Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 22: Pjesëmarrja me Jezu Krishtin në Rivendosjen e Vazhdueshme


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 22: Pjesëmarrja me Jezu Krishtin në Rivendosjen e Vazhdueshme”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 22”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Materiali i Mësuesit për Mësimin 22

Pjesëmarrja me Jezu Krishtin në Rivendosjen e Vazhdueshme

Presidenti Rasëll M. Nelson dëshmoi: “Ne jemi dëshmitarë të një procesi të rivendosjes. Nëse mendoni se Kisha është rivendosur plotësisht, ju po shihni vetëm fillimin. Shumë më tepër gjëra do të vijnë” (“Latter-day Saint Prophet, Wife and Apostle Share Insights of Global Ministry”, 30 tetor 2018, newsroom.ChurchofJesusChrist.org). Në këtë mësim studentët do të përcaktojnë se çfarë ata bëjnë ose mund të bëjnë për të marrë pjesë në Rivendosjen e vazhdueshme. Gjithashtu ata do të marrin parasysh ndihmën që mund të marrin nga Shpëtimtari teksa bëjnë punën e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jezu Krishti e drejton punën e Rivendosjes së vazhdueshme.

Paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Nelson (ose mund të shfaqni materialin filmik “President Nelson—What Does the Restoration Mean to You?” [“Presidenti Nelson – Çfarë Domethënie Ka Rivendosja për Ju?” [01:06] dhe thjesht paraqitni pyetjen e fundit te thënia):

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Pavarësisht se ku jetoni apo se cilat janë rrethanat tuaja, Zoti Jezu Krisht është Shpëtimtari juaj dhe profeti i Perëndisë Jozef Smithi është profeti juaj. Ai u parashugurua përpara themelimit të tokës që të ishte profeti i kësaj periudhe të fundit ungjillore, kur ‘asgjë nuk do të mbahet’ prej shenjtorëve. Zbulesa vazhdon të rrjedhë nga Zoti gjatë këtij procesi të vazhdueshëm të rivendosjes.

Çfarë do të thotë për ju që ungjilli i Jezu Krishtit është rivendosur në tokë?” (“Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 88; theksimi i shtuar)

1:6

Ftojini disa studentë t’i përgjigjen pyetjes së Presidentit Nelson dhe të tregojnë se çfarë do të thotë Rivendosja për ta. Më pas mund të pyetni:

  • Çfarë do të thotë për ju që Rivendosja është një proces i vazhdueshëm?

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Bëni pyetje që ndjekin ecurinë, të cilat frymëzojnë të mësuarit në mënyrë më të thellë. Kur studentët t’u japin përgjigje pyetjeve, të shprehin ndjenjat ose të ofrojnë ide, dëgjojeni me vëmendje atë që thonë dhe mënyrën se si e thonë atë. Dalloni nëse një pyetje që ndjek ecurinë mund t’i ndihmojë studentët të mendojnë më thellësisht, të mbështeten te përvoja e tyre vetjake apo të shqyrtojnë ndjenjat e zemrave të tyre. Pyetjet që ndjekin ecurinë duhet të jenë të natyrshme, jo të sforcuara. Ato duhet të jenë përfshirëse, jo imponuese.

Ftojini studentët të tregojnë shembuj të Rivendosjes së vazhdueshme. (Mund të jetë e dobishme të shqyrtoni thënien nga Plaku LeGrand R. Kurtis i Riu në pjesën 1 të materialit të përgatitjes dhe të tregoni një ose dy shembuj që i keni përcaktuar.) Teksa studentët tregojnë, ju mund t’i ndalni dhe të bëni pyetje që ndjekin ecurinë, të tilla si këto:

  • Si ju ka ndihmuar [shembulli i studentit] juve ose dikë që e njihni për t’u afruar më pranë Jezu Krishtit?

  • Si mendoni se [shembulli i studentit] mund të na ndihmojë që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë?

  • Si e ka forcuar [shembulli i studentit] dëshminë tuaj se kjo është puna e Zotit?

Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë më plotësisht rëndësinë e mbledhjes së Izraelit në Rivendosjen e vazhdueshme, merrni parasysh të paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Nelson: “Mbledhj[a e Izraelit] është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në tokë sot” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, f. 8, ChurchofJesusChrist.org).

