Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13: Dhurata Hyjnore dhe Përgjegjësia e Shenjtë për Intimitetin Seksual


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13: Dhurata Hyjnore dhe Përgjegjësia e Shenjtë për Intimitetin Seksual”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme (2022)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13”, Materiali i Mësuesit – Familja e Përjetshme

Pamja
një çift i ri i ulur bashkë

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 13

Dhurata Hyjnore dhe Përgjegjësia e Shenjtë për Intimitetin Seksual

Seksualiteti njerëzor është një dhuratë e shenjtë që është qendrore për planin e shpëtimit. Sidoqoftë, në një botë të mbingopur me imazhe seksuale dhe mesazhe konfliktuale, mund të jetë e lehtë të ndiheni të pasigurt ose të pështjelluar rreth domethënies dhe qëllimit të seksualitetit. Ndërsa studioni, kërkoni ta kuptoni më mirë rolin e shenjtë dhe të rëndësishëm që luan intimiteti seksual në planin e Atit Qiellor për lumturinë dhe merreni në shqyrtim si kjo njohuri mund ta bekojë jetën tuaj.

Pjesa 1

Si mund të bekohem nga të kuptuarit se intimiteti seksual mund të jetë një pjesë e bukur dhe e shenjtë e martesës?

Ati ynë Qiellor na ka dhënë dëshira seksuale dhe fuqinë e riprodhimit. Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, shpjegoi: “Fuqia për të krijuar jetë në vdekshmëri është fuqia më e lartë që Perëndia u ka dhënë fëmijëve të Tij” (“The Great Plan of Happiness”, Ensign, nëntor 1993, f. 74). Plaku Dejl G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe Motra Ruth Libert Renland dhanë mësim: “Shprehja jonë e përshtatshme e seksualitetit bën të mundur që plani i Perëndisë të shpaloset në tokë dhe në përjetësitë, duke na kualifikuar për t’u bërë si Ati ynë Qiellor” (“The Divine Purposes of Sexual Intimacy”, Ensign, gusht 2020, f. 16).

Në planin e Atit Qiellor për lumturinë “intimiteti fizik midis bashkëshortit e bashkëshortes synohet që të jetë i bukur dhe i shenjtë. Ai është shuguruar nga Perëndia për krijimin e fëmijëve dhe për shprehjen e dashurisë midis bashkëshortit e bashkëshortes (Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.6.5, ChurchofJesusChrist.org). Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi gjithashtu: “Marrëdhëniet intime … janë një prej shprehjeve bazë të natyrës e potencialit tonë hyjnor dhe një mënyrë për të forcuar lidhjet emocionale dhe shpirtërore midis bashkëshortit dhe bashkëshortes” (“Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 42).

Intimiteti seksual është një mënyrë e rëndësishme për ta lidhur bashkëshorten dhe bashkëshortin më afër njëri-tjetrit. Intimiteti mund t’i referohet edhe afërsisë intelektuale, emocionale dhe shpirtërore.

Në kopshtin e Edenit, Adami dhe Eva filluan të mësonin rreth rëndësisë së intimitetit në martesë.

Pamja
Adami dhe Eva, nga Jay Bryant Ward
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Zanafilla 2:18, 21–24 dhe merreni në shqyrtim se si martesa ka për qëllim ta bashkojë një bashkëshort dhe një bashkëshorte nga ana intelektuale, emocionale, shpirtërore dhe fizike. (Shënim: Në këtë kontekst, brinja mund të simbolizojë afërsinë dhe bashkëpunimin; bashkohet do të thotë të kapesh ose të qëndrosh pranë dikujt dhe “një mish i vetëm” [vargu 24] mund të nënkuptojë një bashkim intelektual, emocional, shpirtëror dhe seksual.)

