Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20: Gjetja e Vendit Tim në Tufën e Bariut të Mirë


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20: Gjetja e Vendit Tim në Tufën e Bariut të Mirë”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

The Lord Is My Shepherd [Zoti Është Bariu Im], nga Simon Dewey

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 20

Gjetja e Vendit Tim në Tufën e Bariut të Mirë

Kur ndiheni të vetmuar, të humbur, të trishtuar ose të harruar, ku drejtoheni për ngushëllim? Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Unë gjej paqe të qëndrueshme te dijenia se ‘Zoti është bariu im’ [Psalmeve 23:1; theksimi i shtuar] dhe se Ai e njeh dhe e ka nën kujdesin e Tij secilin prej nesh” (“Kujdestaria si një Bari për Shpirtrat”, Liahona, nëntor 2018, f. 111). Teksa studioni, merreni parasysh se si mund të gjeni “paqe të qëndrueshme” duke arritur të dini se Bariu i Mirë ka dashuri vetjake për ju dhe që zgjat.

Pjesa 1

Si mund ta di që Bariu i Mirë kujdeset për mua?

Në kohët biblike një bari i vërtetë i donte delet e tij dhe kujdesej për to. Secilës dele i vihej një numër dhe një emër. Bariu do t’i çonte delet e tij çdo ditë drejt ushqimit dhe ujit. Kur delet humbnin udhën, bariu do t’i kërkonte. Natën delet viheshin në një vend të rrethuar për mbrojtje që quhej vathë. Bariu do të qëndronte i shtrirë te porta e vathës për t’i mbrojtur delet e veta nga grabitqarët.

një bari duke e prirë tufën e tij

Në të kundërt, një rrogëtar kujdesej për një tufë delesh vetëm ngaqë paguhej për ta bërë këtë gjë. Ai nuk i donte delet. Sapo shfaqej një shenjë rreziku, një rrogëtar do t’i braktiste delet (shih Gjoni 10:12–13).

Duke përdorur këtë shëmbëlltyrë plot simbolizëm, Jezusi dha mësim se Ai është Bariu i Mirë.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Gjoni 10:11, 14–16 ose shikoni materialin filmik “The Good Shepherd and Other Sheep I Have” [“Bariu i Mirë dhe Dele të Tjera që Unë Kam”] (03:16) dhe merrni parasysh se çfarë mund të mësojmë rreth Jezu Krishtit si Bariu i Mirë.

3:18

Kur Jezu Krishti iu shfaq lamanitëve dhe nefitëve pas Ringjalljes së Tij, Ai u tha se ata ishin “dele[t e] tjera” për të cilat Ai u foli njerëzve në Jerusalem (3 Nefi 15:21.). Ai shpjegoi se kishte ende “dele të tjera” që gjithashtu do ta dëgjonin e shihnin Atë (shih 3 Nefi 16:1–3). Shpëtimtari shpalli: “Unë i njoh delet e mia dhe ato janë të numëruara” (3 Nefi 18:31).

Going Home [Duke Shkuar në Shtëpi], nga Yongsung Kim

Dashuria e Bariut të Mirë për delet e Tij jepet mësim bukur te Psalmeve 23. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Ky psalm i dashur na kujton se Perëndia është gjithmonë Perëndia i individëve dhe se përkujdesja e Tij është jashtëzakonisht personale” (For Times of Trouble [2012], f. 206).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Psalmeve 23:1–4 dhe kërkoni mënyrën se si Bariu i Mirë dëshiron të kujdeset për ju dhe njerëzit që i doni.

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Cilat janë disa mënyra se si Bariu i Mirë e ka treguar përkujdesjen dhe interesimin e Tij për ju? Teksa reflektoni për dashurinë e Tij, merreni parasysh të lexoni ose të dëgjoni himnin “Zoti Ësht’ Bariu Im” (Himne, nr. 56) ose të shikoni materialin filmik “Good Shepherd” [“Bariu i Mirë”] (03:04).

0:0

Pjesa 2

Si mund të ndihmoj në punën e Bariut të Mirë?

Sigurisht që Apostujt duhet të jenë ndier të vetmuar pasi Bariu i tyre ishte larguar prej tyre dhe u ngjit në qiell. Ju mund ta përfytyroni habinë dhe gëzimin e tyre kur e panë Atë më vonë përsëri në bregdet teksa peshkonin. Kur mbërritën në breg, ata hëngrën ushqim me Të. Në atë rast Jezusi e pyeti Pjetrin tri herë nëse ai e donte Atë. Çdo herë Pjetri u përgjigj “po”. Dhe secilën herë Zoti e udhëzoi Pjetrin që të ushqente ose kulloste delet apo qengjat e Tij (shih Gjoni 21:15–17). Për rrëfimin e plotë të përvojës së Pjetrit, ju mund të shikoni materialin filmik “Feed My Sheep” [“Kulloti Delet e Mia”] (05:45).

5:45

Presidentja Boni H. Kordën, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, tha për këtë përvojë:

Presidentja Boni H. Kordën

“Duke u përqendruar te delet e Tij, Shpëtimtari dëshironte që Pjetri të bënte atë që Ai do të bënte po të ishte i pranishëm. Ai i kërkoi Pjetrit të bëhej bari.

… Presidenti Rasëll M. Nelson na bëri një ftesë të ngjashme që t’i kullotim delet e Atit tonë në një mënyrë më të shenjtë dhe ta bëjmë këtë nëpërmjet dhënies së shërbesës [shih Rasëll M. Nelson, “Dhënia e Shërbesës”, Liahona, maj 2018, f. 100].

