“Materiali i Mësuesit për Mësimin 7: Natyra dhe Qëllimi i Përjetshëm i Gjinisë”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 7”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme
Materiali i Mësuesit për Mësimin 7
Natyra dhe Qëllimi i Përjetshëm i Gjinisë
Gjinia jonë u përcaktua në jetën tonë para lindjes dhe është thelbësore në përmbushjen e planit të Atit tonë Qiellor për shpëtimin tonë dhe ekzaltimin në familje. Në këtë mësim, studentët do të kenë mundësi të shpjegojnë se si na ndihmon plani i Perëndisë që të kuptojmë rëndësinë e përjetshme të gjinisë sonë. Ky mësim gjithashtu do të japë udhërrëfim për studentët që mund të kenë pyetje lidhur me gjininë.
Sugjerime për Mësimdhënien
Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual.
Shënim: Mund të dëshironi të vini në dukje me studentët natyrën delikate të kësaj teme dhe të temave të tjera në këtë kurs dhe t’i kujtoni studentët që të marrin pjesë në diskutime në orën mësimore me dashurinë, ndjeshmërinë dhe të kuptuarit si të Krishtit. Bëni kujdes që të mos e përdorni doktrinën në një mënyrë që fton një shpirt akuze dhe ndëshkimi. Përkundrazi, ndiqni shembullin e Shpëtimtarit ndërkohë që jepni mësim në një mënyrë që sjell mirëkuptim, shpresë dhe shërim.
Ftojini studentët të përfytyrojnë se janë mësues i Shkollës të së Dielës për një klasë 14‑vjeçarësh që kanë pyetje rreth gjinisë. Një student pyet: “Përse ka rëndësi gjinia?”
Ftojini studentët të shqyrtojnë pjesën 1 të materialit të përgatitjes në dyshe ose grupe të vogla dhe të marrin parasysh se si do t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje nisur nga mësimet e Kishës. Pasi të lejoni kohë për diskutimin, ftoni dy studentë që të tregojnë se si do të përgjigjeshin.
Ndërkohë që studentët japin përgjigjet e tyre, ju mund të shqyrtoni së bashku vargjet te Zanafilla 1:26–27, paragrafin nga “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) dhe thënien e dytë të Plakut Dejvid A. Bednar që gjendet në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Më pas mund t’i ndihmoni studentët të përcaktojnë të vërteta si ajo që vijon: Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme. Sipas planit hyjnor, burrat dhe gratë kanë si qëllim të plotësojnë, kompletojnë dhe përsosin njëri‑tjetrin. (Kujtojuni studentëve se “kuptimi qëllimor i fjalës gjini në proklamatën mbi familjen është seksi biologjik në lindje” [Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.6.23]. Po ky kuptim i gjinisë ka për qëllim të përdoret gjatë gjithë këtij materiali të mësuesit, nëse nuk shënohet ndryshe.)
Ju mund të përdorni disa nga pyetjet ose veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar studentët që ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat që përcaktuan:
-
Si mund t’ju ndihmojë plani i shpëtimit që të kuptoni se “gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme”? (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”).
-
Në çfarë mënyrash shpirtrat e burrave dhe të grave e plotësojnë dhe e përsosin njëri‑tjetrin? (Shih thëniet nga Plaku Dejvid A. Bednar dhe Plaku Dejll G. dhe Motra Ruth L. Renland në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.) Çfarë shembujsh keni parë për aftësitë plotësuese të burrave dhe grave në përmbushjen e planit të Atit tonë Qiellor?
-
Ftojini studentët të renditni disa stereotipe tradicionale ose kulturore që u atribuohen qoftë burrave ose grave. Cili nga këta mund të mos ketë lidhje me identitetin dhe qëllimin tonë të përjetshëm në planin e Perëndisë? Cilat elemente të gjinisë sonë si mashkull apo femër janë thelbësore për identitetin dhe qëllimin tonë të përjetshëm?
Merrni parasysh të tregoni se si është bekuar jeta juaj nëpërmjet pasjes së një këndvështrimi të përjetshëm mbi gjininë dhe se si ka ndikuar ai këndvështrim në identitetin dhe qëllimin tuaj.
