Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 19: Përgjegjësitë e Shenjta të Nënave


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 19: Përgjegjësitë e Shenjta të Nënave”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 19”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Materiali i Mësuesit për Mësimin 19

Përgjegjësitë e Shenjta të Nënave

Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Nuk ka rol në jetë më thelbësor e më të përjetshëm se a[i] i mëmësisë” (“Bija të Perëndisë”, Liahona, maj 2008, f. 108). Në këtë mësim, studentët do të shpjegojnë natyrën dhe vlerën e përjetshme të mëmësisë dhe të edukimit të të tjerëve. Ata do të diskutojnë se si e mishëron Shpëtimtari edukimin. Studentët do të praktikojnë gjithashtu që t’u shpjegojnë të tjerëve parime rreth mëmësisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Përcaktoni ritmin. Shmangeni shpenzimin e një kohe të gjatë me pjesën e parë të mësimit dhe pastaj nxitimin në pjesën e mbetur të tij. Ndërsa përgatiteni, llogaritni se sa kohë do t’u nevojitet studentëve për t’u përfshirë në çdo pjesë të mësimit duke përdorur metodat që keni zgjedhur. Përshtatini metodat sipas nevojës bazuar te nevojat dhe interesat e studentëve tuaj.

Nënat kanë një përgjegjësi të shenjtë për të edukuar.

Paraqiteni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson:

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Gjatë karrierës sime profesionale si doktor në mjekësi, herë pas here më pyesnin pse zgjodha ta bëja atë punë të vështirë. Unë u përgjigjesha me mendimin tim se puna më e lartë dhe më fisnike në këtë jetë është ajo e një nëne. Meqenëse atë mundësi nuk e pata, mendova se kujdesi për të sëmurët mund t’i afrohej. …

Shumë vjet më parë Presidenca e Parë lëshoi një deklaratë që ka pasur një ndikim të thellë dhe afatgjatë tek unë. ‘Mëmësia’, shkruan ata, ‘është pranë hyjnueshmërisë. Ajo përbën shërbimin më të lartë, më të shenjtë që njerëzimi mund të bëjë. Ajo e vendos atë që e nderon thirrjen dhe shërbimin e saj të shenjtë pranë engjëjve’” [në James R. Clark, përmb., Messages of the First Presidency of The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints (1975), 6:178]. (“Our Sacred Duty to Honor Women”, Ensign, maj 1999, f. 38)

  • Çfarë ju bën përshtypje te kjo thënie e Presidentit Nelson dhe pse?

  • Si do ta shpjegonit natyrën e përjetshme të rolit të mëmësisë?

  • Si lidhet roli i mëmësisë me të gjitha gratë, përfshirë ato që nuk kanë pasur fëmijë? (Nëse është e nevojshme, ftojini studentët të rishikojnë thëniet nga Motra Sheri L. Dju dhe Presidenti Nelson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Ndihmojini studentët të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Çdo grua është një nënë për arsye të vendmbërritjes së saj të përjetshme [hyjnore] [shih Rasëll M. Nelson “Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Liahona, nëntor 2018, f. 68].)

  • Çfarë nënkupton kjo e vërtetë për ju dhe gratë që njihni?

Merreni parasysh të sillni në klasë ose të shfaqni figura të një bime të shëndetshme dhe të një bime të vyshkur.

një trëndafil i shëndetshëm
trëndafila të vyshkur

Ftojini studentët të mendojnë rreth asaj që mund të jetë bërë për bimën e shëndetshme që nuk u bë për bimën e tharë.

  • Si mund të krahasohet kujdesi për bimët me edukimin e njerëzve? (Sipas nevojës, rishikojeni me studentët përkufizimin për edukimin të dhënë nga Presidentja Suzan W. Taner në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)

Paraqiteni thënien vijuese nga proklamata për familjen: Nënat janë kryesisht përgjegjëse për edukimin e fëmijëve të tyre (shih ChurchofJesusChrist.org).

  • Çfarë dhuratash u ka dhënë Ati Qiellor grave për t’i ndihmuar ato që ta përmbushin këtë përgjegjësi të shenjtë? (Si pjesë e diskutimit, ju mund t’i rishikoni me studentët thëniet nga Motra Nill F. Mariot dhe Presidenti Henri B. Ajring në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)

Shpjegoni se Jezu Krishti është shembulli i përkryer për edukimin. Ftojini studentët të rishikojnë fragmentet e shkrimit të shenjtë që studiuan në pjesën 2 të materialit të përgatitjes, duke kërkuar atë që mund të mësojnë rreth edukimit nga shembulli i Shpëtimtarit. Ftojini disa studentë të shprehin mendimet e tyre.

