Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 21: Rritja e Fëmijëve me Dashuri


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 21: Rritja e Fëmijëve me Dashuri”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 21”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

një familje kalon kohë së bashku

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 21

Rritja e Fëmijëve me Dashuri

Të jesh një prind nuk është e lehtë. Megjithatë, ne nuk jemi vetëm. Ndërkohë që shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Bredli D. Foster dha mësim: “Ati ynë Qiellor do që ne të kemi sukses sepse në të vërtetë, në fund të fundit, ata qenë fëmijët e Tij përpara se të ishin tanët” (“Nuk Është Kurrë Tepër Herët dhe Nuk Është Kurrë Tepër Vonë”, Liahona, nëntor 2015, f. 51). Ndërsa e studioni këtë mësim, merrni parasysh se si mund ta ndiqni shembullin e Atit tonë Qiellor në mënyrën se si t’i rritni fëmijët tuaj të tanishëm ose të ardhshëm.

Pjesa 1

Si mund t’i rrit fëmijët e mi me dashuri?

Profetët e ditëve të mëvonshme kanë shpallur: “Prindërit kanë një detyrë të shenjtë për të rritur fëmijët e tyre me dashuri” (Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë në Presidencën e Parë, sugjeroi një mënyrë se si prindërit mund ta përmbushin këtë përgjegjësi:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Në marrëdhëniet familjare dashuria vërtet shprehet nga koha, koha që kalojmë me familjen. Kalimi i kohës me njëri-tjetrin është kyçi për harmoni në shtëpi.” (“Për Gjërat që Kanë më Shumë Rëndësi”, Liahona, nëntor 2010, f. 21–22)

Prindërit dhe fëmijët mund të kalojnë kohë domethënëse së bashku në shumë mënyra. Ndërkohë që shërbente në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, Presidentja Suzan W. Taner dha mësim:

Presidentja Suzan W. Taner

“Një marrëdhënie e dashur kërkon biseda të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, lojëra, të qeshura dhe çaste pune. Unë … besoj se prindërit dhe fëmijët kanë nevojë të marrin pjesë në përvojat e përditshme, të zakonshme të njëri‑tjetrit.” (“Did I Tell You … ?”, Liahona, maj 2003, f. 75)

Edhe nëse mund të jetë më e lehtë për prindërit që ta bëjnë vetë një punë, “çaste[t] e punës” mund të ofrojnë mundësi të shkëlqyera që prindërit dhe fëmijët të bisedojnë së bashku. Të punuarit së bashku mund t’i ndihmojë gjithashtu prindërit që t’u mësojnë fëmijëve të tyre vlerën e punës dhe shmangien e përtacisë (shih Doktrina e Besëlidhje 68:31).

fëmijët ndihmojnë për të larë enët

Presidenti Uhtdorf tregoi mënyra të tjera se si prindërit mund të kalojnë kohë me fëmijët e tyre:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Meqë ‘asnjë sukses tjetër nuk mund të na dëmshpërblejë për dështimin’ [J. E. McCulloch, Home: The Savior of Civilization (1924), f. 42]; [brenda familjeve tona], ne duhet t’u japim përparësi të lartë familjeve tona. Ne ndërtojmë marrëdhënie të thella dhe të dashura familjare duke bërë gjëra të thjeshta së bashku, si vakti familjar e mbrëmja familjare, dhe thjesht duke u zbavitur së bashku.” (“Për Gjërat që Kanë më Shumë Rëndësi”, f. 21)

Siç vëren Presidenti Uhtdorf, kryerja e veprimtarive të shëndetshme zbavitëse mund të kontribuojë në marrëdhënie të suksesshme familjare (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”). Këto përvoja mund të ndihmojnë që të “krijoni lidhje kuptimplote familjare që u japin fëmijëve … një identitet më të fortë nga ai që mund të gjejnë në grupin e tyre të bashkëmoshatarëve ose në shkollë apo në ndonjë vend tjetër” (M. Rasëll Ballard, “Ajo që Është më e Rëndësishme Është Ajo që Duron më Gjatë”, Liahona, nëntor 2005, f. 43; Konferenca e Përgjithshme, tetor 2005, f. 61).