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth bërjes “një mish i vetëm” në martesë:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Intimiteti njerëzor ruhet për një çift të martuar, sepse ai është simboli përfundimtar i një bashkimi të plotë, një plotësi dhe një bashkim i shuguruar dhe i përcaktuar nga Perëndia. Që nga Kopshti i Edenit e më tej, martesa kishte për qëllim të nënkuptonte një shkrirje të plotë të një burri dhe një gruaje – të zemrave, shpresës, jetës, dashurisë, familjes, të ardhmes së tyre, të çdo gjëje. Adami tha për Evën se ajo ishte kocka e kockave të tij dhe mishi i mishit të tij, dhe se ata duhej të ishin ‘një mish i vetëm’ në jetën e tyre së bashku [shih Zanafilla 2:23–24].” (“Personal Purity”, Ensign, nëntor 1998, f. 76.)

Pamja
duart e një çifti duke formuar një zemër
Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si mund të bekohen një bashkëshort dhe një bashkëshorte duke e parë intimitetin seksual si një simbol të shkrirjes “[s]ë zemrave, shpresës, jetës, dashurisë, familjes, të ardhmes së tyre, të çdo gjëje”?

Pjesa 2

Si mund ta shtojë dëshirën dhe zotimin tim për ta jetuar ligjin e dëlirësisë të parit e trupit fizik ashtu siç e sheh Perëndia?

Për shkak të rolit të bukur dhe të shenjtë që Perëndia e ka shuguruar intimitetin seksual të luajë në martesë: “[Ai] ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis burrit dhe gruas ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, ChurchofJesusChrist.org). Zoti na urdhëron të jemi moralisht të pastër në mendimet, dëshirat dhe veprimet tona. Kjo përfshin përmbajtjen nga aktiviteti seksual përpara martesës dhe të qenit tërësisht besnikë brenda martesës (shih Eksodi 20:14; Alma 39:3–5; Doktrina e Besëlidhje 59:6). Ky urdhërim njihet si ligji i dëlirësisë.

Është e rëndësishme të mbajmë mend se trupi ynë nuk është i pavarur nga fryma jonë. Zoti dha mësim se “fryma e trupi janë shpirti i njeriut.” (Doktrina e Besëlidhje 88:15). Për sa i përket lidhjes mes trupit dhe frymës, Plaku Holland dha mësim:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Trupi është një pjesë thelbësore e shpirtit. Kjo doktrinë e dallueshme dhe shumë e rëndësishme e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme nënvizon arsyen përse mëkati seksual është kaq i rëndë. Ne shpallim se një person që e përdor trupin e një tjetri, të dhënë nga Perëndia, pa miratimin hyjnor, abuzon vetë frymën e atij individi, abuzon qëllimin kryesor dhe proceset e jetës.” (“Personal Purity”, f. 76.)

Apostulli Pal dha shpjegim të mëtejshëm për lidhjen e shenjtë mes trupit dhe shpirtit kur dha mësim se “trupi nuk është për kurvëri [aktivitet seksual jashtë martesës], po për Zotin, dhe Zoti për trupin” (1 Korintasve 6:13).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Korintasve 6:19–20 dhe kërkoni mënyrën se si i sheh Zoti trupat tanë fizikë.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Pse është çorientuese ta shohësh intimitetin seksual si një përvojë thjesht fizike që ka për qëllim të japë kënaqësi fizike?

Pjesa 3

Çfarë mund të bëj për ta rritur kapacitetin tim për ta jetuar ligjin e dëlirësisë?

Siç ndodh me të gjitha urdhërimet e Perëndisë, ligji i dëlirësisë ka për qëllim të na sjellë paqe e lumturi më të madhe. Për shembull, shkrimet e shenjta na ndihmojnë të kuptojmë se të jetuarit e ligjit të dëlirësisë mund ta rritë vetëbesimin tonë në praninë e Perëndisë, të na mbrojë nga vuajtja emocionale dhe marrëdhëniet e dëmtuara, si dhe të parandalojë një humbje të Shpirtit (shih Doktrina e Besëlidhje 121:45; Jakobi [LiM] 2:31–35; Doktrina e Besëlidhje 42:23; 63:16). Mbajtja e ligjit të dëlirësisë mund të na mbrojë gjithashtu nga marrja e sëmundjeve të dëmshme dhe të sigurojë që fëmijët të lindin brenda lidhjeve të martesës.

