“Materiali i Mësuesit për Mësimin 5: Përvoja Jonë në Vdekshmëri dhe Dhurata e një Trupi Fizik”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 5”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme
Mësimi 5 Materiali i Mësuesit
Përvoja Jonë në Vdekshmëri dhe Dhurata e një Trupi Fizik
Në botën para lindjes ne “e pranua[m] planin e [Perëndisë], me anë të të cilit fëmijët e Tij mund të merrnin një trup fizik, mund të fitonin përvojë tokësore për të përparuar drejt përsosjes” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ”ChurchofJesusChrist.org). Në këtë mësim studentët do të marrin ftesë për të shpjeguar qëllimin e jetës sonë në vdekshmëri dhe mënyrën se si trupat fizikë na ndihmojnë të përparojmë që të bëhemi si Perëndia. Studentët do të marrin gjithashtu në shqyrtim atë që mund të bëjnë për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre familjare duke e mposhtur njeriun e natyrshëm dhe duke u bërë më shumë si Jezu Krishti.
Shënim: Në secilin nga mësimet deri tani, studentët kanë marrë ftesë për ta zbatuar të mësuarit e tyre në mënyra të ndryshme. Për shembull, në mësimin 4 studentët marrin parasysh se si mund t’i bëjnë familjet e tyre më qendrore në jetën e tyre. Mund t’u kërkoni studentëve të rishikojnë përshtypjet që shënuan dhe të reflektojnë mbi përpjekjet e tyre për të vepruar sipas asaj që ndien. Më pas, merreni parasysh të ftoni një ose dy studentë që ndihen rehat për të treguar atë që kanë përjetuar teksa janë përpjekur ta jetojnë më mirë këtë mësim. Mund të bëni praktikë që ta ndiqni ecurinë në mësimet e ardhshme sipas nxitjeve që ndieni.
Sugjerime për Mësimdhënien
Trupat tanë fizikë dhe përvojat në vdekshmëri janë të nevojshme që ne të marrim jetë të përjetshme.
Paraqitni skenarin vijues (merreni parasysh ta përshtatni atë sipas nevojës që të jetë më domethënës për studentët tuaj).
Ftojini studentët ta diskutojnë me një partner ose në një grup të vogël mënyrën se si do t’i përgjigjeshin pyetjes së Dimitrit. Nxitini studentët të marrin parasysh se si të vërtetat rreth trupave tanë fizikë dhe qëllimit të jetës sonë në vdekshmëri, të dhëna mësim në pjesën 1 të materialit të përgatitjes, mund ta mbështetin përgjigjen e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme ftojini disa studentë të tregojnë përgjigjet e tyre. Më pas shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Trupat tanë fizikë dhe kushtet e vdekshmërisë na përgatitin që të bëhemi si Perëndia.
-
Si na përgatitin për t’u bërë si Perëndia pasja e një trupi fizik dhe përjetimi i kushteve të vdekshmërisë? (Merreni parasysh t’i ftoni studentët të shqyrtojnë thëniet nga Plaku D. Tod Kristoferson dhe Plaku Dejvid A. Bednar në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Teksa studentët japin ide, bëjuni atyre pyetje që ndjekin ecurinë për t’i ndihmuar që ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre.)
Nëpërmjet Jezu Krishtit ne mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm.
Shkruajeni në tabelë frazën vijuese: Njeriu i Natyrshëm Ftojini dy studentë të lexojnë tek Alma 41:11 dhe 1 Korintasve 2:14 me zë të lartë. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar fjalë ose fraza që e përshkruajnë njeriun e natyrshëm. Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë. Ftojini studentët të rishikojnë thënien e Plakut Bednar në pjesën 2 të materialit të përgatitjes për të gjetur tipare të tjera që t’ia shtoni listës në tabelë.
-
Përzgjidhni njërin nga tiparet e njeriut të natyrshëm të renditura në tabelë. Si mund të ndikojë ai tipar te një marrëdhënie dashurie ose familjare?
Shkruajeni këtë frazë në tabelë: Burri ose Gruaja i/e Ndryshuar nga Jezu Krishti. Ftojini studentët të lexojnë te Mosia 3:19 dhe të kërkojnë mënyrën se si mund ta mposhtim njeriun e natyrshëm.
-
Si mund të na ndihmojë Shpirti i Shenjtë dhe Shpëtimtari për ta mposhtur njeriun e natyrshëm? (Studentët mund të japin përgjigje të ngjashme me parimin vijues: Kur i dëgjojmë nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, Jezu Krishti do të na ndihmojë ta zhveshim njeriun e natyrshëm dhe të bëhemi një shenjtor nëpërmjet Shlyerjes së Tij. Mund t’i përdorni edhe thëniet nga Plaku Bednar dhe Peshkopi Zherald Kosé në pjesën 3 të materialit të përgatitjes për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë këtë parim.)
Merreni parasysh të bëni një ose më shumë nga pyetjet vijuese për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre:
-
Si mund ta ndihmojë ky parim dikë që mund të ndihet sikur ai ose ajo nuk mund t’i kontrollojë orekset dhe impulset e njeriut të natyrshëm?
-
Cilat janë disa gjëra që Shpëtimtari i kupton rreth sfidave të një trupi fizik?
-
Çfarë keni mësuar rreth Shpëtimtarit nga mënyra se si Ai ju ka ndihmuar ta “zhvishni” ose mposhtni njeriun e natyrshëm dhe të bëheni më shumë si Ai? Si ju ka ndihmuar Shpirti i Shenjtë në këto përpjekje?
Për t’i ndihmuar studentët t’i zbatojnë të vërtetat që kanë mësuar në këtë mësim, paraqitni pyetje si ato në vijim dhe ftojini studentët t’i mbajnë shënim mendimet dhe përshtypjet e tyre. (Disa studentë mund të duan të shtojnë gjëra në përgjigjet e tyre nga veprimtaria “Shënojini Mendimet Tuaja” në fund të pjesës 3 të materialit të përgatitjes.)
-
Cilat nga cilësitë si të Krishtit, të përshkruara te Mosia 3:19, kam nevojë të zhvilloj më plotësisht?
-
Çfarë do të bëj për t’u mbështetur më plotësisht te Shpëtimtari dhe ndikimi i Shpirtit të Shenjtë që të më ndihmojë ta zhvesh njeriun e natyrshëm dhe ta zhvilloj këtë cilësi si të Krishtit?
-
Çfarë ndikimi mund të ketë ky ndryshim në marrëdhëniet familjare?
Nxitini studentët në përpjekjet e tyre për t’i mposhtur dobësitë e tyre dhe për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari. Merreni parasysh të dëshmoni se Zoti do t’i bekojë ata me fuqinë për t’i zhvilluar cilësitë e Tij dhe për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre familjare.
Për Herën Tjetër
Ftojini studentët të reflektojnë mbi atë që dinë rreth rëndësisë doktrinore të martesës mes një burri dhe një gruaje në planin e Perëndisë. Nxitini studentët teksa studiojnë mësimin 6 që të përpiqen fort ta thellojnë të kuptuarit e tyre për këtë doktrinë dhe domethënien që ajo ka për ta si dishepuj të Jezu Krishtit.