një baba dhe një fëmijë shtrihen në bar

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim parime që mund t’i udhëheqin prindërit kur zgjedhin veprimtaritë; që do të bëjnë me fëmijët e tyre:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Kur zgjedhim si ta kalojmë kohën si familje, duhet të kemi kujdes të mos e shpenzojmë kohën tonë për gjëra që janë thjesht të mira dhe të lëmë pak kohë për atë që është më e mirë apo më e mira. Një mik e çoi familjen e tij të re në një seri udhëtimesh për pushimet e verës, përfshirë vizita në vende historike të paharrueshme. Në fund të verës ai e pyeti djalin e tij adoleshent se cila nga këto aktivitete të mira të verës e kishte kënaqur më shumë. Babai mësoi nga përgjigjja dhe po kështu edhe të gjithë ata të cilëve ua tregoi. ‘Gjëja që më pëlqeu më shumë këtë verë’, u përgjigj djali, ‘ishte nata kur ti dhe unë u shtrimë në lëndinë, vështruam yjet dhe biseduam.’ Aktivitete familjare të mrekullueshme mund të jenë të mira për fëmijët, por ato nuk janë gjithmonë më të mira sesa koha e kaluar vetëm për vetëm me një prind të dashur” (“Mirë, Më Mirë, Më e Mira”, Liahona, nëntor 2007, f. 105)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Cilat janë disa mënyra se si i keni parë prindërit tuaj ose prindër që i njihni t’i rritin fëmijët e tyre me dashuri? Çfarë lloj veprimtarish doni të bëni me fëmijët tuaj në të ardhmen?

Pjesa 2

Si mund t’i disiplinoj fëmijët e mi në një mënyrë të dashur?

Një pjesë sfiduese e prindërimit mund të jetë disiplinimi i fëmijëve tuaj. Në këtë aspekt, ne mund të mësojmë nga Zoti, i cili tregoi se si të disiplinojmë me dashuri. Për shembull, kur anëtarët e hershëm të Kishës e vonuan ndërtimin e Tempullit të Kirtlandit, Ai i qorton ata. (Shënim: Të qortosh do të thotë të disiplinosh ose të korrigjosh.)

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 95:1, duke kërkuar arsyen përse Zoti i [qorton] pasuesit e Tij.

Mendoni se si këshilla vijuese nga Presidentja Taner mund t’i ndihmojë prindërit që t’i disiplinojnë fëmijët e tyre në një mënyrë si të Krishtit.

Presidentja Suzan W. Taner

“Ndonjëherë disiplina, që do të thotë ‘të japësh mësim’, ngatërrohet me kritikën. Fëmijët – ashtu si njerëzit e të gjitha moshave – e përmirësojnë sjelljen më shumë nga dashuria dhe inkurajimi sesa nga gjetja e fajit.” (“Did I Tell You … ?”, f. 74)

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i këshilloi prindërit të ishin të kujdesshëm në mënyrën se si e disiplinojnë dikë. (Shënim: Megjithëse ai po u fliste etërve, këshilla e tij vlen edhe për nënat.)

Plaku D. Tod Kristoferson

“Por me disiplinën një atë duhet të ushtrojë përkujdesje të veçantë që të mos ketë ndonjë gjë që madje i afrohet keqtrajtimit, për të cilin nuk ka kurrë shfajësim. Kur një atë jep korrigjim, qëllimi i tij duhet të jetë dashuria dhe udhërrëfyesi i tij Shpirti i Shenjtë:

‘Duke qortuar në kohën e duhur me mprehtësi, kur u nxite nga Fryma e Shenjtë; dhe atëherë duke treguar më pas rritje të dashurisë ndaj atij që e ke qortuar, që ai të mos të të vlerësojë si armikun e tij;

Që ai të mund ta dijë se besnikëria jote është më e fortë se zinxhirët e vdekjes’ [Doktrina e Besëlidhje 121:43–44].