Nënat luajnë një rol të shenjtë dhe thelbësor në planin e Perëndisë.

Ftojini gratë në klasë që t’i përgjigjen pyetjes vijuese:

  • Çfarë mendimesh, ndjenjash apo shqetësimesh keni rreth të qenit nënë?

Më pas bëjini klasës pyetjet vijuese:

  • Çfarë trysnish mund të ndiejë një grua lidhur me mëmësinë në kulturën tonë?

  • Çfarë ndryshimesh mund të shihni midis mënyrës sesi disa njerëz e shohin mëmësinë dhe mënyrës se si e sheh Perëndia mëmësinë? (Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund t’i drejtojini studentët te thëniet nga Presidenti Nelson dhe Plaku D. Tod Kristoferson në pjesën 3 të materialit të përgatitjes. Ndihmojini studentët të përcaktojnë një të vërtetë si ajo që vijon: Lindja dhe kujdesi për fëmijët e Perëndisë është pjesë përbërëse e veprës dhe lavdisë së Perëndisë.)

  • Përse lindja (kur është e mundur) dhe kujdesi për fëmijët janë të rëndësishme në planin e Atit Qiellor për lumturinë?

Paraqitni një pamje të luftëtarëve të rinj. Ftojini studentët të tregojnë atë që dinë rreth besimit të këtyre të rinjve (shih Alma 56:45–48; 57:21–26).

Two Thousand Young Warriors [Dy Mijë Luftëtarë të Rinj], nga Arnold Friberg
  • Çfarë ndikimi patën nënat e luftëtarëve të rinj në jetën e bijve të tyre dhe në sigurinë e kombit nefit?

Në përgatitje për orën mësimore, studentët u ftuan t’i dërgonin një shënim nënës së tyre ose një figure nëne që e ka bekuar jetën e tyre. Ju mund t’i ftoni disa studentë të tregojnë se si kanë ndikuar në jetën e tyre gratë të cilave ata u shkruan. Ose, nëse shumica e studentëve nuk shkruan një shënim, ju mund t’i ftoni ata të shpenzojnë disa minuta kohë duke shkruar një mesazh në celular ose një mesazh me postë elektronike gjatë orës së mësimit.

Kërkojuni studentëve të zgjedhin një nga shembujt vijues të cilat përshkruajnë opinione ose qëndrime që mund të hasin në mediat shoqërore. Ftojini të shkruajnë një përgjigje hipotetike që ata mendojnë se mund ta trajtojë në mënyrë të efektshme këtë ndjenjë. (Nëse studentët kanë një shembull nga jeta reale që do të preferonin ta përdornin në vend të kësaj, ftojini ta përdorin atë shembull.) Nxitini studentët të përdorin atë që kanë mësuar në studimin nga ana e tyre të materialit përgatitor dhe nga përvoja vetjake, si dhe të japin dëshmi, teksa formulojnë përgjigjen e tyre.

  • Një mik e portretizon mëmësinë si humbje të potencialit të vërtetë të një gruaje, duke thënë se zgjedhja për të pasur një familje në vend të një karriere do të kufizonte atë që një grua mund të bëjë dhe të arrijë në jetë.

  • Një shoqe ndihet e pavlerësuar – ajo mendon se çka bën për fëmijët e saj nuk ka rëndësi dhe se ajo nuk është mjaft e mirë si nënë.

  • Një shoqe shqetësohet: “Po sikur të mos jem tipi që edukon? Si mund të jem vallë lloji i nënës që Zoti do që unë të jem?”

  • Një shoqe ndien dhimbje të thellë ngaqë ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë mundur të kenë fëmijë.

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme, ftojini disa prej tyre që do të donin ta tregojnë atë që shkruan, që ta bëjnë këtë.

Merreni parasysh të shfaqni materialin filmik “Just a Mom” [“Veç një Nënë”] (01:02).

1:2

Për ta përfunduar mësimin, ju mund t’i ftoni studentët të marrin parasysh se çfarë mund të bëjnë ose për ta përmbushur rolin e tyre të shenjtë si nëna ose për t’i mbështetur gratë pranë tyre në këtë rol. Nxitini studentët të mbështeten në ndihmën e Zotit ndërsa i bëjnë këto përpjekje. Dëshmoni ose ftojeni një student të dëshmojë për rëndësinë e mëmësisë në planin e Atit Qiellor.

Për Herën Tjetër

Ftojini studentët t’i marrin parasysh rolet e etërve teksa studiojnë materialin e përgatitjes për mësimin 20. Studentët mund të dëshirojnë të shkruajnë një shënim mirënjohjeje për babanë e tyre ose një figurë babai që e ka bekuar jetën e tyre.