Instituti
Mësimi 7 Materiali i Mësuesit: Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit


“Mësimi 7 Materiali i Mësuesit: Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 7 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 7 Materiali i Mësuesit

Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit

Libri i Mormonit e zgjeron kuptueshmërinë tonë për shtrirjen dhe thellësinë e Shlyerjes së Shpëtimtarit. Prej saj ne mësojmë se Jezu Krishti jo vetëm na siguron mundësinë që të pastrohemi nga mëkati, por Ai gjithashtu mund të na ngushëllojë dhe të na ndihmojë përmes dobësive dhe të metave tona. Gjatë këtij mësimi, studentët do të kenë mundësinë të shpjegojnë dhe të dëshmojnë për këtë doktrinë. Studentëve do t’u jepet gjithashtu një mundësi që të përcaktojnë se çfarë mund të bëjnë për ta ftuar më tej hirin e Zotit në jetën e tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Filloni duke pasur studentët në mendje. Studentët vijnë në klasë me përvojë, njohuri dhe pyetje paraprake. Ne mund të lejojmë që kuptueshmëria e tanishme e nxënësve të jetë pikënisja, ndërkohë që u rrëfejmë udhën gjatë procesit të të mësuarit. Gjatë gjithë këtij kursi, ndërsa ju e filloni orën mësimore ose filloni të flisni për tema të caktuara, merrni parasysh se si mund të zbuloni se çfarë pyetjesh dhe këndvështrimesh shpresojnë të diskutojnë studentët dhe më pas përshtatini planet tuaja si t’ju drejtojë Shpirti.

Alma i Riu u mëson njerëzve në Gideon se Zoti do ta ndihmojë popullin e Tij.

Merrni parasysh të paraqitni figura të ngjashme si ato që vijojnë dhe të bëni pyetjen: “Çfarë vështirësish, dhembjesh ose hidhërimesh mund të përjetojmë ne që nuk janë pasojë e zgjedhjeve mëkatare?” (Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë.)

grua duke qarë
i ri i shtrirë në shtratin e një spitali
e re me pamje të trishtuar
burrë në karrige me rrota

Jepuni studentëve një minutë për të përsiatur (dhe ndoshta të shkruajnë) disa nga sfidat që u kanë shkaktuar atyre ose njerëzve që i duan, dhembje apo vuajtje.

Kujtojuni studentëve se kur Alma i Riu u dha shërbesë njerëzve besnikë në Gideon, ai u mësoi atyre se si vuajtja e Shpëtimtarit mund të na ndihmojë gjithashtu me dhembjet dhe hidhërimet që nuk shkaktohen nga mëkati. Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet tek Alma 7:11–12 dhe të kërkojnë për cilëndo frazë që u bën përshtypje. Ftojini ata të shpjegojnë kuptimin e asaj që gjetën dhe arsyen përse është domethënëse për ta.

Për t’i ndihmuar studentët që ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për faktin se Shpëtimtari di se si ta ndihmojë popullin e Tij, ju mund të tregoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Xhefri R. Holland

“Fjala anglisht [succor (ndihmë)] përdoret shpesh në shkrimet e shenjta për të përshkruar përkujdesjen dhe vëmendjen e Krishtit ndaj nesh. Fjalë për fjalë do të thotë ‘të vraposh për tek’. Çfarë mënyre e mrekullueshme për të përshkruar përpjekjen e ngutshme të Shpëtimtarit në emrin tonë! Madje edhe kur Ai na thërret që të vijmë tek Ai dhe ta ndjekim Atë, Ai po vrapon me siguri të plotë për tek ne.” (“Come unto Me” [mbledhje rreth vatrës e Sistemit Arsimor të Kishës për të rinjtë në moshë madhore, 2 mars 1997], f. 9, speeches.byu.edu)

Pasi të diskutoni mësimet nga Alma 7:11–12, ndihmojini studentët që të përcaktojnë një parim të ngjashëm me atë që vijon: Shpëtimtari mori mbi Vete dhembjet, sëmundjet dhe tundimet tona, që Ai të mund të na ndihmojë kur përballemi me sfidat në vdekshmëri.

  • Përse është e rëndësishme që të kuptohet ky aspekt i doktrinës së Shlyerjes së Shpëtimtarit?

  • Çfarë ju mëson kjo e vërtetë rreth natyrës dhe karakterit të Jezu Krishtit?

