Instituti
Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 1: Studimi i Doktrinës së Familjes së Përjetshme


“Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 1: Studimi i Doktrinës së Familjes së Përjetshme”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 1”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një bashkëshort dhe një bashkëshorte e lumtur me fëmijën e tyre të vogël

Materiali i Përgatitjes së Orës Mësimore për Mësimin 1

Studimi i Doktrinës së Familjes së Përjetshme

Mirë se vini në kursin Familja e Përjetshme! Të vërtetat që do të mësoni gjatë gjithë këtij kursi, të ndërthurura me veprimin sipas nxitjeve që ndieni, mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj të afroheni më shumë me Perëndinë dhe të merrni të gjitha bekimet që Ai dëshiron për ju. Ju do të jeni gjithashtu më në gjendje t’i ndihmoni të tjerët për të bërë të njëjtën gjë.

Teksa e studioni materialin vijues të përgatitjes për mësimin 1, merrini parasysh bekimet dhe gëzimin që Ati Qiellor dëshiron që të përjetojnë të gjithë fëmijët e Tij dhe mënyrën se si lidhet ai me familjet.

Shënim: Materiali i përgatitjes do të sigurojë një bazë për përvojën tuaj në klasë. Studimi përpara orës mësimore i materialit të përgatitjes së çdo mësimi, do t’ju ndihmojë të keni një përvojë më të thellë, më domethënëse të të mësuarit kur të frekuentoni orën mësimore.

Pjesa 1

Çfarë ndryshimi mund të sjellë në jetën time vetjake dhe familjare mirëbesimi te dashuria dhe urtësia e përsosur e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Ne rrethohemi nga opinione dhe informacione të ndryshueshme rreth temës së familjes. Nganjëherë pikëpamja e pranuar nga shoqëria rreth familjes është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me planin e Atit Qiellor. Sa më shumë që i njohim dhe i kuptojmë Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe karakterin e Tyre, aq më shumë mund t’u mirëbesojmë mësimeve dhe këshillave të Tyre, përfshirë ato për çështjet familjare. Teksa e bëjmë këtë, ne mund të mësojmë t’i shohim gjërat sikurse i shohin Ata – nga një këndvështrim i përjetshëm.

Pamja
një e re në moshë madhore duke studiuar shkrimet e shenjta
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 26:24; Mosia 4:9 dhe Isaia 55:8–9 dhe kërkoni të vërteta rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund t’ju ndihmojnë t’u mirëbesoni Atyre. Merreni parasysh të shenjoni atë që gjeni.

Mendoni rreth mënyrës se si përshkrimet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në këto fragmente të shkrimeve të shenjta mund të ndikojnë te mënyra se si zgjidhni t’i shihni çështjet dhe pyetjet delikate për sa i përket familjes. Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Riçard G. Skot

Si Ati juaj, qëllimi i Tij është lumturia juaj e përjetshme, zhvillimi juaj i vazhdueshëm, kapaciteti juaj në rritje. Dëshira e Tij është që ta ndajë me ju gjithçka që Ai ka. (“Obtaining Help from the Lord”, Ensign, nëntor 1991, f. 86)

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Në një përpjekje profetike për të “lajmëruar dhe paralajmëruar” kundër mashtrimeve të botës, Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve nxori një proklamatë për familjen në vitin 1995 (shih Gordon B. Hinckley, “Stand Strong against the Wiles of the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 100). Lexoni dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” (ChurchofJesusChrist.org) dhe merrni parasysh atë që na mëson rreth bekimeve dhe lumturisë që Ati Qiellor dëshiron për ju dhe familjen tuaj. Ju mund të shenjoni prova të dashurisë dhe dëshirave të Tij për lumturinë tuaj.

Pamja
një familje me shumë breza
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për disa çështje ose pyetje të tanishme shoqërore që trajtohen nga të vërtetat e shpallura në proklamatën mbi familjen. Çfarë vlere ka t’i mirëbesoni urtësisë dhe këndvështrimit të përjetshëm të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit më shumë sesa urtësisë dhe këndvështrimit të botës mbi këto tema?

