Instituti
Mësimi 23 Materiali i Mësuesit: Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë


“Mësimi 23 Materiali i Mësuesit: Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 23 Materiali i Mësuesit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 23 Materiali i Mësuesit

Bindja ndaj Urdhërimeve të Perëndisë

Kjo njësi do t’u japë studentëve mundësinë që të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë që të ushtrojnë mirëbesim më të madh te Zoti ndërsa përballen me sfidat e jetës. Në këtë mësim, studentët do të jenë të aftë të shpjegojnë se si Jezu Krishti tregoi mirëbesim të përsosur tek Ati Qiellor duke i zbatuar të gjitha urdhërimet e Tij. Studentët do të përcaktojnë gjithashtu bekimet prej bindjes dhe do të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë për ta mishëruar më plotësisht shembullin e Jezu Krishtit ndaj bindjes.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jezu Krishti i bindet vullnetit të Atit Qiellor në të gjitha gjërat.

Paraqitni figurat shoqëruese të Jezu Krishtit ose shfaqni materialin filmik “Special Witness—Elder Hales” [“Dëshmitar i Veçantë – Plaku Hejls”] (02:49). Në materialin filmik, Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, diskuton për bindjen e përsosur të Shpëtimtarit ndaj Ati Qiellor. Më pas, ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet te 2 Nefi 31:6–7, 10; 3 Nefi 11:11; 27:13 dhe të kërkojnë atë që mund të mësojmë rreth bindjes nga shembulli i Shpëtimtarit.

Gjon Pagëzori duke pagëzuar Jezu Krishtin
Jezusi duke u lutur në Gjetseman
Kryqëzimi, nga Carl Heinrich Bloch
  • Çfarë mund të mësojmë rreth bindjes nga shembulli i Jezu Krishtit? (Studentët mund të përcaktojnë një numër të vërtetash të ngjashme me atë që vijon: Duke iu nënshtruar përulësisht vullnetit të Atit Qiellor në të gjitha gjërat, Jezu Krishti vendosi shembullin e përsosur të bindjes që ne ta ndjekim.)

  • Përse mendoni se gatishmëria e Jezu Krishtit për t’iu bindur Atit ishte thelbësore për suksesin e misionit të Tij tokësor? Si është bindja thelbësore për suksesin tuaj në këtë jetë dhe në jetën tjetër?

  • Si mund t’ju frymëzojë dhe forcojë shembulli i Shpëtimtarit ndaj bindjes për të qenë më të nënshtruar ndaj vullnetit të Atit Qiellor?

Për t’i ndihmuar studentët që të kuptojnë më mirë se çfarë mund të arrijnë nëpërmjet bindjes vetjake, ju mund të doni të tregoni thënien vijuese nga Plaku Von G. Kiç, i Të Shtatëdhjetëve:

Plaku Von G. Kiç

“Bindje e vërtetë, do të thotë t’ia japim veten tonë tërësisht [Atit Qiellor] dhe ta lejojmë Atë të përcaktojë drejtimin tonë si në ujëra të qeta edhe në të trazuara, duke kuptuar se Ai mund të bëjë më shumë me ne sesa ne mund të bëjmë ndonjëherë me veten tonë. …

… [Urdhërimet] shenjojnë mënyrën se si duhet të veprojmë – dhe më e rëndësishmja, ato na qartësojnë se kush duhet të bëhemi.” (“Të Bekuar dhe Të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”, Liahona, nëntor 2015, f. 117)

  • Çfarë mund të bënit për ta mishëruar më plotësisht shembullin e Zotit ndaj bindjes? (Mund të jetë e dobishme që t’u jepni studentëve kohë të përsiatin dhe shënojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.)

Ftojini studentët të lexojnë te 1 Nefi 2:20–21 dhe merrni parasysh të tregoni skenarin vijues:

Marselin e shqetëson premtimi në Librin e Mormonit se ata që i zbatojnë urdhërimet e Perëndisë, do të përparojnë. Ai i zbaton gjithë zell urdhërimet, por ka shumë pak para dhe e ka të vështirë t’i paguajë çdo muaj faturat. Nuk ndihet se ka përparuar shumë.

Ftojini studentët të shqyrtojnë atë që mësuan në pjesën 2 të materialit të përgatitjes që mund ta ndihmojë Marselin ta zgjerojë kuptueshmërinë e tij për mënyrat e ndryshme se si Zoti mund t’u japë përparim e t’i bekojë ata që i zbatojnë urdhërimet e Tij.

  • Çfarë mund t’i tregoni Marselit për ta ndihmuar që t’ia zgjeroni kuptueshmërinë për mënyrat e ndryshme se si ne mund të përparojmë dhe bekohemi ndërsa i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë?

Për ta thelluar diskutimin tuaj, ju mund të doni të paraqitni fragmentet vijuese dhe t’i ftoni studentët të përzgjedhin një ose dy për t’i studiuar: 1 Nefi 3:7; 1 Nefi 17:3; 1 Nefi 20:18; 1 Nefi 22:31; Mosia 2:41; Alma 12:9–10; Alma 50:22–23; 3 Nefi 14:24–25.

