Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 9: Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 9: Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë” Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 9”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Materiali i Mësuesit për Mësimin 9

Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

Marrja e ordinancave të tempullit për veten tonë dhe për paraardhësit tanë të vdekur na fuqizon dhe na ndihmon të ndërtojmë familjen tonë të përjetshme. Historia familjare dhe shërbimi në tempull janë gjithashtu thelbësorë për ta ndihmuar Atin Qiellor që të bashkojë familjen e Tij. Si rrjedhojë e këtij mësimi, studentët do të jenë në gjendje të shpjegojnë disa nga bekimet që mund të marrim nëpërmjet shërbimit në tempull dhe për historinë familjare. Studentët gjithashtu do të ftohen të përcaktojnë mënyrat se si mund t’i fillojnë ose t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar paraardhësit e tyre të vdekur dhe të kryejnë ordinanca për ta në tempull.

Sugjerime për Mësimdhënien

Ati Qiellor dëshiron t’u japë fuqi dhe forcë fëmijëve të Tij.

Merrni parasysh ta filloni mësimin duke paraqitur pyetjen e mëposhtme dhe duke i ftuar studentët që t’i renditin përgjigjet e tyre në tabelë:

Si të rinj e të reja në moshë madhore në botë sot, për çfarë fuqie ose bekimi shpirtëror keni veçanërisht nevojë dhe pse?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë paragrafin e tretë të proklamatës për familjen (shih “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Kërkojuni studentëve të shpjegojnë atë që dinë rreth rolit të besëlidhjeve dhe ordinancave në planin e Perëndisë.

(Jepuni kohë studentëve për t’i shqyrtuar me kujdes thëniet nga Presidenti Rasëll M. Nelson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Ftojini ata të tregojnë atë që mësuan nga Presidenti Nelson rreth ordinancave dhe besëlidhjeve të priftërisë. Ndërsa studentët tregojnë, ndihmojini të përcaktojnë të vërteta si ato që vijojnë: Marrja e ordinancave dhe besëlidhjeve mund t’i forcojnë martesat dhe familjet tona. Ndërsa i marrim dhe i respektojmë ordinancat e priftërisë dhe besëlidhjet, Perëndia na bekon me fuqinë e Tij (shih edhe Doktrina e Besëlidhje 109:22).

  • Në çfarë mënyrash ju kanë fuqizuar ose forcuar ju dhe familjen tuaj ordinancat dhe besëlidhjet e priftërisë? (Studentët u ftuan ta përsiatin këtë pyetje në materialin e përgatitjes.)

Mund të dëshmoni për një ose më shumë nga këto bekime në vetë jetën dhe familjen tuaj. Nxitini studentët të shkojnë drejt marrjes së ordinancave të tempullit nëse nuk i kanë marrë ende ato dhe t’i respektojnë besëlidhjet që kanë bërë.

Ati ynë Qiellor dëshiron shpëtimin e të gjithë familjes së Tij.

Merreni parasysh t’i ndani studentët në grupe të vogla për të bërë veprimtarinë vijuese. Jepini çdo grupi një kopje të fletushkës vijuese. (Ose mund të përgatitni një të ngjashme me të nëse doni ta përshtatni situatën për ta bërë më domethënëse për rrethanat e studentëve tuaj.) Ftojini grupet që të ndjekin udhëzimet në fletushkë.

Doktrina e Shëlbimit të të Vdekurve

Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme – Mësimi 9

Lexojeni situatën vijuese dhe diskutojini pyetjet shoqëruese si grup.

Një mike që i përket një besimi tjetër shkoi në shtëpinë e hapur të një tempulli kohët e fundit. Atje, ajo dëgjoi njerëz që përmendnin kryerjen e ordinancave për paraardhësit tanë të vdekur. Disa ditë më vonë, ajo ju pyet: “Pse kisha juaj bën ceremoni për të vdekurit?”

  • Si do t’i përgjigjeshit pyetjes së mikes suaj? (Pasi ta keni diskutuar këtë pyetje, grupi juaj mund të shqyrtojë thënien nga Presidenti Jozef F. Smith në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Mund të shqyrtoni së bashku edhe vargun te 1 Korintasve 15:29.)

  • Çfarë mund të na mësojë doktrina e shëlbimit të të vdekurve rreth karakterit, dëshirave dhe shtrirjes së ndikimit të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Doktrina e Shëlbimit të të Vdekurve

Pamja
fletushka e mësuesit

Pas një kohe të mjaftueshme, ftoni një ose dy studentë të tregojnë atë që mësuan nga diskutimet e tyre në grup.

Shqyrtojeni së bashku vargun te Doktrina e Besëlidhje 128:15 dhe diskutoni pyetjet vijuese:

  • Sipas këtij vargu, pse është thelbësore për ne që t’i marrim ordinancat e tempullit në emër të paraardhësve tanë të vdekur? (Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruani në tabelë një të vërtetë si ajo që vijon: Shpëtimi i paraardhësve tanë të vdekur është i nevojshëm dhe thelbësor për vetë shpëtimin dhe përsosjen tonë.)

