuni atyre disa minuta kohë për t’i studiuar tregimet e njerëzve për të cilët menduan.) (Studentët, të cilët e përfunduan veprimtarinë e studimit në pjesën 2 të materialit të përgatitjes mund të shqyrtojnë atë që studiuan tashmë.)
Pas një kohe të mjaftueshme, ndajeni klasën në grupe të vogla që të diskutojnë pyetjet vijuese (kujtojuni studentëve se ata u përgjigjën për pyetje të ngjashme në pjesën 2 të materialit të përgatitjes):
-
Si ushtroi individi ose si ushtruan njerëzit besim te Jezu Krishti? Çfarë bekimesh dhe fuqie hyjnore u dha Zoti pasi ata ushtruan besim tek Ai? (Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se disa bekime mund të mos vijnë deri në jetën tjetër.)
-
Çfarë parimesh ose praktikash mund të mësoni nga ky tregim? Si mund t’i zbatoni ato në jetën tuaj?
Mund t’i ftoni edhe studentët që t’i përsiatin parimet që diskutuan dhe t’i mbajnë shënim mendimet dhe përshtypjet vetjake rreth tyre.
Moroni i fton lexuesit të kërkojnë një dëshmi për Librin e Mormonit.
Paraqiteni skenarin vijues:
-
Si mund t’u përgjigjeni rezervave që ka miku/ja juaj rreth Librit të Mormonit?
-
Si mund t’i vini në zbatim mësimet tek Ethëri 12:6 në këtë situatë?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë te Moroni 10:3–5. Kërkojini klasës ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si mund të marrim një dëshmi për Librin e Mormonit.
-
Çfarë duhet të bëjmë nëse duam të marrim një dëshmi për Librin e Mormonit? (Studentët mund të përcaktojnë sa vijon ose një parim të ngjashëm: Për të fituar një dëshmi për Librin e Mormonit, ne duhet ta kujtojmë dhe përsiatim mëshirën e Zotit ndërsa e lexojmë librin dhe më pas ta pyetim Perëndinë a është i vërtetë me sinqeritet, qëllim të vërtetë dhe besim te Jezu Krishti.)
-
Në ç’mënyrë pranimi i ftesës së Moronit është një shembull i asaj që kemi mësuar rreth veprimit me besim? (Mund të jetë e dobishme për studentët që të shqyrtojnë thënien nga Plaku Xhin R. Kuk në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.)
Kujtojuni studentëve se në pjesën 3 të materialit të përgatitjes ata u ftuan të reflektojnë e të mbajnë shënim përvojën e tyre për marrjen e një dëshmie shpirtërore që Libri i Mormonit është i vërtetë. Ftojini disa studentë që të tregojnë atë që kanë përjetuar dhe mësuar gjatë kërkimit dhe marrjes së një dëshmie shpirtërore për Librin e Mormonit.
Merreni parasysh të tregoni thënien vijuese rreth premtimit të Moronit nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë:
“Unë shpresoj se ju të gjithë e keni provuar vetë atë premtim ose që do ta bëni shpejt atë. Përgjigjja mund të mos vijë në një përjetim të vetëm dhe të fuqishëm shpirtëror. Për mua ajo erdhi qetësisht në fillim. Por ajo vjen gjithnjë dhe më fuqishëm çdo herë që kam lexuar dhe jam lutur mbi Librin e Mormonit.
Unë nuk mbështetem në atë që ka ndodhur në të shkuarën. Që ta mbaj të sigurt dëshminë time të gjallë mbi Librin e Mormonit, unë e marr shpesh premtimin e Moronit. Unë nuk e quaj atë bekim dëshmie të dhënë si pronësi e përhershme.” (“Dëshmi e Gjallë”, Liahona, maj 2011, f. 127.)
-
Çfarë po bëni, ose çfarë mund të jeni duke bërë, për ta forcuar dëshminë tuaj për Librin e Mormonit?
Për Herën Tjetër
Ftojini studentët të marrin parasysh se si do të ishte jeta e tyre nëse nuk do të kishin fare besim, shpresë ose dashuri hyjnore. Teksa përgatiten për orën tjetër mësimore, ftojini ata të përsiaten mbi atë që mund të bëjnë për t’i integruar më plotësisht këto cilësi si të Krishtit në jetën e tyre.