“Materiali i Mësuesit për Mësimin 24: Mirëbesimi te Jezu Krishti si Gjykatësi Ynë”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 24”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm
Materiali i Mësuesit për Mësimin 24
Mirëbesimi te Jezu Krishti si Gjykatësi Ynë
Në dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” lexojmë: “Secili nga ne do të qëndrojë për t’u gjykuar prej Tij [Shpëtimtarit tonë] sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrave tona” (ChurchofJesusChrist.org). Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të shprehin qartë pse ne mund të kemi siguri të plotë te Jezu Krishti si gjykatësi ynë. Ata do të kenë gjithashtu mundësi për ta vlerësuar atë që mund të bëjnë për t’u përgatitur për Gjykimin e Fundit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Jezu Krishti është gjykatësi ynë.
Tregoni skenarin vijues:
-
Po të mund të zgjidhnit një gjykatës për mikun tuaj, çfarë cilësish do të donit më së shumti që të zotërojë gjykatësi?
-
Çfarë shqetësimesh do të kishit po t’i mungonte gjykatësit një ose më shumë nga cilësitë që përcaktuam? (Për shembull, po sikur gjykatësi të ishte i dhembshur por jo i drejtë ose i drejtë por jo i dhembshur?)
Kujtojuani studentëve që ata u ftuan të përgatiteshin për orën mësimore duke përcaktuar një tipar nga jeta e Shpëtimtarit që demonstron se ne mund t’i mirëbesojmë Atij që të jetë një gjykatës i drejtë. Jepuni studentëve pak minuta për ta rishikuar tiparin që përcaktuan ose, nëse është e nevojshme, për të përcaktuar një. Më pas kërkojuni të formojnë grupe të vogla dhe jepuni fletushkën vijuese.
Pasi të lejoni kohë të mjaftueshme për diskutim, mund t’i ftoni disa studentë të tregojnë se si ndihen rreth faktit që Jezu Krishti është gjykatësi i tyre.
Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrës sonë.
Ftojini studentët t’i rishikojnë në heshtje vargjet te Zbulesa 20:12 dhe Doktrina e Besëlidhje 137:9 dhe të shënojnë një të vërtetë rreth mënyrës se si do të gjykohemi. Kërkojuni disa studentëve të tregojnë të vërtetën që përcaktuan. Duke përdorur idetë e studentëve, nëse dëshironi, mund të shënoni në tabelë një të vërtetë të ngjashme me atë në vijim: Secili prej nesh do të qëndrojë përpara Zotit dhe do të gjykohet sipas veprave të tij dhe dëshirave të zemrës së tij. Për ta thelluar kuptueshmërinë e studentëve, mund të bëni një ose më shumë nga pyetjet vijuese:
-
Si mendoni, përse janë të rëndësishme veprat tona në Gjykimin e Fundit? (Vini në dukje se veprat mund të përfshijnë zbatimin e urdhërimeve, marrjen e ordinancave, nderimin e besëlidhjeve, pendimin dhe shërbimin ndaj të tjerëve.)
-
Si mendoni, pse do të gjykohemi edhe sipas mendimeve dhe dëshirave të zemrës sonë? (Nëse dëshironi, mund të shpërndani thënien vijuese nga Presidenti Ouks: “Dëshirat sipas të cilave veprojmë, përcaktojnë se si po ndryshojmë, atë që po arrijmë dhe cilët po bëhemi” [“Dëshirë”, Liahona, maj 2011, f. 42].)
-
Pse është e rëndësishme ta vlerësojmë rregullisht mënyrën se si dëshirat, fjalët dhe veprimet tona po ndikojnë te njeriu që po bëhemi? (Merreni parasysh të shqyrtoni thënien nga Presidenti Ouks në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)
Kujtojuani studentëve se Alma i Riu bëri pyetje depërtuese që mund të na ndihmojnë ta vlerësojmë se çfarë njeriu po bëhemi. Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet tek Alma 5:15–16, 19, 26–27 dhe të reflektojnë për së paku një pyetje që është më domethënëse për jetën e tyre. Pasi t’u lini kohë të mjaftueshme për reflektim të heshtur, nxitni një ose dy studentë të tregojnë se si i ka ndihmuar ose mund t’i ndihmojë ata gjetja e kohës për reflektim të brendshëm të sinqertë, që të bëhen më të ngjashëm me Shpëtimtarin.
Sikurse sugjeron Alma, ftojini studentët ta imagjinojnë veten duke qëndruar përpara Perëndisë për t’u gjykuar.
-
Çfarë mund të ndieni në këtë çast? Përse?
-
Kë do të donit më së shumti të ishte me ju?
-
Pse është e rëndësishme ta kuptojmë se krahas të qenit gjykatësi ynë, Jezu Krishti është edhe Avokati ynë me Atin? (Mund të rishikoni se çfarë do të thotë që Jezu Krishti është avokati ynë [shih te pjesa 2 e materialit të përgatitjes].)
Lexoni me zë të lartë te Doktrina e Besëlidhje 45:3–5 dhe ftojini studentët të imagjinojnë sikur Jezu Krishti po flet posaçërisht në mbrojtje të tyre.
-
Si mund të ndiheshit po ta dëgjonit Jezu Krishtin duke mbrojtur çështjen tuaj përpara Atit Qiellor? (Nëse dëshironi, mund të shqyrtoni thënien e Plakut Dejll G. Renland në pjesën 2 të materialit të përgatitjes për t’u siguruar që studentët ta kuptojnë se Shpëtimtari nuk po i del kundër vullnetit të Atit si Avokati ynë.)
-
Si mund t’i sjellë shpresë të kuptuarit dhe pranimi i rolit të Shpëtimtarit si Avokati ynë dikujt që ndien se ai ose ajo nuk do të jetë kurrë i/e mirë mjaftueshëm/me për t’u rikthyer në praninë e Perëndisë?
-
Çfarë mund të bëni sot për t’i treguar Zotit se dëshironi që Ai të jetë Avokati juaj?
Mund të dëshmoni se Zoti jo vetëm që do të ndërhyjë për ne në Gjykimin e Fundit, por edhe që Ai është i gatshëm të jetë Avokati ynë sot (shih te Doktrina e Besëlidhje 29:5–6). Ai do ta mbrojë çështjen tonë teksa e kërkojmë ndihmën e Tij. Mund edhe të shfaqni materialin filmik “Jesus Christ Is Our Advocate” [“Jezu Krishti Është Avokati Ynë”] (00:48) me Plakun D. Tod Kristoferson, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Për Herën Tjetër
Për t’i nxitur studentët ta lexojnë materialin e përgatitjes përpara orës së ardhshme mësimore, merrni parasysh t’u dërgoni një mesazh të ngjashëm me sa vijon: Teksa studion materialin e përgatitjes për mësimin 25, pyete veten: “Çfarë ndikimi është duke pasur dishepullimi im i përditshëm te fati im i përjetshëm?”