“Materiali i Mësuesit për Mësimin 1: Studimi i Doktrinës së Familjes së Përjetshme”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 1”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme
Materiali i Mësuesit për Mësimin 1
Studimi i Doktrinës së Familjes së Përjetshme
Doktrina e familjes na përket ne të gjithëve. Në këtë mësim, studentët do të marrin ftesë për të vlerësuar mirëbesimin e tyre tek urtësia e Atit Qiellor dhe te plani i Tij për familjet. Studentët gjithashtu do të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar që të krijohet një mjedis plot dashuri, ndjeshmëri dhe respekt si të Krishtit kur të diskutojnë doktrinën e familjes.
Shënim: Nëse është e mundur, vihuni në kontakt me studentët që regjistrohen për këtë kurs, përpara ditës së tyre të parë të mësimit dhe ftojini ta studiojnë materialin e përgatitjes për orën mësimore për këtë mësim të parë. Sigurohuni që të gjithë studentët e tjerë të kenë një kopje të materialit të përgatitjes kur filloni orën mësimore. Gjatë diskutimit tuaj në klasë, përdoreni materialin e përgatitjes në mënyrë të atillë që studentët të mund të kuptojnë se si do t’i ndihmojë ai të përgatiten për përvojën e tyre të të mësuarit dhe ta pasurojnë atë përvojë. Ndihuni të lirshëm të shpenzoni 5 deri në 10 minuta në fillim të këtij mësimi për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’u uruar mirëseardhjen studentëve në kurs.
Sugjerime për Mësimdhënien
Ne mund t’u mirëbesojmë dashurisë dhe urtësisë së përsosur të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Si parathënie për këtë kurs, ju mund t’u tregoni studentëve tabelën e përmbajtjes ose programin e gjysmës së parë të kursit. Për t’u familjarizuar më shumë me nevojat e studentëve tuaj, ftojini ata t’ju shkruajnë një letër të shkurtër anonime rreth temave për të cilat kanë më shumë interes ose të cilat duan t’i kuptojnë më mirë. Gjithashtu mund t’i ftoni të shkruajnë çfarëdo pyetjeje që ata shpresojnë se ky kurs do t’i ndihmojë për t’u dhënë përgjigje. Mblidhini përgjigjet e tyre dhe merrini ato parasysh teksa përgatiteni për mësimet e ardhshme.
Merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese:
-
Cilët janë disa njerëz të cilëve u mirëbesoni dhe pse?
-
Për çfarë do t’u mirëbesonit këtyre njerëzve?
Ndajini studentët në grupe me nga tre veta. Jepini secilit grup një kopje të fletushkës vijuese dhe kërkojuni që të ndjekin udhëzimet.
Shpjegoni se njëra nga provat më të mëdha të dashurisë dhe urtësisë së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit është doktrina e familjes së përjetshme. Mirëbesimi ynë tek Ata dhe te plani i Atit mund të na ndihmojë të gjejmë drejtim mes pikëpamjeve të ndryshme të botës mbi çështjet familjare.
Jepuni studentëve një kopje të dokumentit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) ose kërkojuni ta hapin atë në mënyrë digjitale. Ftojini studentët të zgjedhin disa paragrafë që t’i lexojnë dhe të shenjojnë frazat që përshkruajnë bekimet dhe gëzimin që Ati Qiellor dëshiron për ta dhe familjet e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme ftojini studentët të tregojnë atë që shenjuan dhe arsyen përse e shenjuan.
-
Si përputhen dëshirat tuaja për familjen tuaj me dëshirat e Atit Qiellor për familjen tuaj?
-
Çfarë vlere ka që t’u mirëbesoni urtësisë dhe këndvështrimit të përjetshëm të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit më shumë sesa urtësisë dhe këndvështrimit të botës?
Dëshmoni ose ftojini studentët të dëshmojnë për urtësinë e Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe për dëshirat e tyre për familjet tona të tashme e të ardhshme.
Ne mund të krijojmë një mjedis dashurie dhe respekti për të mësuar.
Paraqitni një fotografi të familjes tuaj. Tregoni disa gjëra që ju pëlqejnë shumë rreth familjes suaj dhe disa prej mënyrave që e bëjnë të pashoqe situatën tuaj familjare.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien nga Plaku Nil L. Andersen në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.
-
Çfarë ju bën më shumë përshtypje rreth asaj që dha mësim Plaku Andersen? (Mund t’i ndihmoni studentët të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Ngaqë të gjitha familjet janë të ndryshme, na nevojitet ta diskutojmë modelin e Zotit për familjet në një mënyrë të matur e me ndjeshmëri.)
Mund t’i ftoni studentët të tregojnë atë që mund të mësojnë nga shembulli i dashurisë, ndjeshmërisë dhe dhembshurisë së Shpëtimtarit për të tjerët që përjetuan situata sfiduese, vetjake ose familjare. (Shembujt mund të gjenden në pjesën “Doni më Shumë?” të materialit të përgatitjes.)
Merreni parasysh t’u jepni studentëve pak minuta që të shënojnë mendimet e tyre për pyetjen vijuese:
-
Çfarë mund të bëj për t’i ndihmuar të tjerët të ndiejnë se i duan dhe i respektojnë, ndërkohë që diskutojnë për familjen dhe tema të tjera delikate? (Nëse studentët e studiuan pjesën 2 të materialit të përgatitjes, ata mund t’i kenë mbajtur shënim tashmë disa mendime rreth kësaj pyetjeje. Mund t’u jepni kohë të shqyrtojnë atë që shkruan.)
Ftojini disa studentë të shprehin disa nga mendimet që shënuan.
Me vetë fjalët tuaja mund të shpjegoni se gjatë gjithë këtij kursi, studentët do të diskutojnë shumë të vërteta për të cilat kërkohet ndihma e Frymës së Shenjtë që të kuptohen. Për shkak se rrethanat vetjake dhe familjare janë të pashoqe, studentët do të kenë nevojë për zbulesë vetjake që të kuptojnë se si t’i vënë në jetë mësimet. Duke qenë se disa nga ndjenjat tona më të forta kanë të bëjnë me familjet tona, aftësia jonë për të mësuar nga njëri-tjetri dhe Shpirti kërkon që ne të kemi një mjedis plot dashuri, ndjeshmëri dhe respekt si të Krishtit. Ftojini studentët të bëjnë pjesën e tyre për të dhënë ndihmesë për një mjedis të tillë.
Mund ta mbyllni orën mësimore duke u treguar studentëve si të kenë qasje te materiali i përgatitjes. Kërkojuni atyre të marrin parasysh se si studimi i tyre individual i materialit të përgatitjes përpara orës mësimore mund ta ndihmojë të gjithë klasën që ta mësojë doktrinën e familjes më thellësisht. Ftojini të përgatiten me besnikëri për çdo orë mësimore.
Për Herën Tjetër
Nxitini studentët që në studimin e tyre për orën e ardhshme mësimore të kërkojnë arsyen pse udhëheqësit e Kishës së Zotit kapen me vendosmëri pas doktrinës së familjes që parashtrohet në proklamatën mbi familjen, edhe kur opinionet më të përhapura mund të jenë kundër kësaj doktrine.