Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 12: Gjetja e së Vërtetës së Pastër te Mësimet e Jezu Krishtit


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 12: Gjetja e së Vërtetës së Pastër te Mësimet e Jezu Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 12”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Materiali i Mësuesit për Mësimin 12

Gjetja e së Vërtetës së Pastër te Mësimet e Jezu Krishtit

Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Doktrina e kulluar e Krishtit është e fuqishme. Ajo e ndryshon jetën e kujtdo që e kupton atë dhe kërkon ta zbatojë në jetën e vet” (“E Vërtetë e Kulluar, Doktrinë e Kulluar dhe Zbulesë e Kulluar”, Liahona, nëntor 2021, f. 6–7). Në këtë mësim, studentët do të kenë mundësinë të tregojnë se si kanë ndikuar mësimet e Jezu Krishtit në jetën e tyre. Ata gjithashtu do të diskutojnë për kuptimin e ungjillit dhe do të ftohen të marrin parasysh atë që mund të bëjnë për t’u bërë më të përqendruar tek të jetuarit e tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jezu Krishti na mëson të vërteta që e ndryshojnë jetën.

Mund të paraqitni figurën shoqëruese ose një tjetër që zgjidhni nga mësimdhënia e Jezu Krishtit dhe ftojini studentët të japin arsye të mundshme pse “[Jezu Krishti është] mësuesi më i madh që ka jetuar ose do të jetojë ndonjëherë” (Jeffrey R. Holland, “Teaching, Preaching, Healing”, Ensign, janar 2003, f. 33).

Pamja
The Savior’s Teachings on Discipleship [Shpëtimtari Duke Dhënë Mësim mbi Dishepullimin], nga Justin Kunz

Për të nxitur një diskutim kuptimplotë, mund të bëni disa nga pyetjet vijuese:

  • Çfarë ndikimi patën mësimet e Shpëtimtarit tek ata që e dëgjuan Atë të jepte mësim? (Mund të shqyrtoni shembujt që gjenden te pjesa 1 e materialit të përgatitjes.) Çfarë ndikimi kanë pasur mësimet e Tij në jetën tuaj?

  • Çfarë duhet të bëjmë nëse duam që mësimet e Jezu Krishtit të kenë një ndikim të thellë dhe të zgjatur në jetën tonë? (Mund të doni të shqyrtoni vargjet te Gjoni 3:21; 7:17; 13:17 dhe thënien nga Plaku Holland te pjesa 1 e materialit të përgatitjes. Më pas mund t’i ftoni studentët të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Kur veprojmë sipas mësimeve të Zotit, ne mund ta njohim vërtetësinë e tyre, mund të marrim më tepër dritë dhe të përjetojmë lumturi.)

Kujtojuni studentëve se në pjesën 1 të materialit të përgatitjes atyre iu bë ftesë të përzgjidhnin një mësim të Shpëtimtarit që ka ndikuar në jetën e tyre. Ata gjithashtu mund të kenë kërkuar një mësim që mendojnë se mund të ketë lidhje me jetën e tyre. Jepuni studentëve pak minuta për të rishikuar fragmentin e tyre dhe tri pyetjet përkatëse në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Nxitini studentët që ende nuk e bënë veprimtarinë, të kërkojnë një mësim nga Shpëtimtari për të cilin mund të flasin.

Ftojini studentët të flasin për një mësim nga Jezu Krishti që e zgjodhën, dhe për përgjigjen e tyre për të paktën njërën nga tri pyetjet prej materialit të përgatitjes. Mund ta bëni këtë veprimtari si klasë ose t’i ndani studentët në grupe të vogla dhe t’u kërkoni atyre të flasin me radhë.

Jezu Krishti u mëson nefitëve domethënien e ungjillit të Tij.