  • Në ç’mënyrë pasja e besimit në këtë të vërtetë ju ndihmon ju ose njerëzit tuaj të dashur gjatë sfidave vetjake?

Si klasë ose në grupe të vogla, lexoni thënien e Plakut Bednar nga pjesa 1 e materialit të përgatitjes së klasës dhe diskutoni për pyetjen që vijon nga materiali i përgatitjes:

  • Kur e keni ndier Shpëtimtarin që ju ka ardhur në ndihmë, ju ka ngushëlluar ose ju ka forcuar, ndërsa keni përjetuar sfida në jetën tuaj?

Zoti e mëson Moronin rreth fuqisë së hirit të Tij.

Tregoni figurën shoqëruese dhe ftojeni një student të shpjegojë se si u ndje Moroni rreth aftësisë së tij për të shkruar shkrime të shenjta. (Nëse nevojitet, shqyrtoni me studentët vargjet tek Ethëri 12:23–25.)

Moroni i Fsheh Fletët në Kodrën Kumorah, nga Tom Lovell

Ju mund t’i ftoni studentët që të marrin një minutë kohë për të shkruar ose përsiatur rreth disa prej mangësive dhe pikave të tyre të dobëta.

Lexoni së bashku tek Ethëri 12:27 dhe ftojini studentët të kërkojnë parime që mund të na ndihmojnë t’i trajtojmë pikat tona të dobëta sipas mënyrës së Zotit. Studentët mund të përcaktojnë të vërteta të ngjashme me sa vijon: Kur vijmë te Zoti, Ai na ndihmon që t’i dallojmë dobësitë tona. Dallimi i dobësive tona mund të na ndihmojë që të jemi të përulur. Kur e përulim veten dhe kemi besim te Shpëtimtari, hiri i Tij mund t’i kthejë pikat tona të dobëta në pika të forta. Paraqitini të vërtetat që përcaktojnë studentët, që ata të mund t’u referohen atyre në veprimtarinë vijuese.

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Ndihmojini studentët të dinë dhe të kuptojnë parimet dhe doktrinën. Pasi studentët të përcaktojnë parimet dhe doktrinën nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve, ndihmojini ata të marrin vesh kuptimet dhe ngjyrimet për këto të vërteta dhe se si këto të vërteta mund të ndikojnë në jetën e tyre. Kjo njohuri dhe kuptueshmëri mund të vijë kur studentët shpjegojnë një thënie të doktrinës apo një parim dhe tregojnë shembuj dhe përvoja që lidhen me të. Lutuni për ndihmë që të bëni pyetje të cilat ia hapin mendjen e zemrën studentëve ndaj vlerës dhe rëndësisë së parimeve që ata përcaktojnë.

Ftojini studentët të shpjegojnë si klasë ose në grupe të vogla se çfarë domethënie kanë këto parime për ta.

Për t’i ndihmuar studentët që të mendojnë më thellë për këto parime dhe t’i ndiejnë më thellë ato, ju mund të paraqitni disa nga pyetjet vijuese dhe t’i vini studentët të zgjedhin se cilat të diskutojnë së bashku. Me gjasë nuk do të ketë kohë për t’i diskutuar të gjitha ato.

Dëshmoni (ose ftojeni një student/e të dëshmojë) për Shlyerjen e Shpëtimtarit, veçanërisht për fuqinë e Tij për të na ndihmuar që të mposhtim hidhërimet, trishtimin, dobësitë dhe mangësitë.

Jepuni studentëve kohë që të përsiatin ose të shkruajnë mbresa vetjake që i ndien sot gjatë mësimit. Ju mund t’i ftoni ata të marrin parasysh pyetjet vijuese: Si mendoni ju, çfarë do të donte Zoti që ju të bënit, për të pasur më shumë të drejtë përdorimi ndaj hirit të Tij? Çfarë mund të bëni për t’iu qasur me përulësi dhe besim më të madh te Krishti, një dobësie të tanishme që jeni duke hasur?

Për Herën Tjetër

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh se çfarë pyetjesh kanë për botën e shpirtrave, Ringjalljen ose Gjykimin e Fundit. Teksa përgatiten për orën tjetër mësimore, ftojini ata të mendojnë rreth asaj se çfarë po bëjnë për t’u përgatitur për jetën pas vdekjes.