Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 10: Ndjekja e Shembullit të Jezu Krishtit për Nënshtrimin


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 10: Ndjekja e Shembullit të Jezu Krishtit për Nënshtrimin”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 10”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Materiali i Mësuesit për Mësimin 10

Ndjekja e Shembullit të Jezu Krishtit për Nënshtrimin

Jezu Krishti erdhi në tokë për të bërë vullnetin e Atit të Tij (shih Gjoni 5:19). Në këtë mësim studentët do të jenë në gjendje të marrin parasysh se si shembulli i përsosur i nënshtrimit nga ana e Shpëtimtarit lidhet me tiparet hyjnore të përulësisë dhe zemërbutësisë. Studentët do të marrin parasysh edhe atë që mund të bëjnë për ta lejuar Perëndinë të triumfojë më plotësisht në jetën e tyre.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jezu Krishti i nënshtrohet vullnetit të Atit Qiellor në të gjitha gjërat.

Merreni parasysh të tregoni skenarin vijues:

Luka sapo është thirrur për të qenë president i kuorumit të pleqve. Pasi e pranoi thirrjen, ai e pyet peshkopin: “Çfarë mund të bëj për të qenë një udhëheqës vërtet i fortë, një udhëheqës që njerëzit do të duan ta ndjekin?” Peshkopi ndalet për një çast dhe më pas thotë: “Ji i përulur dhe zemërbutë”. Luka e falënderon peshkopin për këshillën e tij, por largohet i shqetësuar që përulësia dhe zemërbutësia mund ta bëjë atë të duket si udhëheqës i dobët.

  • Çfarë keqkuptimesh të mundshme mund të ketë Luka rreth tipareve të përulësisë dhe zemërbutësisë?

  • Nëse Luka nuk ia vë veshin këshillës së peshkopit, çfarë lloj udhëheqësi mund të bëhet ai?

Merreni parasysh t’i paraqitni përkufizimet vijuese të përulësisë dhe zemërbutësisë nga Plaku Dejvid A. Bednar dhe të diskutoni se si lidhen ato me nënshtrimin e vullnetit tonë ndaj Perëndisë:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

Përulësia në përgjithësi nënkupton varësinë nga Perëndia dhe nevojën e vazhdueshme për udhërrëfimin dhe përkrahjen e Tij. …

Zemërbutësia … vihet në dukje prej aftësisë për t’u përgjigjur me drejtësi, për t’u nënshtruar me gatishmëri dhe për t’u vetëpërmbajtur me fuqi.” (“Zemërbutë dhe të Përulur nga Zemra”, Liahona, maj 2018, f. 32)

Pamja
Jezusi lutet në Gjetseman

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Jezu Krishtit duke u lutur në Kopshtin e Gjetsemanit. Ftojini studentët të lexojnë te Lluka 22:39–44 dhe të kërkojnë atë që na mëson kjo përvojë rreth nënshtrimit. Ju gjithashtu mund të pyetni:

  • Cilët janë disa shembuj të tjera nga jeta e Shpëtimtarit që na mësojnë rreth përulësisë, zemërbutësisë dhe nënshtrimit? (Nëse do t’i ndihmonte studentët, mund të paraqitni figura të tjera nga jeta e Shpëtimtarit që lidhen me nënshtrimin. Ju gjithashtu mund ta shqyrtoni dhe të diskutoni për thënien nga Plaku Dejvid A. Bednar në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)

  • Në çfarë mënyrash jemi bekuar të gjithë ngaqë Jezusi ia nënshtroi vullnetin e Tij Atit? (Mund të paraqitni të vërtetën vijuese: Jezu Krishti “plotës[oi] vullnetin e Atit në të gjitha gjërat që nga fillimi” [3 Nefi 11:11].)

  • Si do të bekoheshit ju dhe njerëzit në jetën tuaj nëse do të ishit më të nënshtruar ndaj vullnetit të Perëndisë? (Mund t’i ftoni studentët të shpenzojnë disa minuta për të përcaktuar dhe për të shkruar më vete një gjë që mund të bëjnë për të qenë më të nënshtruar ndaj vullnetit të Perëndisë.)

