Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28: Qëndrimi si Dëshmitarë të Jezu Krishtit


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28: Qëndrimi si Dëshmitarë të Jezu Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Divine Redeemer [Shëlbuesi Hyjnor], nga Simon Dewey

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 28

Qëndrimi si Dëshmitarë të Jezu Krishtit

Si ka ndikuar pjesëmarrja në këtë kurs te dëshmia juaj për Jezu Krishtin? Çfarë keni mësuar nga Fryma e Shenjtë kur keni vepruar me besim duke studiuar materialin e përgatitjes, duke marrë pjesë në diskutimet në klasë dhe duke iu përgjigjur nxitjeve shpirtërore? Ndërsa përgatiteni për orën tuaj të fundit mësimore, përsiatni se çfarë do të thotë të qëndroni si një dëshmitar/e i/e Jezu Krishtit (shih te Mosia 18:9).

Pjesa 1

Si mund ta forcoj dëshminë time për Shpëtimtarin?

Ndërsa mendoni rreth dëshmisë suaj për Jezu Krishtin, mbajeni në mendje që secili prej nesh e merr një dëshmi në një mënyrë vetjake. Presidenti Diter F. Uhtdorf, në atë kohë këshilltar në Presidencën e Parë, dha mësim:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Ka disa anëtarë të Kishës dëshmia e të cilëve është e sigurt dhe u shkëlqen e shndritshme brenda vetes. Të tjerë po bëjnë ende përpjekje që ta dinë vetë. Kisha është një shtëpi për të gjithë njerëzit që të mblidhen së bashku, pavarësisht nga thellësia apo madhësia e dëshmisë sonë.” (“Marrja e një Dëshmie për Dritën dhe të Vërtetën”, Liahona, nëntor 2014, f. 22)

Nëse ndiheni i/e pasigurt rreth dëshmisë suaj për Shpëtimtarin ose ndieni se ajo nuk është shumë e fortë, mbajeni mend se “dëshmia rritet gradualisht nëpërmjet përvojave. Askush nuk e merr një dëshmi të plotë të gjithën menjëherë” (Gospel Topics [Tema të Ungjillit], “Testimony” [“Dëshmia”], topics.ChurchofJesusChrist.org).

Kujtojeni përvojën e Alma të Riut. Kur ishte i ri, ai shkonte lart e poshtë duke kërkuar ta shkatërronte Kishën e Zotit. Pasi një engjëll iu shfaq atij, ai u pendua dhe zgjodhi ta ndiqte Jezu Krishtin (shih te Mosia 27:8–24). Ndërkohë që kjo shfaqje me siguri ndikoi tek Alma, ajo nuk qe burimi themelor i dëshmisë së tij. Më vonë në jetën e tij, ndërkohë që i jepte mësim popullit të Zarahemlës, Alma tregoi se si e mori dëshminë e vet për Jezu Krishtin.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 5:46–48, dhe kërkoni burimin e dëshmisë së Almës.

Alma i Riu duke u lutur

Ndërsa reflektoni për dëshminë tuaj, gjeni gëzim tek ajo që dini, shpresoni ose besoni rreth Shpëtimtarit. Më pas, merreni parasysh me lutje atë që mund të bëni për të ndërtuar mbi atë themel derisa ajo të bëhet një dëshmi e sigurt. Plaku Uhtdorf dha mësim:

Plaku Diter F. Uhtdorf

“Burimi i kësaj njohurie të sigurt dhe bindjeje të patundur është zbulesa e shenjtë, ‘sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë’ (Zbulesa 19:10).

Ne e marrim këtë dëshmi kur Shpirti i Shenjtë i flet shpirtit brenda nesh. Ne do të marrim një siguri të qetë e të palëkundshme që do të jetë burimi i dëshmisë dhe i bindjes sonë, pavarësisht nga kultura, raca, gjuha ose rrethanat tona ekonomiko‑shoqërore. Këto nxitje të Shpirtit, në vend të logjikës njerëzore të vetme, do të jenë themeli i vërtetë mbi të cilin do të ndërtohet dëshmia jonë.

Thelbi i kësaj dëshmie gjithnjë do të jetë te besimi dhe te njohuria për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij hyjnor, i cili në shkrimet e shenjta thotë për Veten e Tij: ‘Unë jam udha, e vërteta dhe jeta’ (Gjoni 14:6).” (“Forca e një Dëshmie Personale”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 54)

i ri në moshë madhore duke mbajtur një pikturë të Shpëtimtarit
ikonë, diskutoni

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Diskutojeni me dikë që beson te Jezu Krishti, se si e morët secili dëshminë tuaj për Shpëtimtarin. Nëse ndieni pasiguri në zemrën tuaj për atë që besoni, përqendrohuni tek ajo që dëshironi të dini rreth Shpëtimtarit, dhe diskutoni se si kjo dëshirë e thjeshtë mund të çojë në besim dhe dëshmi më të madhe (shih tek Alma 32:27–28).

Pjesa 2

Si mund t’i bekojë të tjerët dëshmia ime për Jezu Krishtin?

