“Mësimi 21 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Mposhtja e Krenarisë”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)
“Mësimi 21 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit
Mësimi 21 Materiali i Përgatitjes së Klasës
Mposhtja e Krenarisë
Një dëm shpirtëror që theksohet në Librin e Mormonit, është mëkati i krenarisë. Nga ai anal, ne mësojmë se si krenaria e prishi harmoninë në familjen e Lehit, krijoi përçarje në Kishën e Zotit, solli si rrjedhojë shumë luftëra dhe përfundimisht çoi në shkatërrimin e qytetërimit të nefitëve. Presidenti Ezra Taft Benson paralajmëroi se “krenaria është mëkati i përbotshëm, vesi i madh” (“Ruhuni nga Krenaria”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson, 2014, f. 252). Ndërsa studioni në përgatitje për orën mësimore, kërkoni mësime që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni shenjat e krenarisë në vetë jetën tuaj. Gjithashtu, merrni parasysh se si mësimet dhe shembulli i Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojnë që ta mposhtni krenarinë.
Pjesa 1
Si mund t’i dalloj më mirë efektet dëmtuese që mund të ketë krenaria në jetën time?
Pas vdekjes së Nefit, Jakobi ishte i shqetësuar nga ligësia që po shtohej mes nefitëve. Zoti e udhëzoi Jakobin që të fliste për mëkatet e njerëzve (shih Jakobi [LiM] 1:15–2:4, 11). Me bindje, Jakobi u foli njerëzve në tempull për mëkatet e tyre, duke përfshirë mënyrën se si pasuritë e tyre po i largonin nga Zoti.
Në fund të Librit të Mormonit, Mormoni dhe Moroni dëshmuan se si mosarritja për t’u penduar nga krenaria kishte çuar në shkatërrimin e plotë të nefitëve (shih Moroni 8:27). Pasi dëshmoi shkatërrimin e tyre, Moroni pa në një vegim se si krenaria gjithashtu do të ishte një problem për njerëzit në kohën tonë.
Në vitin 1989, Presidenti Benson mbajti një fjalim historik mbi krenarinë. Ndërsa e lexoni këtë pjesë të shkëputur nga biseda e tij, merrni parasysh të shenjoni fjalë dhe fraza kyç që përshkruajnë thelbin e kuptimit të krenarisë.
“Pjesa më e madhe e jona e mendojnë krenarinë si egocentrizëm, mendjemadhësi, mburrje, arrogancë ose fryrje. Të gjitha këto janë elemente të mëkatit, por zemra ose thelbi, ende mungon.
Tipari qendror i krenarisë është armiqësi – armiqësi përkundrejt Perëndisë dhe armiqësi përkundrejt bashkëqenieve tona. Armiqësi do të thotë ‘urrejtje përkundrejt, [keqdashje] ndaj ose një gjendje kundërshtimi’. Është fuqia me anë të së cilës Satani dëshiron që të mbretërojë mbi ne.
Krenaria në thelb është konkurruese nga natyra. Ne e vëmë vullnetin tonë kundër vullnetit të Perëndisë. …
Krenarët nuk mund ta pranojnë autoritetin e Perëndisë që t’i japë drejtim jetës së tyre. (Shih Helamani 12:6.) …
Krenarët e bëjnë çdo njeri armikun e tyre duke i vënë intelektin, opinionet, punën, pasuritë, talentet e tyre ose çdo mjet tjetër matës tokësor kundër të tjerëve. [Me] fjalët e C. S. Luis[it]: ‘Krenaria nuk kënaqet nga të pasurit e diçkaje, vetëm nga të pasurit e saj më shumë sesa personi përbri. … Është krahasimi që ju bën krenarë: kënaqësia e të qenit mbi pjesën tjetër. Sapo elementi i konkurrencës zhduket, krenaria zhduket.’ (Mere Christianity, New York: Macmillian, 1952, f. 109–110.) …
Frika nga gjykimi i njerëzve e shfaq vetveten në garë për miratimin e njerëzve. …
… Pjesa më e madhe e jona e konsideron krenarinë të jetë një mëkat i atyre që janë në krye, të tillë si të pasurit dhe të mësuarit, që përçmojnë pjesën tjetër prej nesh. (Shih 2 Nefi 9:42.) Megjithatë, ka një sëmundje shumë më të zakonshme midis nesh – dhe kjo është krenaria e të parit nga poshtë lart. Ajo shfaqet në kaq shumë mënyra, të tilla si kritika pa vend, thashethemet, përgojimi, mërmëritjet, të jetuarit përtej mundësive tona, zilia, lakmia, mosshprehja e mirënjohjes dhe e lëvdimit që mund të lartësojë dikë, dhe të qenit mosfalës e ziliqarë.” (“Ruhuni nga Krenaria”, f. 246–247, 249)
Pjesa 2
Si mund ta mposht mëkatin e krenarisë?
Pasi Jakobi i paralajmëroi njerëzit e tij për mëkatin e krenarisë, ai u mësoi atyre të vërteta të rëndësishme rreth mënyrës se si ta mposhtnin atë.
Në Librin e Mormonit, nefitët u bënë krenarë shumë herë. Për shembull, pasi fituan një luftë të gjatë ndaj hajdutëve të Gadiantonit, nefitët përparuan dhe shpejt u bënë krenarë, duke e shtresëzuar veten sipas pasurive dhe dijeve. Disa filluan të përndiqnin njerëzit më pak fatlumë sesa vetë ata. (Shih 3 Nefi 6:4–12.)
Presidenti Benson dha mësim atë që vijon rreth mënyrës se si ta mposhtim krenarinë:
“Kundërhelmi për krenarinë është përulësia – urtësia, nënshtrimi. (Shih Alma 7:23.) …
Le të zgjedhim të jemi të përulur.
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke e mposhtur armiqësinë ndaj vëllezërve dhe motrave tona, duke i vlerësuar ata si vetveten dhe duke i ngritur po aq lart ose më lart sesa jemi ne. [Shih Doktrina e Besëlidhje 38:24.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke marrë këshillë dhe qortim të rreptë. [Shih Jakobi [LiM] 4:10.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke i falur ata që na kanë fyer. [Shih 3 Nefi 13:11, 14; Doktrina e Besëlidhje 64:10.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke dhënë shërbim vetëmohues. [Shih Mosia 2:16–17.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke shkuar në misione dhe duke predikuar fjalën që mund t’i përulë të tjerët. [Shih Alma 4:19.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke shkuar më shpesh në tempull.
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke i rrëfyer dhe duke i braktisur mëkatet tona e duke u lindur nga Perëndia. [Shih Doktrina e Besëlidhje 58:43.]
Ne mund të zgjedhim ta përulim veten tonë duke e dashur Perëndinë, duke e nënshtruar vullnetin tonë ndaj të Tijit dhe duke e vendosur Atë të parin në jetën tonë. [Shih 3 Nefi 11:11.]” (“Ruhuni nga Krenaria”, f. 252–253)