  • Si mendoni, përse shpëtimi i paraardhësve tanë është i nevojshëm për vetë shpëtimin dhe përsosjen tonë?

  • Si po bëhemi më shumë si Shpëtimtari duke i zbuluar paraardhësit tanë të vdekur dhe duke i marrë ordinancat në tempull në emrin e tyre? (Nëse doni, mund t’i ftoni studentët të shqyrtojnë thënien nga Presidenti Gordon B. Hinkli në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.

Ftojini studentët të reflektojnë mbi mënyrën si ndihen kundrejt Shpëtimtarit për përpjekjet e Tij për të bërë diçka që ata nuk e bëjnë dot për vetveten. Më pas ftojini ata të marrin parasysh se si mund të ndihen paraardhësit tanë të vdekur kur marrin ordinancat shpëtuese nga të tjerë, të cilat nuk i marrin dot vetë.

Zoti i bekon ata që bëjnë shërbim në tempull dhe për historinë familjare.

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Bëni ftesa që nxitin zbatimin. Studentët e thellojnë të mësuarit e tyre për ungjillin kur i vënë në zbatim parimet e vërteta dhe të vërtetat doktrinore. Të vepruarit me besim i ndihmon ata të bëhen të kthyer në besim te Shpëtimtari dhe të marrin bekimet që Ai ua premton atyre që janë të bindur. Teksa përgatiteni për t’i ndihmuar studentët në klasë, jepuni përparësinë e duhur pyetjeve dhe veprimtarive që nxitin zbatimin.

Merreni parasysh t’i ftoni studentët të cilët janë në gjendje ta përdorin pajisjen e tyre elektronike që të shkojnë te FamilySearch.org ose te programi FamilySearch Family Tree. (Mund edhe t’ia paraqitni klasës këndin e internetit ose programin apo të sugjeroni që studentët pa pajisje ta ndajnë me një shok klase që e ka një të tillë.) Eksplorojini së bashku disa nga funksionet e këndit të internetit ose programit. Mund të përdorni funksionin “Të Afërmit Përreth Meje” për t’i ndihmuar studentët të shohin se çfarë lidhjeje familjare kanë me njëri-tjetrin. Merreni në shqyrtim se cilat nga pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme për t’u diskutuar:

  • Çfarë përvoje keni pasur me bërjen e historisë familjare?

  • Çfarë ju pengon ose ju ka penguar në të shkuarën për të mos e bërë historinë familjare? Si i keni kapërcyer këto lloj pengesash? Si mund t’ju ndihmojë Zoti në përpjekjet tuaja?

  • Nëse keni marrë ordinanca tempulli në emër të paraardhësve tuaj, çfarë ndjenjash patët në atë kohë?

Mund të shfaqni materialin filmik “The Promised Blessings of Family History” (3:24) (i cili përmendet edhe te pjesa 2 e materialit të përgatitjes).

Merrni parasysh t’u kërkoni studentëve të renditin disa nga bekimet që Zoti dhe udhëheqësit e Kishës së Tij ua kanë premtuar atyre që marrin pjesë në shërbimin në tempull dhe për historinë familjare.

Ftojini studentët të reflektojnë mbi fuqinë shpirtërore ose bekimet për të cilat kanë veçanërisht nevojë në këtë kohë (ftojini që ta shqyrtojnë listën në tabelë nga fillimi i mësimit). Kërkojuni studentëve të tregojnë ose të dëshmojnë për kohën kur i kanë përjetuar këto lloj bekimesh teksa kanë marrë pjesë në shërbimin në tempull dhe për historinë familjare.

Jepuni studentëve disa minuta kohë që të shënojnë se si mund ta zbatojnë atë që kanë mësuar në këtë mësim. Nxitini të vendosin një synim që e ndiejnë se mund ta përmbushin për të marrë pjesë rregullisht në shërbimin në tempull dhe për historinë familjare. Ata mund të mbajnë shënim gjithashtu bekimet që shpresojnë të marrin nga bërja e kësaj.

Shënim: Gjeni mundësi teksa mblidheni me klasën tuaj në të ardhmen për t’i pyetur studentët se si po ecin me synimet e tyre për tempullin dhe historinë familjare.

Për Herën Tjetër

Në mbarim të orës mësimore ose gjatë javës mund t’i ftoni studentët të intervistojnë një çift që është vulosur në tempull. Ftojini studentët ta pyesin çiftin se si është ndikuar martesa e tyre nga besëlidhjet që bënë kur u vulosën dhe se si po kërkojnë ata së bashku që t’i afrohen më shumë Perëndisë.

Shtyp në Letër