Mendoni rreth dëshmisë suaj për Jezu Krishtin. A e dinë miqtë, familja dhe të tjerët me të cilët shoqëroheni, se çfarë ndieni rreth Tij? A jeni i/e përgatitur t’u përgjigjeni pyetjeve rreth Shpëtimtarit me besim dhe dëshmi? (Shih te 1 Pjetër 3:15.) A i keni ftuar të tjerët të vijnë e të mësojnë vetë nga Jezu Krishti? (Shih te Gjoni 1:39.)

dy të reja në moshë madhore duke biseduar

Ndërsa mendoni rreth ndikimit që dëshmia juaj për Jezu Krishtin mund të ketë tek të tjerët, merreni parasysh këshillën vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Nil L. Andersen

“Me njerëzit përreth nesh, le të jemi më të hapur, më të gatshëm për të folur për Krishtin. Presidenti [Rasëll M.] Nelson tha: ‘Dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit janë të gatshëm të ngulmojnë, ta ngrenë zërin dhe të jenë të ndryshëm nga njerëzit e botës’. …

… Le ta dëshmojmë me mirësi besimin tonë në Krisht. Nëse dikush tregon një problem që ai apo ajo ka në jetën personale, ne mund t’i themi: ‘Xhon, Meri, ju e dini që unë besoj në Jezu Krisht. Po mendoja diçka që Ai tha dhe që mund t’ju ndihmojë.’

Jini më të hapur në mediat shoqërore për të folur rreth mirëbesimit tuaj në Krisht. …

Disa nga miqtë tanë të krishterë janë, ndonjëherë, të pasigurt rreth bindjeve dhe motiveve tona. Le të gëzohemi vërtet me ta në besimin tonë të përbashkët te Jezu Krishti dhe shkrimet e shenjta të Dhiatës së Re që të gjithë i duam. …

Kur bota flet më pak për Jezu Krishtin, le të flasim ne më shumë për Të. Kur bindjet tona të vërteta si dishepuj të Tij zbulohen, shumë përreth nesh do të jenë të përgatitur të dëgjojnë. Kur përhapim dritën që kemi marrë prej Tij, drita e Tij dhe fuqia e Tij e jashtëzakonshme shpëtuese do të shkëlqejnë mbi ata që duan t’i hapin zemrat e tyre.” (“Ne Flasim për Krishtin”, Liahona, nëntor 2020, f. 90–91)

të rinj e të reja në moshë madhore duke folur në një rreth
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Zgjidhni njërin nga sugjerimet më poshtë që t’ju ndihmojë të përsiatni dhe të vlerësoni se si dëshmia juaj për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të përjetshëm është rritur gjatë këtij kursi. Ejani në klasë i/e përgatitur për të treguar përvojën tuaj.

  • Lexojeni dokumentin “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” (në ChurchofJesusChrist.org) dhe reflektoni mbi mënyrën se si është rritur dëshmia juaj për Shpëtimtarin. Shkruajeni dëshminë tuaj për Jezu Krishtin ose mendimet apo ndjenjat tuaja rreth Tij.

  • Nëse e mësuat përmendsh dokumentin “Krishti i Gjallë”, mbani shënim se si kjo përpjekje ka ndikuar te kuptueshmëria dhe dëshmia juaj për Shpëtimtarin.

  • Lexoni te 3 Nefi 27:13–21 dhe përsiatni për domethënien që ka ungjilli i Zotit për ju. Mbani shënim se si jua ka ndryshuar jetën përpjekja për ta jetuar ungjillin e Tij.

  • Shqyrtojeni tabelën e përmbajtjes për këtë manual dhe përcaktojeni mësimin që pati ndikimin më të madh te ju. Rishikojeni materialin e përgatitjes për atë mësim dhe mbani shënim arsyen përse ai solli një ndryshim të tillë në jetën tuaj.

  • Mendoni rreth mënyrës se si jeni bërë më shumë si Shpëtimtari teksa e keni vënë në zbatim atë që keni ndier dhe mësuar gjatë këtij kursi. Mbajini shënim ndryshimet që keni parë në jetën tuaj.

  • Përzgjidhni një ose më shumë fragmente të shkrimeve të shenjta rreth Jezu Krishtit që jua kanë rritur kuptueshmërinë dhe dëshminë për Të. Mbajeni shënim atë që mësuat nga këto shkrime të shenjta, dhe çfarë ndryshimi kanë sjellë ato në jetën tuaj.

  • Përzgjidhni një himn ose këngë rreth Shpëtimtarit që shpreh dëshminë tuaj për Të. Mbajini shënim mendimet dhe ndjenjat që ju sjell ky himn ose kjo këngë në mendjen dhe zemrën tuaj.

  • Shkruajini një letër mirënjohjeje Shpëtimtarit. Mbani shënim se si ndiheni rreth jetës së Tij dhe rëndësinë që ka Ai për ju. Nëse keni prirje artistike, mund të bëni një vizatim që i rrok ndjenjat tuaja për Shpëtimtarin dhe t’ia tregoni atë klasës.