Përjetimi i ndjenjave seksuale është normale. Është e rëndësishme të mësojmë si t’i kanalizojmë këto ndjenja në mënyra që i miraton Zoti. Edhe po keni synimet më të mira, mund të ketë raste kur ndiheni të tunduar që të jepeni në mënyra të papërshtatshme ndaj dëshirave tuaja seksuale. Kur të ndiheni të tunduar, drejtohuni te Zoti dhe Ai do “t’ju japë … rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni” (1 Korintasve 10:13; shih edhe Alma 13:28).

Pamja
Imazh i Krishtit, nga Heinrich Hofmann

Mbajeni mend, “Jezu Krishti … e njeh dobësinë e njeriut dhe se si të ndihmojë ata që tundohen” (Doktrina e Besëlidhje 62:1). Teksa i drejtoheni Zotit për ndihmë, kërkojeni udhërrëfimin e Tij në lidhje me hapat praktikë që mund të ndërmerrni për “t[‘i] fren[uar] të gjitha pasionet … tua[ja], që të mund të mbushe[ni] me dashuri” (Alma 38:12).

Motra Uendi W. Nelson, bashkëshortja e Presidentit Rasëll M. Nelson, dha mësim:

Pamja
Motra Uendi W. Nelson

“Pastërtia vetjake është çelësi drejt dashurisë së vërtetë. Sa më të pastra të jenë mendimet dhe ndjenjat, fjalët dhe veprimet tuaja, aq më e madhe është aftësia juaj për të dhënë dhe për të marrë dashuri të vërtetë. …

… Bëni gjithçka që nevojitet, për t’i mbajtur mendimet, ndjenjat, fjalët dhe veprimet tuaja të pastra. Ftojeni Shpirtin që t’ju udhëheqë. Ai do t’ju ndihmojë! …

… E vërteta është që, sa më të pastër të jeni, aq më i mrekullueshëm do të jetë intimiteti juaj martesor.” (“Dashuria dhe Martesa” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 8 janar, 2017], ChurchofJesusChrist.org.)

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u dha këshillën vijuese individëve, marrëdhëniet e të cilëve po bëhen më serioze:

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Ju e dini se keni emocione të forta fizike dhe pasione që duhen kontrolluar dhe sunduar me kujdes. … Vendosini kufijtë tuaj. Mbillini ato kufij thellë në gjithçka që bëni së bashku, që të mos të shkelen ose lëvizen teksa ndieni emocion të fortë për njëri-tjetrin.” (“Complete Honesty, Unselfish Humility” [takim shpirtëror në universitetin “Brigam Jang” – Ajdaho, 14 shkurt 2017], byui.edu.)

Pamja
një çift duke biseduar

Nëse e keni shkelur ligjin e dëlirësisë, mbajeni mend se nëpërmjet besimit tuaj te Jezu Krishti dhe pendimit të sinqertë, Zoti mund t’ju falë e t’ju bëjë sërish të pastër (shih Isaia 1:16–18; Doktrina e Besëlidhje 58:42–43). Do t’ju nevojitet të flisni edhe me peshkopin ose presidentin tuaj të degës. Ai është autorizuar që t’ju ndihmojë ta zgjidhni mëkatin me Zotin dhe mund t’ju japë ndihmë dhe përkrahje të mëtejshme.

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Mbajini shënim në një fletore ose program për mbajtje shënimesh kufijtë ose caqet që keni vendosur apo keni nevojë të vendosni për të ruajtur pastërtinë seksuale të vetes suaj dhe të atyre me të cilët dilni në takime. Nëse jeni të martuar, çfarë caqesh keni vendosur për t’u siguruar që t’i mbeteni plotësisht besnik/e bashkëshortes/it suaj/tuaj?

Shtyp në Letër