Lexojeni së bashku skenarin vijues:

Amelia është rikthyer kohët e fundit në Kishë duke u bërë aktive pas shumë vitesh që ishte larguar. Ndërkohë që njerëzit kanë qenë dashamirës me të, ajo shpesh ndihej e humbur dhe e shkurajuar gjatë bisedave dhe mësimeve. Plot mërzitje ajo një ditë ju thotë: “Dje dëgjova dikë të thoshte që ungjilli do të thotë ‘lajm i mirë’. Sigurisht që mua nuk më duket kështu. Ungjilli duket i ndërlikuar dhe ka kaq shumë gjëra që priten. Më duket më shumë si një barrë sesa një bekim.”

  • Çfarë mund të ndodhë gjatë bisedave, mësimeve ose diskutimeve mbi ungjillin që mund ta bëjnë dikë të ndihet si Amelia?

  • Çfarë keqkuptimesh të mundshme mund të ketë Amelia rreth domethënies dhe qëllimit të ungjillit?

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Mësoni me studentët. Pasi përjetuan pasojat e skajshme të intrigave të priftërinjve, anëtarët e Kishës në kohën e Almës të cilët mbetën besnikë, ishin “të paepur dhe të palëvizshëm” (Alma 1:25) në bindjet e tyre dhe e pranuan se “predikuesi nuk ishte më i mirë nga dëgjuesi, as nuk ishte mësuesi më i mirë nga nxënësi; dhe kështu, ata ishin të gjithë njëlloj” (Alma 1:26). Ndërsa i trajtoni studentët si të barabartë me veten, ju do të jeni më të hapur ndaj të mësuarit me ta dhe prej tyre. Përsiatni se si mund të ndihen studentët tuaj kur tregoni interesim të çiltër për atë që mendojnë dhe ndiejnë.

Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet tek 3 Nefi 27:13–14, 19–21 dhe kërkoni elemente kyç të ungjillit sikurse jepen mësim nga Shpëtimtari.

Për të kultivuar diskutim kuptimplotë, më pas mund të bëni pyetje të ngjashme me ato në vijim:

  • Sipas Shpëtimtarit, cilat janë elementet themelore dhe bekimi më i lartë i të jetuarit të ungjillit të Tij? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti, pendohemi, pagëzohemi, marrim Frymën e Shenjtë dhe durojmë deri në fund, ne mund të qëndrojmë të panjollë përpara Perëndisë në ditën e fundit.)

  • Si mund ta ndryshojë vendosja e Jezu Krishtit në qendër të ungjillit mënyrën se si Amelia e sheh ungjillin dhe ndihet rreth tij? Si ka ndikuar përqendrimi te Shpëtimtari në mënyrën se si mendoni rreth ungjillit dhe e jetoni atë?

  • Çfarë sfidash mund të hasim kur e humbasim përqendrimin te Jezu Krishti dhe tek elementet themelore të ungjillit të Tij? (Mund të doni të shqyrtoni thënien nga Vëllai Daniel K. Xhud në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.) Cilat gjëra ju kanë bërë ta humbisni përqendrimin te mësimet bazë të ungjillit? Çfarë ju ka ndihmuar më shumë për t’ju mbajtur të përqendruar te mësimet bazë?

Ftojini studentët të shqyrtojnë thënien nga Presidenti Diter F. Uhtdorf në pjesën 2 të materialit të përgatitjes dhe të mbajnë shënim atë që mund të bëjnë për t’u përqendruar më mirë te parimet dhe zbatimet bazë të ungjillit.

Gjithashtu mund të pyetni a do të ishin të gatshëm disa studentët që të tregojnë atë mund të bëjnë për t’u përqendruar te gjërat më të rëndësishme teksa përpiqen fort ta jetojnë ungjillin.

Për ta përmbyllur, ju ose një student/e mund të dëshmojë për bukurinë dhe fuqinë e ungjillit të përjetshëm të Jezu Krishtit të gjallë.

Për Herën Tjetër

Merreni parasysh t’u dërgoni mesazhin vijues studentëve gjatë javës: Shihni materialin filmik “Be a Minister: Become Part of Someone’s Life” [“Jini një Shërbestar/e: Bëhuni Pjesë e Jetës së Dikujt”] (00:34) dhe mendoni rreth asaj që mund të mësoni rreth dhënies së shërbesës nga materiali i përgatitjes për mësimin 13.

Shtyp në Letër