“Materiali i Mësuesit për Mësimin 5: Të Bëhemi Populli i Besëlidhjes së Zotit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 5”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm
Materiali i Mësuesit për Mësimin 5
Të Bëhemi Populli i Besëlidhjes së Zotit
Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim se bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve me Jezu Krishtin “do ta hapë derën drejt çdo bekimi dhe privilegji shpirtëror në dispozicion” të të gjithë njerëzve (“Teksa Ecim Përpara së Bashku”, Liahona, prill 2018, f. 7). Në këtë mësim, studentëve do t’u jepet mundësia për të treguar se si bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve të ungjillit me Jehovën mund t’ua bekojë jetën dhe atë që mund të bëjnë për ta forcuar zotimin e tyre për të ecur me besnikëri në shtegun e besëlidhjeve.
Sugjerime për Mësimdhënien
Jezu Krishti zbulon se Ai është Jehova, Perëndia i Dhiatës së Vjetër.
Paraqiteni deklaratën vijuese: “Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam” (Gjoni 8:58). Kujtojuni studentëve që Jezusi e bëri këtë deklaratë pasi disa skribë dhe farisenj refuzuan ta pranonin shpalljen e Tij se Ai është Drita e Botës dhe se Ai po bënte punën e Atit të Tij. Ata kërkuan të dinin se kush ishte Ai në të vërtetë (shih Gjoni 8:25). Pasi t’ua jepni këtë kontekst, mund të jetë e dobishme të shfaqni materialin filmik “Jesus Declares: I Am the Light of the World; the Truth Shall Make You Free” [“Jezusi Deklaron: Unë Jam Drita e Botës; E Vërteta do t’ju Bëjë të Lirë”] (nga kodi kohor 03:38 deri në 04:26) dhe diskutojini pyetjet vijuese:
-
Pse kjo deklaratë nga Shpëtimtari bëri që skribët dhe farisenjtë të përpiqeshin ta vrisnin Atë me gurë? (Mund të jetë e rëndësishme ta shqyrtoni kontekstin për kapitullin tek Eksodi 3 dhe pastaj të lexoni vargjet 13–14 të atij kapitulli dhe thënien nga Plaku Brus R. Mek-Konki në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Ndihmojini studentët të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Jezu Krishti ishte Jehova, Perëndia i Dhiatës së Vjetër dhe I Madhi Unë Jam.)
-
Çfarë na mësojnë emrat Jehova dhe Unë Jam rreth natyrës së Jezu Krishtit? (Teksa studentët tregojnë atë që mësuan nga pjesa 1 e materialit të përgatitjes, ju mund t’i shkruani fjalët vijuese në tabelë: i pandryshueshëm, i përjetshëm dhe vetekzistues.) Si ju ndihmon dijenia se Jezu Krishti është i pandryshueshëm, i përjetshëm dhe vetekzistues që t’i mirëbesoni Atij?
Mund t’i ftoni disa studentë të tregojnë pse i mirëbesojnë Zotit.
Jehova na fton të bëjmë dhe t’i mbajmë besëlidhjet e shenjta.
Merreni parasysh të pyetni:
-
Pse mund të kemi vetëbesim te besëlidhjet që bëjmë me Zotin? (Në diskutimin tuaj, sigurohuni që studentët ta kuptojnë përkufizimin e fjalës besëlidhje, që gjendet në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)
Për t’i ndihmuar studentët të mendojnë më thellësisht rreth domethënies së përjetshme të bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Zotin, merreni parasysh të diskutoni skenarin vijues.
Ftojeni gjysmën e klasës të shqyrtojë thënien e Plakut D. Tod Kristoferson në pjesën 2 dhe të kërkojë bekimet e ecjes në shtegun e besëlidhjeve. Kërkojini gjysmës tjetër të klasës të shqyrtojë vargjet tek Abraham 2:8–11 dhe të kërkojë bekimet e premtuara për mbajtjen e besëlidhjes së Abrahamit.
Pasi t’u jepni studentëve kohë për shqyrtim, mund t’i caktoni studentët në dyshe me dikë që studioi tekstin tjetër dhe t’u kërkoni atyre të tregojnë se si të vërtetat që përcaktuan mund ta ndihmonin Gëzimin për ta riformuluar këndvështrimin e tij për besëlidhjet.
Për t’i ndihmuar studentët ta ndiejnë të vërtetën dhe rëndësinë e besëlidhjeve të ungjillit, mund të diskutoni për një ose më shumë nga pyetjet vijuese:
-
Si mendoni, pse Jezu Krishti kërkon që ne të bëjmë besëlidhje për të marrë bekimet e Tij më të mëdha? Si është bekuar jeta juaj nga bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve?
-
Cila është lidhja ndërmjet besëlidhjes së Abrahamit dhe tempullit të shenjtë? (Nëse dëshironi, mund të lexoni thënien e Presidentit Nelson në pjesën 2 dhe t’i ndihmoni studentët të kuptojnë se vetëm nëpërmjet tempullit mund ta marrim dhuratën e jetës së përjetshme, gjë që është bekimi më i lartë i besëlidhjes së Abrahamit. Nëse do t’i ndihmonte studentët tuaj, mund të përcaktoni besëlidhjet që bëjmë gjatë dhurimit në tempull, të cilat renditen në artikullin “About the Temple Endowment” [“Rreth Dhurimit në Tempull”] [temples.ChurchofJesusChrist.org]. Më pas, mund t’i ftoni studentët të tregojnë se si janë bekuar ose mund të bekohen nga bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve të tempullit. Ose mund të dëgjoni dëshminë e Presidentit Nelson për besëlidhjen e Abrahamit në materialin filmik “Special Witness–President Nelson” [“Dëshmitar i Veçantë – Presidenti Nelson”] [03:28] dhe t’i ftoni studentët të tregojnë se çfarë kanë ndier teksa kanë mësuar rreth besëlidhjes së Abrahamit.)
2:3
Më pas, mund t’u jepni kohë studentëve për të shënuar një bekim nga një besëlidhje të cilin e dëshirojnë, dhe atë që mund të bëjnë për ta marrë atë bekim. (Pasi studentët t’i shënojnë mendimet e tyre, nëse dëshironi, mund të jepni perspektivën vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Disa bekime vijnë shpejt, disa vijnë vonë dhe disa nuk vijnë derisa të jemi në qiell; por për ata që e përqafojnë ungjillin e Jezu Krishtit, ato vijnë” [“An High Priest of Good Things to Come”, Ensign, nëntor 1999, f. 38].)
Për Herën Tjetër
Përpara orës së ardhshme mësimore, merreni parasysh t’u dërgoni studentëve mesazhin vijues: A dëshironi të dini se çfarë mund t’ju mësojë rreth Jezu Krishtit një qengj, një kornizë dere, një bukë pa maja, barërat e këqija dhe një bastun? Për ta zbuluar, studiojeni materialin e përgatitjes për mësimin 6.