“Mësimi 19 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Jetuarit me Drejtësi në një Kohë Ligësie”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)
“Mësimi 19 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit
Mësimi 19 Materiali i Përgatitjes së Klasës
Të Jetuarit me Drejtësi në një Kohë Ligësie
Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim se Libri i Mormonit “i përforcon pasuesit e përulur të Krishtit kundër planeve, strategjive dhe doktrinave të liga të djallit në kohën tonë” (“The Book of Mormon Is the Word of God”, Ensign, janar 1988, f. 3). Në këtë njësi ju do të keni mundësinë të mësoni se si Libri i Mormonit i vë në dukje këto rreziqe në mënyrë që të mund ta mbroni më mirë veten. Teksa e studioni këtë mësim, kërkoni parime që mund t’ju ndihmojnë të jetoni me drejtësi në një kohë ligësie.
Pjesa 1
Si mund të qëndroj besnik ndaj Zotit kur përballem me përndjekje ngaqë e jetoj ungjillin?
Kur Helamani, biri i Helamanit, zuri fronin e gjykimit, nefitët përjetuan një periudhë paqeje dhe dhjetëra e mijëra njerëz u bashkuan me Kishën. Ndërsa Kisha përparonte, disa anëtarë u bënë krenarë dhe filluan t’i përndiqnin pasuesit e përulur të Jezu Krishtit. (Shih Helamani 3:20–34.)
Pjesa 2
Si mund të jem i/e drejtë kur jam i/e rrethuar nga ligësia?
Profeti Mormoni dhe biri i tij, Moroni, u përballën me një kohë kur ligësia ishte e përhapur gjerësisht. Për shkak të mëkatit dhe mosbesimit, nuk ndodhnin më mrekulli dhe Fryma e Shenjtë nuk ishte më me njerëzit. Fuqia e Satanit mbizotëronte në të gjithë vendin. (Shih Mormoni 1:13–19.) Në një letër drejtuar birit të tij, Moronit, Mormoni përshkroi gjendjen e njerëzve dhe e mbylli [me fjalët] se ata qenë kaq të çoroditur saqë ishin “pa qytetërim” (Moroni 9:11). Dhuna, lufta dhe masakrat e mbuluan vendin aq sa lamanitët dhe nefitët luftuan vazhdimisht kundër njëri‑tjetrit. Si përfundim, lamanitët dolën fitimtarë dhe Mormoni e Moroni dëshmuan shkatërrimin e plotë të nefitëve (shih Mormoni 2–6; 8:1–3, 7).
Duke folur për fuqinë e përqendrimit te Shpëtimtari në një botë mëkatare, Presidentja Xhoi D. Xhons, Presidente e Përgjithshme e Fillores, dha mësim:
“Nëse tërheqja e botës është më e fortë sesa besimi dhe mirëbesimi që kemi te Shpëtimtari, atëherë tërheqja e botës do të mbizotërojë kurdoherë. …
… Ndërsa shpesh herë është më e lehtë që të jemi shpirtërisht jo vepruese sesa të bëjmë përpjekjen shpirtërore për të kujtuar dhe përqafuar identitetin tonë hyjnor, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes atë lëshim në këto ditë të mëvonshme. Qofshim ne … ‘besnik[ë] në Krisht; … Krishti të mund të [na] ngrejë dhe qëndrofshin në mendjen [tonë] përherë vuajtjet dhe vdekja e tij … dhe mëshira dhe durimi i tij, dhe shpresa e lavdisë së tij dhe e jetës së përjetshme’ [Moroni 9:25]. Ndërsa Shpëtimtari na ngre në një nivel më të lartë, ne mund të kuptojmë më qartë jo vetëm se kush jemi, por që jemi më afër Tij nga sa e kemi imagjinuar ndonjëherë.” (“Vlerë e Pamasë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 15)
Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha dëshminë vijuese për mënyrën se si Zoti do t’i ndihmojë besnikët të përballen me një botë të ligë:
“Ditët tona nuk janë ditë të paparashikuara dhe Zoti është kujdesur që ne të kemi siguri shpirtërore. … Ndërkohë që ligësia shtohet në botë, të drejtëve iu jepet një fuqi shpërblyese zbulese dhe dhurata shpirtërore. Zoti na jep fuqi më të madhe kur jemi të gatshëm të qëndrojmë të drejtë në një botë të ligë.” (“A Classroom of Faith, Hope, and Charity” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 28 shkurt 2014], ChurchofJesusChrist.org)