Instituti
Mësimi 22 Materiali i Mësuesit: Mbrojtja e Vetvetes kundrejt Doktrinave të Rreme të Ditëve të Fundit


“Mësimi 22 Materiali i Mësuesit: Mbrojtja e Vetvetes kundrejt Doktrinave të Rreme të Ditëve të Fundit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 22 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 22 Materiali i Mësuesit

Mbrojtja e Vetvetes kundrejt Doktrinave të Rreme të Ditëve të Fundit

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim se “Libri i Mormonit i nxjerr në dukje armiqtë e Krishtit [dhe] ai i ngatërron doktrinat e rreme” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 139). Në këtë mësim, studentët do të përcaktojnë taktikat që përdor kundërshtari për të shkatërruar besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij. Studentët gjithashtu do të vendosin se si mund të marrin nga ndihma e Shpëtimtarit për ta përforcuar veten kundër të tilla taktikave.

Sugjerime për Mësimdhënien

Nefi profetizon për mësimet e rreme në ditët e fundit.

Kërkojuni studentëve të mendojnë për një rast kur ata (ose dikush që e njohin) u ballafaquan me ide ose mësime që e minuan apo e sfiduan besimin e tyre te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur. Ftojini një ose dy studentë të tregojnë shkurtimisht përvojat e tyre.

  • Si mendoni se mund të na mbrojë Libri i Mormonit ndaj ideve ose mësimeve që mund ta minojnë besimin tonë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij? (Merrni parasysh të shqyrtoni thëniet nga Presidenti Benson dhe Presidenti Rasëll M. Nelson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)

Shkruani në tabelë frazën Mësime të Rreme. Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet te 2 Nefi 28:7–9, 20–22, 29–30 dhe të kërkojnë mësime që mund të përshtaten me këtë titull. Më pas, shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë poshtë titullit.

  • Cilët janë disa shembuj të këtyre mësimeve që i keni dalluar në kohën tonë? Në çfarë mënyrash këto mësime kanë për synim të na e minojnë besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij?

  • Çfarë keni bërë për ta mbrojtur vetveten ndaj këtyre ideve të rreme?

Sheremi, Nehori dhe Korihori kërkojnë ta shkatërrojnë besimin te Jezu Krishti.

Vini në dukje që mes njerëzve në Librin e Mormonit të cilët dhanë mësim doktrina të rreme, ishin tre antikrishtë: Sheremi, Nehori dhe Korihori. Secili u përpoq të shkatërronte besimin e atyre që besonin te Jezu Krishti.

Jepuni studentëve disa minuta për të shqyrtuar rrëfimin tek i cili u përqendruan në pjesën 2 të materialit të përgatitjes. Ftojini studentët që nuk e studiuan njërin nga këto rrëfime, ta bëjnë këtë gjatë kësaj kohe.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të formojnë grupe të vogla me ata që studiuan të njëjtin rrëfim. Kërkojini secilit grup të caktojë një anëtar grupi për të qenë udhëheqës/e i/e grupit. Jepini secilit udhëheqës/e të grupit një kopje të fletushkës shoqëruese “Vënia në Dukje e Taktikave të Satanit”.

Vënia në Dukje e Taktikave të Satanit

Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit – Mësimi 22

Shënim drejtuar udhëheqësit të diskutimit: Udhëhiqeni grupin tuaj që të diskutojë pyetjet vijuese. Ftojini anëtarët e grupit të mbështeten te shkrimet e shenjta dhe thëniet nga udhëheqësit e Kishës në pjesën 2 të materialit të përgatitjes. Nxitini të gjithë anëtarët e grupit tuaj që të marrin pjesë. Megjithatë, askush nuk duhet të ndihet nën trysni për të shprehur mendimet e veta.

  1. Çfarë taktikash përdori ky antikrisht për të shkatërruar besimin e njerëzve te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij?

  2. Cilët janë disa shembuj nga ditët e sotme të ideve të rreme që jepen mësim ose mënyrave që përdoren nga antikrishti në këtë rrëfim? Si i përhap Satani këto ide në kohën tonë?

Përgatituni t’i tregoni pjesës tjetër të klasës një taktikë dhe një shembull të asaj taktike nga koha e sotme.

Vënia në Dukje e Taktikave të Satanit

fletushka e mësuesit

Pasi studentët t’i kenë diskutuar pyetjet te fletushka, ftojeni secilin udhëheqës të grupit të shkruajë në tabelë një ose më shumë taktika të Satanit që përcaktoi dhe diskutoi grupi i tij/saj. Nxiteni secilin udhëheqës/e të grupit të tregojë shkurtimisht një shembull të njërës prej këtyre taktikave nga koha e sotme. Ata mund të shkruajnë disa të vërteta të ngjashme me atë që vijon:

  • Satani përdor lajkat dhe fuqinë e fjalës për t’i larguar njerëzit nga të ushtruarit e besimit te Jezu Krishti dhe ndjekja e profetëve të Tij (shih Jakobi [LiM] 7:4). (Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se shpesh ata që e sulmojnë besimin tonë, e bëjnë këtë me gjysmë të vërteta, me gjuhë fyese, argumente të paekuilibruara, premisa të gabuara dhe fakte të nxjerra jashtë kontekstit. Këto argumente shpesh i befasojnë dëgjuesit dhe tingëllojnë gati logjike, por janë të përllogaritura që të krijojnë dyshim. [Shih Dallin H. Oaks, “Reading Church History” ([fjalim drejtuar mësuesve të fesë të Sistemit Arsimor të Kishës, 16 gusht 1985), f. 1–27.])