Pjesa 2

Si mund të krijojmë një mjedis të sigurt për të diskutuar çështje delikate?

Mendoni rreth situatës, dinamikave dhe sfidave tuaja familjare. Si ndryshon familja juaj nga familjet e tjera që njihni? Disa nga ndjenjat më të forta janë të lidhura me familjet tona. Kur e diskutojmë doktrinën e familjes, ne duhet të mbajmë mend që situatat dhe përvojat familjare të të tjerëve mund të jenë të ndryshme nga tonat. Mbajtja mend e këtij fakti mund të na ndihmojë të jemi më të dashur, më të ndjeshëm dhe më respektues në mënyrën se si e diskutojmë doktrinën për familjen. Duke e bërë këtë, ne përgatitemi më mirë që Fryma e Shenjtë të na japë mësim më thellësisht rreth familjeve dhe qëllimeve të Atit tonë Qiellor.

Pamja
diskutim në klasë
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Jezu Krishti është shembulli ynë i përsosur i pasjes së dashurisë hyjnore për individët në të gjitha rrethanat. Lexoni te Moroni 7:45–48. Mendoni për raste në jetën tuaj kur Shpëtimtari ka treguar dashuri hyjnore dhe merreni parasysh ndryshimin që ka sjellë kjo për ju.

Si dishepuj të Jezu Krishtit, ne po përpiqemi të bëhemi më tepër si Ai në gjithçka që themi dhe bëjmë. Kërkohet ushtrim për t’i dëgjuar të tjerët, për ta mësuar dhe shpërndarë të vërtetën në mënyra të dashura, delikate dhe të respektueshme. Kur i trajtojmë me dashuri hyjnore bisedat delikate mbi temat e lidhura me familjen, ne po sillemi si Shpëtimtari. Nëse jemi të gatshëm, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë ta dimë rolin tonë në krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi plot dashuri, respekt dhe përfshirës në klasë për të mësuar të vërtetën.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

Lutja ime sot është për qindra mijëra fëmijë, të rinj dhe të rinj në moshë madhore, të cilët nuk vijnë, prej këtyre familjeve, le të themi, “ideale”. Nuk flas vetëm për të rinjtë që kanë përjetuar vdekjen, divorcin apo besimin e pakësuar të prindërve të tyre, por edhe për dhjetëra mijëra të rinj dhe të reja prej ngado në botë që e përqafojnë ungjillin pa një nënë ose baba që vjen në Kishë me ta.

Këta shenjtorë të rinj të ditëve të mëvonshme hyjnë në Kishë me besim të madh. Ata shpresojnë që në të ardhmen të krijojnë familjen ideale në vetë jetën e tyre. Me kalimin e kohës, ata bëhen një pjesë e rëndësishme e forcës sonë misionare, e të rinjve të drejtë dhe e atyre që gjunjëzohen në një altar për të filluar vetë familjen e tyre.

Ne do të vazhdojmë të japim mësim modelin e Zotit për familjen, por tani me milionat e anëtarëve dhe shumëllojshmërinë që kemi … , ne duhet të jemi edhe më të kujdesshëm e më të ndjeshëm. …

… Le të mendojmë për ta, le t’i mirëpresim ata, le t’i përqafojmë ata dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për ta forcuar dashurinë e tyre për Shpëtimtarin. (“Kushdo që i Pranon Ata, më Pranon Mua”, Liahona, maj 2016, f. 49–50, 52)

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Reflektoni mbi përvojat tuaja vetjake dhe ndryshimin që mund të sillni duke i trajtuar me dashuri hyjnore diskutimet e temave delikate rreth familjes. Mbajini shënim ato që mund të bëni për t’i ndihmuar të tjerët të ndiejnë se i duan dhe i respektojnë, ndërkohë që diskutoni tema të tilla nga një këndvështrim i të vërtetës së përjetshme.

Shtyp në Letër