Pasi studentët t’i studiojnë shkrimet e shenjta që kanë përzgjedhur, paraqiteni thënien e paplotë vijuese dhe u kërkoni studentëve të tregojnë se si do ta plotësonin atë: Kur i zbatoj urdhërimet e Perëndisë, …

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Jepni dëshmi. Shikoni materialin filmik “Bearing Testimony” [“Dhënia e Dëshmisë”] (01:57) dhe merrni parasysh rolin që luan dëshmia në klasën tuaj. A e kanë studentët tuaj rregullisht mundësinë për të dëshmuar se si të vërtetat e ungjillit të Jezu Krishtit kanë ndikuar në jetën e tyre? A e kanë dëgjuar dhe ndier dëshminë tuaj për ungjillin e Zotit? Çfarë mund të bëni më shumë që të ushqeni një atmosferë ku dhënia e dëshmisë të jetë një pjesë e zakonshme dhe e natyrshme e përvojës së të mësuarit?

  • Kur i keni përjetuar ju apo dikush që e njihni, ndonjë nga bekimet e përcaktuara në këto fragmente duke i zbatuar urdhërimet e Perëndisë? (Ju mund t’i nxitni studentët të tregojnë atë që mësuan ndërsa e diskutuan këtë pyetje me një shok/shoqe ose pjesëtar/e të familjes në përgatitje për orën mësimore.)

Luftëtarët e rinj binden me përpikëri.

Ju mund të doni të paraqitni figurën vijuese dhe ta ftoni një student të ritregojë historinë e luftëtarëve të rinj (shih pjesën 3 të materialit të përgatitjes).

Dy Mijë Luftëtarët e Rinj, nga Arnold Friberg

Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet tek Alma 57:21, 27; 58:40 dhe të kërkojnë atë se çfarë na mësojnë këto fragmente rreth bindjes. Merrni parasysh se cilën nga pyetjet vijuese mund të bëni për t’i ndihmuar më mirë studentët tuaj të zbulojnë atë që iu nevojitet të mësojnë nga shembulli i luftëtarëve të rinj.

  • Çfarë mund të mësojmë rreth bindjes nga përvoja e luftëtarëve të rinj? (Studentët mund të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me atë që vijon: Kur përpiqemi fort t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë me përpikëri dhe e vendosim mirëbesimin tonë vazhdimisht tek Ai, Ai do të na bekojë.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë të përpiqesh fort për bindje të përpiktë? Nga ndryshon bindja e përpiktë nga bindja rastësore? (Ju mund të doni të shqyrtoni thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson në pjesën 3 të materialit të përgatitjes. Bazuar në diskutimin tuaj, ju mund të merrni parasysh gjithashtu të tregoni thënien vijuese nga Presidenti Nelson: “Bindja sjell sukses; bindja e përpiktë sjell mrekulli” [në R. Scott Lloyd, “Elder Nelson Delivers Spiritual Thanksgiving Feast to MTCs”, Church News, 4 dhjetor 2013, ChurchofJesusChrist.org].)

  • Cilit mësim apo urdhërim keni nevojë t’i bindeni me më shumë përpikëri? (Ftojini studentët ta përsiatin në heshtje këtë pyetje dhe të marrin parasysh të shkruajnë një plan për atë që mund të bëjnë për ta arritur këtë ndryshim.)

  • Përse është e rëndësishme të mbështetemi te fuqia aftësuese e Shlyerjes së Shpëtimtarit ndërsa përpiqemi fort t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë me përpikëri? (Mund të jetë e dobishme të shqyrtoni thënien e dytë të Plakut Dejvid A. Bednar në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.) Kur e keni ndier që fuqia aftësuese e Shpëtimtarit ju ka ndihmuar të jeni më të bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë?

Për t’i ndihmuar studentët që të vlerësojnë atë që kanë mësuar rreth bindjes, merrni parasysh të diskutoni për skenarin vijues:

Maria dhe Françesko janë fejuar kohët e fundit dhe kanë caktuar një datë për t’u martuar. Tani që kanë bërë një zotim për t’u martuar, ata janë bërë tejet rastësorë në mbajtjen e ligjit të dëlirësisë. Ata ndihen të shfajësuar në “anashkalimin e ligjeve” ngaqë e duan njëri‑tjetrin dhe kanë bërë zotimin për t’u martuar.

  • Bazuar në atë që keni mësuar rreth bindjes ndaj urdhërimeve të Perëndisë, çfarë këshille do t’i jepnit Maries dhe Françeskos?

  • Si mund ta bekojë, udhërrëfejë dhe mbrojë Marien dhe Françeskon bindja e përpiktë ndërsa përgatiten për martesën e tyre të ardhshme?

Për Herën Tjetër

Vini në dukje se gjatë orës tjetër mësimore, ne do të mësojmë rreth robërimit të popullit të Limhit dhe njerëzve të Almës. Nxitini studentët ta përfundojnë materialin e përgatitjes për orën tjetër mësimore dhe të kërkojnë se si çlirimi i këtyre njerëzve u bë i mundur vetëm kur ata e vendosën mirëbesimin e tyre të plotë te Zoti.