Disiplina në modelin hyjnor nuk është aq rreth ndëshkimit sesa është rreth të ndihmuarit të një njeriu të dashur përgjatë shtegut të përmirësimit të vetvetes.” (“Etërit”, Liahona, maj 2016, f. 95)

një baba i jep mësim të birit

Për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë nga sjellja e tyre e gabuar dhe ta korrigjojnë atë, prindërit duhet të vendosin pasoja logjike për veprimet. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos vazhdojnë praktikat disiplinore që mund të pranohen në kulturat ose familjet e tyre, por që nuk përputhen me mësimet e Zotit.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha një këshillë shtesë:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Kur një fëmijë ka nevojë për korrigjim, ju mund t’i bëni vetes pyetjen: ‘Çfarë mund të them ose bëj që do ta bindte atë të zgjidhte një mënyrë më të mirë?’ Kur bëni një korrigjim të nevojshëm, bëjeni me qetësi, veçmas, me dashuri dhe jo në sy të të tjerëve. Nëse kërkohet qortim, tregoni menjëherë rritje të dashurisë, në mënyrë që të mos mbeten farat e inatit. Për të qenë bindës, dashuria juaj duhet të jetë e sinqertë dhe mësimet tuaja të bazuara në doktrinë hyjnore dhe parime të sakta.” (“Shpëtimi dhe Ekzaltimi”, Liahona, maj 2008, f. 9)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për rastet kur jeni korrigjuar nga Zoti ose Fryma e Shenjtë ju ka nxitur të ndryshoni në njëfarë mënyre. Çfarë mund të mësoni për disiplinimin e fëmijëve nga ato përvoja?

Pjesa 3

Si mund t’i mësoj fëmijët e mi ta duan dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit?

Udhëheqësit e Kishës në kohën tonë kanë ripohuar se “prindërit kanë një detyrë të shenjtë … për t’i mësuar [fëmijët e tyre] ta duan e t’i shërbejnë njëri‑tjetrit” (shih “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” ). Ndërsa shërbente në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, Presidentja Boni L. Oskarson dha këshillën vijuese rreth dashurisë dhe shërbimit ndaj pjesëtarëve të familjes sonë:

Presidentja Boni L. Oskarson

“Fillojeni shërbimin tuaj në vetë shtëpitë tuaja dhe brenda vetë familjeve tuaja. Këto janë marrëdhëniet që mund të jenë të përjetshme. Edhe nëse – e ndoshta sidomos nëse – situata juaj familjare është më pak e përsosur, ju mund të gjeni mënyra për të shërbyer, lartësuar dhe forcuar. Fillojeni nga aty ku jeni, duajini ata siç janë dhe përgatituni për familjen që doni të keni në të ardhmen. (“Nevojat përpara Vetvetes”, Liahona, nëntor 2017, f. 27)

Satani kërkon ta prishë dashurinë dhe shërbimin që mund të përjetojnë pjesëtarët e familjes në shtëpinë e tyre. Një mënyrë që ai e bën këtë është duke nxitur grindje.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 3 Nefi 11:29–30 dhe mendoni se si mund të gjejnë zbatim për familjet mësimet e Shpëtimtarit ndaj nefitëve.

Mbreti Beniamin duke dhënë mësim nga një kullë
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mbreti Beniamin u mësoi prindërve në kohën e tij se si duhet t’i ndihmonin fëmijët e tyre që të mësonin të jetonin dhe ndërvepronin me pjesëtarët e familjes së tyre. Lexoni te Mosia 4:14–15, duke kërkuar këshillën e mbretit Beniamin drejtuar prindërve.

fëmijët pastrojnë një dhomë së bashku
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim: “[Jezusi] na ka ofruar familjen si një shembull të një mjedisi ideal në të cilin mund të mësojmë se si të duam ashtu siç do Ai” (“Shembulli Ynë i Përkryer”, Liahona, nëntor 2009, f. 71). Mendoni për një rast kur Shpëtimtari i shërbeu me dashuri dikujt. Shkruani se si mund ta doni dhe t’i shërbeni një pjesëtari të familjes në këtë ose në një mënyrë tjetër si të Krishtit. Përgatituni t’ia tregoni mendimet tuaj klasës.