Ftojini studentët të gjejnë disa minuta për të shqyrtuar pjesën 2 të materialit të përgatitjes dhe të kërkojnë arsyet pse mbledhja e Izraelit është kaq e rëndësishme. Më pas mund t’i vini të interpretojnë me role me një partner ose si klasë se si do t’u jepnin përgjigje një ose më shumë prej skenarëve vijues:

  • Shpjegojini një klase seminari në një shkollë të mesme rreth rëndësisë së mbledhjes së Izraelit.

  • Tregojini dikujt që nuk është i besimit tonë se si mbledhja e Izraelit mund t’i bekojë të gjithë njerëzit.

  • Shpjegojini mënyrat se si mund ta ndihmojmë Zotin në mbledhjen e Izraelit një anëtari të Kishës që ndihet i pasigurt për mënyrën se si mund të ndihmojë.

Pas interpretimit me role mund ta ftoni një student të lexojë me zë të lartë thënien nga Presidenti Diter F. Uhtdorf në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Mund të siguroni ca kohë për studentët që t’i mbajnë shënim mendimet e tyre rreth pyetjeve vijuese:

  • Si do t’i përshkruanit përpjekjet tuaja për ta çuar më tej punën e Zotit në Rivendosjen e vazhdueshme?

  • Çfarë është një ndihmesë që mund ta bëni tani për ta çuar më tej punën e Tij? (Merreni parasysh ta shqyrtoni thënien nga Presidentja Boni H. Kordën në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)

Shpëtimtari punon me ne teksa bëjmë punën e Tij.

Merrni parasysh të tregoni skenarin vijues:

Maria ka marrë një thirrje të re në lagjen e saj dhe ndihet e mbingarkuar. Ndërsa largohet nga zyra e peshkopit, ajo thotë me vete: “Si mund ta bëj vallë këtë thirrje? Thjesht nuk jam e mirë sa duhet. Ka njerëz të tjerë që janë shumë më të kualifikuar. Ndoshta duhet t’i kërkoj peshkopit që të gjejë dikë tjetër.”

  • Çfarë këshille do t’i jepnit Maries?

Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet te Jakobi [LiM] 5:70–72, Doktrina e Besëlidhje 38:7 dhe Doktrina e Besëlidhje 49:27 dhe kërkoni një parim që mund ta ndihmojë Marien. Studentët mund të përcaktojnë një parim si ai që vijon: Ndërsa bëjmë punën e Zotit, Ai është mes nesh dhe punon me ne.

  • Si mund ta ndihmojë Marien njohuria që Shpëtimtari punon me ne? Si mund t’ju ndihmojë ju kjo njohuri?

  • Përse është e rëndësishme të dini se Ati ishte me Shpëtimtarin gjatë shërbesë së Tij në vdekshmëri? (Mund të shqyrtoni thënien nga Plaku Kim B. Klark në pjesën 3 të materialit të përgatitjes për t’i ndihmuar studentët që t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje.)

  • Kur keni ndier siguri se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ishin me ju teksa bënit punën e Tyre?

Studentët mund të reflektojnë mbi gatishmërinë e Shpëtimtarit për të punuar me ta ndërkohë që bëjnë punën e Tij. Teksa reflektojnë, ju mund të paraqitni listën vijuese me pika dhe t’i ftoni studentët të lexojnë strofën e përzgjedhur nga secili himn. Nxitini studentët t’i mbajnë shënim mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth asaj që lexojnë.

Për ta përfunduar orën mësimore, ju mund t’i kërkoni një ose dy studentëve të tregojnë përvojën e tyre që lidhet me këtë të vërtetë: Ndërsa bëjmë punën e Zotit, Ai është mes nesh dhe punon me ne.

Për Herën Tjetër

Merreni parasysh t’i nxitni studentët disa ditë përpara orës së ardhshme mësimore që të studiojnë materialin e përgatitjes për mësimin 23. Mund të dërgoni mesazhin vijues: Shiko materialin filmik “Prepare for the Second Coming” [“Përgatitu për Ardhjen e Dytë”] (01:00) dhe merr parasysh se si materiali në mësimin 23 mund të të ndihmojë të përgatitesh për kthimin e Jezu Krishtit.

2:3