Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 18: Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 18: Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 18”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Materiali i Mësuesit për Mësimin 18

Sigurimi i të Ardhurave për Nevojat Materiale

Zoti u beson prindërve përgjegjësinë për të siguruar të ardhura për nevojat materiale të fëmijëve të tyre. Në këtë mësim, studentët do të hulumtojnë se si të qenit të mbështetur te vetja mund ta përmirësojë aftësinë e tyre për ta përmbushur këtë përgjegjësi. Studentët do të marrin gjithashtu ftesë që të përcaktojnë se si mund t’i përmirësojnë përpjekjet e tyre për të jetuar sipas parimeve të mençura financiare.

Sugjerime për Mësimdhënien

Prindërit janë përgjegjës për të siguruar për nevojat materiale të familjes së tyre.

Paraqiteni të vërtetën vijuese në tabelë: Prindërit kanë një detyrë të shenjtë për të siguruar për nevojat fizike të fëmijëve të tyre (shih Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org).

  • Çfarë ndjenjash apo pyetjesh keni për këtë detyrë të shenjtë?

  • Çfarë po bëni aktualisht për t’u përgatitur apo për ta përmbushur këtë detyrë?

Shkruajeni në tabelë fjalën mbështetja te vetja. Ftojini studentët të renditin në tabelë fjalë të cilat përshkruajnë dikë që është i mbështetur te vetja. Kërkojuni disa studentëve të tregojnë pse i zgjodhën ato fjalë.

  • Pse është e rëndësishme që ne të zhvillojmë mbështetjen te vetja? (Si pjesë e diskutimit tuaj, mund të përdorni mësimet te Doktrina e Besëlidhje 75:28–29 dhe mësime të tjera te pjesa 1 e materialit të përgatitjes. Më pas mund t’i ndihmoni studentët të përcaktojnë të vërteta si këto që vijojnë: Puna e zellshme i ndihmon prindërit të jenë të mbështetur te vetja dhe të sigurojnë për nevojat shpirtërore dhe materiale të familjes së tyre. Zhvillimi i mbështetjes te vetja na ndihmon të bëhemi më shumë si Shpëtimtari. Bërja të mbështetur te vetja e rrit aftësinë tonë për t’u shërbyer të tjerëve.)

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Dëgjojini me vëmendje komentet dhe përgjigjet e studentëve. Mësuesit ndonjëherë janë aq të shqetësuar për atë që do të thonë ose që do të bëjnë më pas, saqë nuk i kushtojnë me të vërtetë vëmendje asaj që po thonë studentët. Duke i vëzhguar dhe duke i dëgjuar me kujdes studentët, mësuesit mund t’i dallojnë nevojat e tyre dhe ta udhëheqin diskutimin nën drejtimin e Frymës së Shenjtë. Jini të gatshëm ta përshtatni planin tuaj mësimor për të trajtuar pyetjet, nevojat dhe shqetësimet e studentëve tuaj.

Nga pyetjet në vijim përzgjidhni ato që janë më të rëndësishme për studentët tuaj dhe diskutojini ato së bashku si klasë ose në grupe të vogla:

  • Si mendoni se të bërit i mbështetur te vetja përshtatet me planin e Atit Qiellor?

  • Cilat përvoja ju kanë ndihmuar ta çmoni vlerën e punës së zellshme? Çfarë bekimesh keni përjetuar nga puna e palodhur? (Merreni parasysh të shqyrtoni së bashku thënien e Plakut D. Tod Kristoferson për punën te pjesa 2 e materialit të përgatitjes.)

  • Çfarë përfitimesh mund të sjellë arsimimi për ne dhe familjet tona? Si mund të na ndihmojë ai që të bëhemi më shumë si Perëndia? (Nëse nevojitet, drejtojuni mësimeve rreth arsimimit në pjesën 2 të materialit të përgatitjes për ta thelluar diskutimin.)

  • Si ju ka ndihmuar Zoti, ose si mund t’ju ndihmojë Ai, të zhvilloni një etikë pune të zellshme ose të merrni më shumë arsimim? (Ndërkohë që diskutoni për këtë pyetje, merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Wagner’s Story [Historia e Vagnerit]” [02:05], i cili përfshihet te pjesa “Doni më Shumë?” e materialit të përgatitjes.)

