Instituti
Mësimi 25 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Lutja dhe Zbulesa Vetjake


“Mësimi 25 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Lutja dhe Zbulesa Vetjake”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 25 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 25 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Lutja dhe Zbulesa Vetjake

Pamja
e re duke lexuar shkrimet e shenjta

Jezu Krishti premtoi: “Kushdo që të lypë, merr; dhe ai që kërkon, gjen; dhe atij që do të trokasë, do t’i hapet” (3 Nefi 14:8). Presidenti Rasëll M. Nelson tha për këtë premtim: “Kjo ofertë e përjetshme për të marrë zbulesë personale [u] drejtohet të gjithë fëmijëve të Tij. Pothuaj tingëllon tepër e bukur për të qenë e vërtetë. Por është e vërtetë!” (“Lypni, Kërkoni, Trokisni”, Liahona, nëntor 2009, f. 81.) Ndërsa e studioni këtë material, merreni parasysh efektshmërinë e lutjeve tuaja dhe atë që mund të bëni për ta rritur aftësinë tuaj për të marrë zbulesë vetjake.

Pjesa 1

Çfarë mund të bëj që lutja të jetë një pjesë më kuptimplotë e jetës sime?

Kur Alma dhe Amuleku udhëhoqën një grup misionarësh për të rikthyer në besim zoramitët që braktisën fenë, ata u çuditën kur dëshmuan mënyrën se si adhuronin dhe luteshin zoramitët në sinagogat e tyre. Duke qëndruar në majën e një platforme që ata e quanin Rameumptom, individët recitonin me radhë një lutje të përcaktuar, duke shpallur se nuk do të kishte Krisht dhe se Perëndia i kishte zgjedhur ata që të shpëtoheshin. Pasi mbaronte shërbesa e adhurimit, zoramitët shkonin në shtëpi “pa folur më për Perëndinë e tyre” derisa ktheheshin javën e ardhshme. (Shih Alma 31:12–24.) Më vonë, Alma dhe Amuleku patën mundësi t’ia mësonin ungjillin, duke përfshirë kuptimin e vërtetë dhe qëllimin e lutjes, një grupi të përulur zoramitësh (shih Alma 32–34).

Pamja
zoramit duke u lutur në Rameumptom
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 34:17–28 dhe përcaktojini parimet që Amuleku u mësoi zoramitëve rreth lutjes.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Përzgjidhni një ose dy vargje nga Alma 34:17–28 dhe shkruajeni përsëri vargun ose vargjet sikur Amuleku të ishte duke i folur në gjuhën e sotme dikujt në moshën tuaj. Për shembull, mendoni rreth këshillës për t’u lutur “për tufat e fushave tuaja” (vargu 25), dhe zbatojeni të njëjtën ide për rrethanat tona bashkëkohore. Përgatituni për t’i treguar vargjet tuaja të rishikuara në klasë. Merreni parasysh si mund t’i zbatoni mësimet e Amulekut për ta përmirësuar sinqeritetin dhe shpeshtësinë e vetë lutjeve tuaja.

Pjesa 2

Çfarë mund të bëj që të marr zbulesë vetjake?

Nga fillimi i Librit të Mormonit, Nefi e mbajti shënim dëshirën e tij për ta kuptuar e për të pasur një dëshmi vetjake për ëndrrën e të atit rreth pemës së jetës dhe mësimeve të tjera të tij (shih 1 Nefi 10:17).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 10:17–19 dhe kërkoni atë që mund të mësojmë nga Nefi rreth marrjes së zbulesës vetjake. (Shënim: “Misteret e Perëndisë janë të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës” [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mistere të Perëndisë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org].) Për shembull, neve na është zbuluar një mister nga Perëndia kur marrim një dëshmi nga Fryma e Shenjtë që Libri i Mormonit është i vërtetë.

Pamja
Nefi duke u lutur

Teksa Nefi po përsiaste mësimet e Lehit, ai “u rrëmb[ye] në Shpirtin e Zotit” dhe pati një vegim të vetin (1 Nefi 11:1). Në këtë vegim, Nefi mori njohuri shtesë për ëndrrën e atit të tij rreth pemës së jetës, shërbesës së Shpëtimtarit në vdekshmëri, të ardhmes së pasardhësve të tij dhe Rivendosjes së ungjillit në ditët e fundit (shih 1 Nefi 11–14).

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë mirëbesimi kishte dhe çfarë besonte Nefi rreth Perëndisë që ia rriti aftësinë për të marrë zbulesë vetjake?

Pas kësaj përvoje zbulese, Nefi u kthye te çadra e atit të tij dhe i gjeti vëllezërit tek “po haheshin njëri me tjetrin në lidhje me gjërat që [Lehi] u kishte thënë atyre” (1 Nefi 15:2).

Pamja
vëllezërit e Nefit duke u zënë
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 15:3–4, 8–11 dhe merreni parasysh arsyen pse Lamani dhe Lemueli e kishin të vështirë t’i kuptonin mësimet e Lehit.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Cilën pyetje ose cilat pyetje keni çuar te Zoti dhe çfarë përvoje patët? A ka shqetësime ose pyetje që mund t’ia çoni Zotit në lutje, por nuk e keni bërë? Nëse po, çfarë po ju pengon që të luteni rreth tyre?

Më vonë në Librin e Mormonit, ne lexojmë rreth një avokati me emrin Zizrom i cili u përpoq t’i zhvleftësonte mësimet e Almës dhe Amulekut. Pasi Amuleku e kapi Zizromin në gënjeshtër, Zizromi u përul dhe filloi t’i bënte Almës pyetje të sinqerta rreth ungjillit. Alma i mësoi Zizromit që misteret e Perëndisë, ose zbulesa, mund t’i jepen vetëm atyre që janë të përulur dhe besnikë. (Shih tek Alma 11:21–13:31.)

Pamja
Alma i predikon një turme
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 12:9–10 dhe merreni parasysh se si qëndrimi dhe veprimet tuaja të tanishme mund të jenë duke e rritur ose zvogëluar aftësinë tuaj për të marrë zbulesë.

Duke trajtuar atë që mund të bëjmë për ta rritur aftësinë tonë për të marrë zbulesë, Presidenti Nelson dha mësim:

Pamja
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Gjeni një vend të qetë ku mund të shkoni rregullisht. Përuleni veten përpara Perëndisë. Hapjani zemrën Atit tuaj Qiellor. Drejtojuni Atij për përgjigje e ngushëllim.

Lutuni në emrin e Jezu Krishtit për shqetësimet tuaja, frikën tuaj, dobësitë tuaja – po, pikërisht dëshirat e zemrës suaj. Dhe më pas dëgjoni! Shkruajini mendimet që ju vijnë në mendje. Shënojini ndjenjat dhe pasojini me veprimet që nxiteni t’i bëni. Kur e përsëritni këtë proces ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, ju do të ʻrriteni drejt parimit të zbulesësʼ [Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 136]. …

Asgjë nuk i hap qiejt ashtu si ndërthurja e pastërtisë më të madhe, bindjes së përpiktë, kërkimit të zellshëm, ushqimit me bollëk me fjalët e Krishtit në Librin e Mormonit [shih 2 Nefi 32:3] dhe kohës së vazhdueshme, të zotuar për punën në tempull dhe punën e historisë familjare. …

… Ju lutem që ta rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë.” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 95, 96.)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë keni bërë në të shkuarën që ju ka ndihmuar më së shumti për të marrë zbulesë? Çfarë hapash shtesë mund të ndërmerrni që ta rritni aftësinë tuaj për të marrë zbulesë?

Shtyp në Letër