  • Satani përdor gënjeshtra të gërshetuara me të vërtetën për t’i mashtruar njerëzit (shih Alma 1:4; shih edhe Jakobi [LiM] 7:7).

  • Satani përdor doktrina të rreme për të na joshur që ta nënvleftësojmë Perëndinë dhe t’i japim shpjegim të arsyeshëm kryerjes së mëkatit (shih Alma 1:4; 30:17–18).

  • Satani synon që t’ua heqë njerëzve besimin te Jezu Krishti duke u tallur me inteligjencën e tyre ose bindjet e tyre (shih Alma 30:13–16, 27–28).

Shënim: Nëse studentët tregojnë shembuj nga kohët e sotme që mund të shkaktojnë keqkuptime apo debate, ndiqeni Shpirtin për të qartësuar çfarëdo thënie të gabuar dhe për ta udhëhequr diskutimin tek të vërtetat e mësuara në këtë mësim.

Pasi udhëheqësit/et e grupit ta kenë bërë paraqitjen, merrni parasysh të bëni pyetjen:

  • Çfarë ju bëri më shumë përshtypje rreth mënyrës se si Jakobi, Gideoni dhe Alma iu përgjigjën fjalëve dhe veprimeve të antikrishtëve?

Merrni parasysh të shkruani në tabelë thënien e paplotë vijuese: Ne mund t’i mposhtim sfidat ndaj besimit tonë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij duke …

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Përcaktimi dhe kuptueshmëria e parimeve dhe doktrinës. Lejojini studentët të përcaktojnë të vërteta nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve. Ftojini ata të shpjegojnë se përse të vërteta të veçanta u bënë më shumë përshtypje. Kërkojuni studentëve gjithashtu që të marrin parasysh se çfarë u mësojnë parimet dhe doktrina rreth Zotit Jezu Krisht. Bërja e kësaj do t’i ndihmojë ata të kuptojnë rëndësinë e të vërtetave dhe të ndihen të frymëzuar t’i vënë ato në zbatim.

Ftojini studentët ta plotësojnë këtë thënie duke përdorur atë që kanë mësuar nga fjalët dhe veprimet e Jakobit, Gideonit dhe Almës. Studentët mund ta plotësojnë thënien në disa nga mënyrat vijuese:

Kërkojuni studentëve të përsiatin se cilën prej thënieve të plotësuara në tabelë e kanë përjetuar personalisht. Ftoni disa studentë të tregojnë atë që dinë dhe ndiejnë rreth thënies që përzgjodhën.

Që t’i nxitni studentët të ndërmarrin veprime të drejta, merrni parasysh të paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni ata të reflektojnë mbi grupet e pyetjeve që iu duken se kanë më shumë lidhje me situatën e tyre. Ju gjithashtu mund t’i ftoni studentët t’i shënojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.

  • A ka ndonjë person, ditar në internet apo faqe interneti që unë ndjek, që po e minon besimin tim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur? Duke marrë parasysh atë që kam mësuar dhe ndier sot, çfarë duhet të bëj që ta mbroj më mirë besimin tim ndaj atyre që synojnë ta minojnë atë?

  • Kë njoh që po has vështirësi me besimin e tij apo të saj për shkak të ndikimit të mesazheve ose njerëzve që e kundërshtojnë Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të rivendosur? Duke marrë parasysh atë që kam mësuar dhe ndier sot, çfarë mund të them ose bëj për ta ndihmuar këtë person që ta forcojë besimin e tij apo të saj?

  • Si mund ta rritë një studim më me besnikëri për Librin e Mormonit fuqinë time për t’u bërë ballë njerëzve ose mesazheve që synojnë ta minojnë besimin tim? Çfarë mund të bëj për ta përmirësuar metodën time të tanishme për studimin e Librit të Mormonit?

  • Cilat janë disa mënyra të posaçme se si mund ta ftoj Shpëtimtarin që të më ndihmojë ta ndërtoj ose përforcoj besimin tim tek Ai dhe ungjilli i Tij?

Për Herën Tjetër

Ftojini studentët të marrin parasysh se cila ka qenë prova më e vështirë e bindjes për ta deri më tani. Pastaj tregojuni atyre një figurë të Shpëtimtarit në Gjetseman dhe ftojini të studiojnë mësimin tjetër të materialit të përgatitjes me synimin për të mësuar nga Jezu Krishti rreth mënyrës se si të mirëbesojmë dhe t’u bindemi udhëzimeve nga Ati Qiellor.