    2:3

Shpjegoni se për t’i udhëhequr dhe bekuar fëmijët e Tij, Ati ynë Qiellor u ka caktuar disa përgjegjësi etërve dhe nënave. Shkruajeni ose paraqiteni thënien vijuese në tabelë: Nëpërmjet planit hyjnor, etërit janë përgjegjës për të siguruar gjërat e nevojshme për jetën për familjet e tyre (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”).

Ndihmojini studentët të kuptojnë që për shkak se rrethanat e çifteve dhe të familjeve ndryshojnë, në disa raste, si babai dhe nëna kanë nevojë të punësohen për të siguruar nevojat bazë të familjes së tyre.

  • Çfarë mësuat nga këshilla e Presidentit M. Rasëll Ballard rreth mënyrës se si një bashkëshort dhe një bashkëshorte mund t’i marrin këto lloj vendimesh? (Merrni parasysh t’i ftoni studentët të shqyrtojnë thënien e Presidentit Ballard në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)

  • Cilat janë mendimet tuaja rreth kësaj këshille? (Si pjesë e këtij diskutimi, merreni parasysh të përmblidhni artikullin “Striving to Become an Intelligent and Noble Mother” [Lilian Pagaduan-Villamor, Ensign, gusht 2018, f. 16–17]. Ky artikull përfshihet në pjesën “Doni më Shumë?” të materialit të përgatitjes.)

Dëshmoni se Ati Qiellor do t’i udhëheqë studentët në rrethanat e tyre të pashoqe ndërsa ata i studiojnë mësimet e profetëve dhe këshillohen së bashku me bashkëshortin/en e tyre dhe me Të.

Parimet e administrimit të mençur financiar mund të na udhëheqin për të siguruar për familjen tonë.

Ftojini studentët t’i rishikojnë shkurtimisht fragmentet e shkrimit të shenjtë që i përzgjodhën për veprimtarinë e studimit në pjesën 3 të materialit të përgatitjes. (Ju mund të keni nevojë t’u jepni studentëve kohë që të shqyrtojnë disa fragmente.)

Organizojini studentët në dyshe ose në grupe të vogla. Ftojini ata t’i tregojnë njëri-tjetrit parimet financiare që mësuan nga këto fragmente të shkrimit të shenjtë dhe të diskutojnë pyetjen vijuese (ju mund të doni ta paraqitni këtë pyetje në tabelë):

  • Si mund t’ju bekojë ju personalisht apo familjen tuaj vënia në zbatim e këtyre parimeve të mençura financiare?

Më poshtë është një listë parimesh që studentët mund të përcaktojnë nga fragmentet e shkrimit të shenjtë që janë dhënë në materialin e përgatitjes:

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë që t’i tregojnë klasës parimet që përcaktuan. Më pas shkruajeni ose paraqiteni parimin vijues në tabelë: Duke vënë në zbatim parime të mençura financiare, individët dhe familjet mund ta përmirësojnë qëndrueshmërinë e tyre financiare dhe t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë.

  • Kur keni përjetuar bekime ju ose familja juaj nga vënia në zbatim e parimeve të mençura financiare?

  • Çfarë mund të mësojmë për Zotin dhe karakterin e Tij nga fakti që Ai na ka siguruar parime financiare si këto?

Merreni parasysh t’u jepni studentëve kohë për të reflektuar mbi atë që kanë mësuar për t’u bërë të mbështetur te vetja, për të zhvilluar një etikë pune të zellshme, për të marrë arsimim ose trajnim profesional dhe për të vënë në zbatim parime të mençura financiare. Ftojini studentët të shënojnë një gjë që mund të fillojnë të bëjnë, ose të vazhdojnë ta bëjnë, për të forcuar mbështetjen e tyre te vetja dhe përpjekjet e tyre për të jetuar sipas këtyre parimeve. (Si pjesë të kësaj veprimtarie, ju mund t’i ftoni studentët të shqyrtojnë atë që shkruan në përgjigje të nxitjes te rubrikaShënojini Mendimet Tuaja në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.)

Mbylleni duke dhënë dëshminë tuaj për dëshirën që ka Zoti për të na ndihmuar të sigurojmë për nevojat tona materiale.

Për Herën Tjetër

Ftojini studentët të mendojnë rreth asaj që vlerësojnë te nëna e tyre ose te një figurë nëne në jetën e tyre. Nxitini të marrin parasysh vlerën e nënave ndërkohë që studiojnë materialin e përgatitjes për mësimin 19. Ju mund t’i ftoni studentët të shkruajnë një shënim vlerësimi për nënën e tyre ose për një figurë nëne.