Mund të jetë e dobishme që t’i riktheheni shkurtimisht skenarit rreth Lukës dhe t’i ftoni studentët të tregojnë se si mund të bekohet Luka dhe kuorumi i tij në qoftë se ai e ndjek këshillën e peshkopit për të qenë një udhëheqës i përulur dhe zemërbutë.

Populli i besëlidhjet e lejon Perëndinë të triumfojë në jetën e vet.

Studentët mund të shqyrtojnë thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson në pjesën 3 të materialit të përgatitjes dhe të diskutojnë shkurtimisht domethënien e fjalës i gatshëm. Ju mund të doni të dëshmoni që ne bëhemi populli i Zotit kur zgjedhim me gatishmëri ta lejojmë Perëndinë të triumfojë në jetën tonë.

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Nxitini studentët të tregojnë atë që po mësojnë. Kur studentëve u jepen mundësi për t’ua shprehur mendimet, ndjenjat dhe përshtypjet e tyre të tjerëve, kjo gjë mund t’i ndihmojë që të thellojnë vetë të kuptuarit të tyre, të forcojnë dëshminë e tyre, të rritin aftësinë e tyre për t’i artikuluar të vërtetat e ungjillit dhe të rritin besimin e tyre te vetja për të folur rreth ungjillit në mjedise të tjera.

Për t’i ndihmuar studentët të marrin parasysh mënyra të ndryshme se si mund ta lejojmë Perëndinë të triumfojë në jetën tonë, mund të paraqitni udhëzimet vijuese ose t’ua jepni ato në një fletushkë.

Lejojeni Perëndinë të Triumfojë

Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm – Mësimi 10

Shpenzojini minutat e ardhshme për të përgatitur një mendim të shkurtër rreth nënshtrimit ndaj vullnetit të Perëndisë. Mendimi juaj duhet të përfshijë një shembull të nënshtrimit, qoftë nga shkrimet e shenjta ose nga jeta juaj apo nga jeta e dikujt që e njihni. Kjo mund të përfshijë edhe mënyrën se si mund ta zbatojmë atë shembull në jetën tonë. Merrni parasysh të përdorni njërin nga burimet vijuese teksa përgatiteni:

Lejojeni Perëndinë të Triumfojë

Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm – Mësimi 10

Pamja
fletushka e mësuesit

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, ftojini ata të formojnë grupe të vogla. Numri i pjesëtarëve të grupit duhet të pasqyrojë sasinë e kohës së mbetur nga ora mësimore. Sa më pak kohë të mbetet, aq më i vogël grupi. Kjo do t’ju ndihmojë të siguroheni që të gjithë studentët të mund të japin mendimet e tyre.

Përpara se të mbarojë ora mësimore, mund t’u jepni studentëve pak minuta për të përsiatur në heshtje dhe për të mbajtur shënim mendimet e tyre rreth kësaj pyetjeje që gjendet në pjesën 3 të materialit të përgatitjes: Cila është diçka që ndieni se duhet të filloni ta bëni ose të ndaloni së bëri për ta lejuar Perëndinë të triumfojë më plotësisht në jetën tuaj?

Për Herën Tjetër

Për të nxitur përgatitjen e studentëve për orën e ardhshme mësimore, merreni parasysh t’u dërgoni mesazhin vijues gjatë javës: Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tha: “Frekuentimi dhe aktivizimi në një kishë na ndihmojnë të bëhemi njerëz më të mirë dhe të jemi ndikim më i mirë në jetën e të tjerëve” (“Nevoja për një Kishë”, Liahona, nëntor 2021, f. 24). Teksa e studioni materialin e përgatitjes për mësimin 11, kërkoni mënyra të ndryshme në të cilat frekuentimi i Kishës mund ta bekojë jetën tuaj dhe jetën e familjarëve dhe miqve tuaj.

Shtyp në Letër