Zoti mund t’i udhërrëfejë dhe mbështetë ata që kanë ndjenja të mospajtimit me gjininë ose kanë pyetje të tjera që lidhen me gjininë.
Kujtojuni studentëve se pjesët 2 dhe 3 të materialit të përgatitjes trajtuan rrethanat në të cilat individët mund të kenë ndjenja të mospajtimit midis seksit të tyre biologjik dhe identitetit të tyre gjinor, mund të identifikohen si transgjinorë ose mund të kenë pyetje të tjera lidhur me gjininë.
-
Cilat mësime të veçanta nga pjesët 2 dhe 3 të materialit të përgatitjes ishin më domethënëset për ju? (Nëse nevojitet, jepuni studentëve kohë të shqyrtojnë pjesët 2 dhe 3 të materialit të përgatitjes.)
-
Si mund të jemi më të matur dhe më të ndjeshëm kur diskutojmë për gjininë me të tjerët dhe kur marrim parasysh realitetet e ndërlikuara të të tjerëve që mund t’i njohim ose mund t’i takojmë?
Kujtojuni studentëve se Kisha ka siguruar burime për t’i përkrahur individët që përjetojnë ndjenja të mospajtimit me gjininë në pjesën “Transgjinorët” te ChurchofJesusChrist.org.
Si një mënyrë për t’i ndihmuar studentët që t’i zbatojnë parimet e dhëna mësim në këtë mësim, ju mund të lexoni dhe diskutoni skenarin vijues si klasë (përshtateni situatën si të jetë e përshtatshme për t’i plotësuar më së miri nevojat e studentëve tuaj):
Ju mund të bëni pyetje si ato që vijojnë për t’i ndihmuar studentët të diskutojnë për skenarin:
-
Nëse Aleksandra do të kërkonte ndihmën tuaj, çfarë do ta këshillonit të bënte për të fituar një të kuptuar më të qartë për identitetin dhe qëllimin e saj të përjetshëm?
-
Çfarë mund t’i thoni Aleksandrës rreth mënyrës se si ju ka ndihmuar plani i Perëndisë të kuptoni identitetin dhe qëllimin tuaj të përjetshëm si burrë ose grua?
-
Si mund të jetë Aleksandra një forcë në Kishën e Zotit?
Mund të jetë e dobishme ta përfundoni diskutimin tuaj rreth Aleksandrës duke theksuar se ata që kanë pyetje rreth gjinisë së tyre ose të cilët përjetojnë ndjenja të mospajtimit me gjininë, mund të gëzojnë të gjitha bekimet e përjetësisë dhe anëtarësisë në Kishën e Shpëtimtarit nëse i nderojnë besëlidhjet e tyre dhe nuk e kryejnë ndryshimin e gjinisë së tyre. Mund të shqyrtoni me studentët paralajmërimin nga Presidenti Ouks në pjesën 3 rreth emërtimit publikisht të vetes sonë në mënyra që mund ta kufizojnë aftësinë tonë për të arritur qëllimet tona të përjetshme.
Për ta përfunduar mësimin, ftojini studentët të shënojnë se çfarë do të bëjnë për të treguar dashuri, dashamirësi dhe përfshirje ndaj kujto që ka ndjenja mospajtimi midis seksit të vet biologjik dhe identitetit të vet gjinor, ndaj kujto që identifikohet si transgjinor ose që ka pyetje të tjera lidhur me gjininë.
Mund të jepni dëshminë tuaj që edhe pse mund të mos kuptoni gjithçka lidhur me mospajtimin me gjininë ose tema të tjera që lidhen me gjininë, Shpëtimtari i kupton. Ai mund t’i udhërrëfejë dhe përkrahë ata që kthehen tek Ai.
Për Herën Tjetër
Nxitini studentët të lexojnë dhe të marrin në shqyrtim me kujdes materialin e përgatitjes për mësimin e ardhshëm mbi tërheqjen ndaj së njëjtës gjini. Mund t’i ftoni studentët të kërkojnë mënyra për ta kuptuar më mirë tërheqjen ndaj së njëjtës gjini dhe të marrin parasysh se si mund ta diskutojnë këtë gjë me respekt e ndjeshmëri.