Për ta pranuar me efektshmëri këtë ftesë, ne duhet të zhvillojmë një zemër si të bariut dhe t’i kuptojmë nevojat e deleve të Zotit. Si bëhemi barinjtë që Zoti ka nevojë që ne të bëhemi?

Si me të gjitha pyetjet, ne mund të shohim te Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti – Bariu i Mirë.” (“Të Bëhesh Bari”, Liahona, nëntor 2018, f. 75)

Në një rast gjatë shërbesës së Shpëtimtarit në vdekshmëri, udhëheqësit fetarë judeas e kritikuan Jezusin që po hante me mëkatarët. Si përgjigje, Ai tregoi shëmbëlltyrën e deles së humbur.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni vargjet te Lluka 15:4–7, duke kërkuar atë që mund t’ju mësojë kjo shëmbëlltyrë rreth zhvillimit të një zemre si të bariut.

Gentle Shepherd [Bariu i Dhembshur], nga Yongsung Kim

Plaku Stivenson dha mësim:

Plaku Geri E. Stivenson

“Vëllezër dhe motra, sfidat tona më të mëdha dhe shpërblimet tona më të mëdha mund të vijnë teksa u japim shërbesë deleve të humbura. Anëtarët e Kishës në Librin e Mormonit ‘u kujdesën për njerëzit e tyre dhe i ushqyen me gjëra që kishin të bënin me drejtësinë’ [Mosia 23:18]. Ne mund ta ndjekim shembullin e tyre dhe ta mbajmë mend që dhënia e shërbesës duhet të ‘udhëhiqet nëpërmjet Shpirtit, … [të jetë] e ndryshueshme dhe [të] përshtatet sipas nevojave të secilit anëtar’ [“Dhënia e Shërbesës me Kuorume të Përforcuara të Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqata të Përforcuara të Ndihmës”, ministering.ChurchofJesusChrist.org].” (“(“Kujdestaria si një Bari për Shpirtrat”, Liahona, nëntor 2018, f. 112)

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Merrni parasysh dikë që e njihni që mund të ndihet i/e lënduar, i/e vetmuar ose i/e trishtuar apo që mund të jetë endur larg nga tufa e Bariut të Mirë. Çfarë mund të bëni për ta ndihmuar këtë person me një zemër si të bariut?

Pjesa 3

Çfarë duhet të bëj nëse nuk e ndiej se përkas në tufën e Bariut të Mirë?

Mund të ketë raste kur dikush që e njihni, ndihet se nuk përshtatet me “modelin” e një shenjtori të ditëve të mëvonshme apo ndien se nuk përket në kishë. (Ju mund ta shihni edhe veten tuaj në këtë kategori.) Disa njerëz ndihen në këtë mënyrë ngaqë ata janë anëtarë të rinj, ndihen të turpëruar prej së shkuarës së tyre, vishen ndryshe ose kanë pamje të jashtme të ndryshme nga të tjerët, hasin vështirësi ekonomike ose probleme familjare, shqetësohen se po lëkundet dëshmia e tyre, kanë sfida të shëndetin mendor, përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, ose janë të druajtur, më pak aktivë apo të një minoriteti racor.

Nëse ndiheni të lënë mënjanë, të papërfshirë, të gjykuar apo të shpërfillur, kthehuni te Shpëtimtari për sigurinë e Tij se ju jeni të çmuar për Të dhe se Ai dëshiron që ju të jeni pjesë e tufës së Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 18:10; Alma 31:35; Isaia 43:4). Nefi dha mësim se Shpëtimtari i fton “të gjithë të vijnë tek ai dhe të marrin pjesë në mirësinë e tij; dhe ai nuk ia mohon askujt që shkon tek ai, të zinj dhe të bardhë, skllevër dhe të lirë, burra dhe gra … të gjithë janë njësoj para Perëndisë” (2 Nefi 26:33).

ilustrim i larmisë në Kishë

Motra Sheron Iubank, këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, na drejton te Shpëtimtari kur “nuk ndihemi të pranuar ose të pranueshëm”:

Motra Sheron Iubank

“Dhiata e Re tregon përpjekjet e mëdha që bëri Jezusi për t’i ndihmuar të gjithë llojet e njerëzve: lebrozët, tagrambledhësit, fëmijët, galileasit, prostitutat, gratë, farisenjtë, mëkatarët, samaritanët, të vejat, ushtarët romakë, shkelësit e kurorës, njerëzit e papastër sipas ligjit. Thuajse në çdo tregim, Ai ndihmonte dikë që nuk pranohej në shoqëri sipas traditës.” (“Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë”, Liahona, maj 2019, f. 74)

Teksa mendoni për vetë vendin tuaj në tufën e Bariut të Mirë, lexoni thënien më poshtë nga Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ose shikoni materialin filmik “Is There a Place for Me?” [“A Ka Vend për Mua?”] (03:59) me Plakun D. Tod Kristoferson, të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

4:0
Plaku Robert D. Hejls

“Të gjithë ne i përkasim një bashkësie shenjtorësh, të gjithë ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe të gjithë ne po punojmë drejt të njëjtit synim. Çdonjëri prej nesh mund ta veçojë veten nga familja e kësaj lagjeje nisur nga ndryshimet tona. Por ne nuk duhet ta lëmë veten tonë jashtë apo të veçohemi nga mundësitë për shkak të ndryshimeve që ne i shohim te vetja jonë. Në vend të kësaj, le t’i ndajmë dhuntitë dhe talentet tona me të tjerët, duke u sjellë atyre shkëlqim shprese dhe gëzimi dhe, ndërsa e bëjmë këtë gjë, ne lartësojmë vetë shpirtrat tanë.” (“Belonging to a Ward Family”, Ensign, mars 1996, f. 16)

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja