Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 26: Bërja më Shumë si Jezu Krishti


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 26: Bërja më Shumë si Jezu Krishti”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 26”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Materiali i Mësuesit për Mësimin 26

Bërja më Shumë si Jezu Krishti

Jezu Krishti na kërkon neve, si dishepujt e Tij, që të bëhemi ashtu siç është Ai (shih te 3 Nefi 27:27). Në këtë mësim, studentët do të marrin parasysh se si mund të bëhen më shumë si Shpëtimtari duke zhvilluar më tej cilësi të ngjashme me të Krishtit. Ata do të kenë gjithashtu mundësinë të përzgjedhin një cilësi specifike të ngjashme me të Krishtit dhe të vendosin se çfarë mund të bëjnë për ta zhvilluar atë më plotësisht. 

Sugjerime për Mësimdhënien

Jezu Krishti i udhëzon dishepujt e Tij për t’u bërë si Ai.

Për ta filluar orën mësimore, paraqitni ose ftoni një student të lexojë me zë të lartë thënien nga Presidenti Dallin H. Ouks në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Më pas pyetni:

  • Cili është ndryshimi midis faktit që e dimë diçka, e bëjmë diçka dhe bëhemi diçka?

Përmblidheni kontekstin e kapitullit te 3 Nefi 27 dhe më pas lexoni së bashku te 3 Nefi 27:27. Ose mund të shikoni pjesën përkatëse filmike te Materiale Filmike nga Libri i Mormonit (ChurchofJesusChrist.org). Merreni parasysh të paraqitni të vërtetën vijuese: Jezu Krishti u kërkon dishepujve të Tij të bëhen sikurse është Ai.

Mund të paraqitni disa figura që përshkruajnë cilësitë e Krishtit. Pastaj ftojini studentët të zgjedhin një ose dy nga fragmentet vijuese për të lexuar, duke kërkuar cilësi të ngjashme me të Krishtit:

  • Cilat janë disa nga cilësitë e Jezu Krishtit që do të donit t’i zhvillonit më tej? (Merreni parasysh t’i renditni në tabelë cilësitë që përcaktojnë studentët.)

  • Si jeni bekuar ju ose dikush që e njihni, nga përpjekja për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari? (Mund të shqyrtoni thënien nga Presidenti Ezra Taft Benson në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)

Merreni parasysh të tregoni diçka si skenari në vijim:

Kur po shihte një listë me cilësi të ngjashme me të Krishtit, Eliza u ndje e tronditur. Ajo pyeti veten se si mund t’i përfshinte të gjitha ato cilësi në jetën e saj. Dukej e pamundur.

  • A jeni ndier ndonjëherë si Eliza? Çfarë këshille do t’i jepnit asaj?

  • Me çfarë sfidash të tjera mund të përballemi kur kërkojmë të zhvillojmë cilësi të ngjashme me të Krishtit?

  • Cilat parime të ungjillit mund të na ndihmojnë të ndiejmë më tepër shpresë ndërsa përpiqemi të zhvillojmë cilësi të ngjashme me të Krishtit? (Nëse nevojitet, studentët mund të marrin parasysh thënien nga Presidenti Diter F. Uhtdorf në pjesën 2 të materialit të përgatitjes ose shkrime të shenjta si ato në vijim: Mosia 4:27; Ethëri 12:27 ose Doktrina e Besëlidhje 78:17–18; 93:13.)

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Përdorni histori. Historitë mund të ngjallin interes, ta thellojnë kuptueshmërinë dhe të ilustrojnë zbatimin. Krahas historive në shkrimet e shenjta, historitë nga udhëheqësit e Kishës që nxitin besimin, mund të demonstrojnë se si t’i zbatojmë parimet në një kontekst të kohës së sotme. Mësuesit dhe studentët mund të tregojnë gjithashtu histori frymëzuese nga jeta e tyre.

Për ta ilustruar konceptin e bërjes si Zoti pak e nga pak, mund të paraqitni një figurë të malit Fuxhi dhe të lexoni përvojën vijuese të Plakut Skot D. dhe Motrës Uaiting. (Ose mund ta shikoni ose dëgjoni Plakun Uaiting ta tregojë këtë përvojë në konferencën e përgjithshme [nga kodi kohor 02:35 në 03:09].)

10:21
mali Fuxhi
Plaku Skot D. Uaiting

“Pak vite më parë, bashkëshortja ime dhe unë qëndruam në fillim të shtegut të malit më të lartë të Japonisë, malit Fuxhi. Kur filluam ngjitjen tonë, hodhëm vështrimin drejt majës së largët dhe e pyetëm veten a mund të arrinim atje.

Teksa ecnim përpara, filluam të ndienim lodhjen, muskujt që na dhembnin dhe efektet e lartësisë. Nga ana mendore, u bë e rëndësishme që ne të përqendroheshim vetëm te hapi pasues. Thoshim: ‘Mund të mos ngjitem shpejt deri në majë, por mund ta hedh hapin tjetër pikërisht tani’. Me kalimin e kohës detyra e frikshme më së fundi u bë e arritshme – hap pas hapi.” (Skot D. Uaiting, “Bërja si Ai”, Liahona, nëntor 2020, f. 12–13)

  • Si mund të lidhet përvoja e çiftit Uaiting me bërjen më shumë si Jezu Krishti?

Pasi studentët të japin mendimet e tyre, paraqiteni thënien në vijim nga Plaku Uaiting:

Plaku Skot D. Uaiting

“Bërja siç është Jezu Krishti, do të kërkojë ndryshimin e zemrës dhe të mendjes sonë, në të vërtetë, të vetë karakterit tonë dhe bërja e kësaj gjëje është e mundur vetëm nëpërmjet hirit shpëtues të Jezu Krishtit. …

Me qëllim që të shihni përparim të vërtetë, do t’ju nevojitet të ushtroni përpjekje të vazhdueshme. Ashtu sikurse ngjitja e një mali kërkon përgatitje paraprake dhe qëndresë e këmbëngulje gjatë ngjitjes, po ashtu ky udhëtim do të kërkojë përpjekje dhe sakrificë të vërtetë. Krishterimi i vërtetë, në të cilin ne përpiqemi fort të bëhemi si Mësuesi ynë, gjithmonë ka kërkuar përpjekjet tona më të mira.” (Skot D. Uaiting, “Bërja si Ai”, Liahona, nëntor 2020, f. 13, 14)

Ftojini studentët t’i referohen veprimtarisë “Shënojini Mendimet Tuaja” në pjesën 3 të materialit të përgatitjes. Më pas përzgjidhni se cila nga veprimtaritë vijuese mund t’i plotësojë më së miri nevojat e studentëve tuaj:

  1. Ftojini studentët të shpenzojnë kohë duke plotësuar rubrikën “Aktiviteti i Cilësive” që gjendet te materiali Predikoni Ungjillin Tim ose duke përsiatur atë që mësuan ose mund të mësojnë nga përvoja.

  2. Jepuni kohë studentëve të përzgjedhin dhe lexojnë (ose të fillojnë të lexojnë) njërën nga bisedat në pjesën “Doni më Shumë?” te materiali i përgatitjes. Ata mund të gjejnë edhe burime të vetat për t’i studiuar duke kërkuar një cilësi të ngjashme me të Krishtit në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

  3. Ftojini disa studentë të tregojnë nga shkrimet e shenjta se si dha shembull Shpëtimtari për cilësinë me të cilën kanë zgjedhur të punojnë. (Shihni te hapi 2 në veprimtarinë “Shënojini Mendimet Tuaja” në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.)

  4. Ftojini studentët të tregojnë se çfarë kanë mësuar duke biseduar me dikë që e njohin, rreth bërjes më shumë si Shpëtimtari. (Për ide shihni veprimtarinë “Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore” në pjesën 1 ose te hapi i tretë i veprimtarisë “Shënojini Mendimet Tuaja” në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.)

Për ta përfunduar orën mësimore, mund t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’i ftoni studentët të përsiatin dhe t’i shënojnë mbresat e tyre:

  • Si mund të ndikojnë në jetën dhe marrëdhëniet tuaja zhvillimi ose forcimi i cilësisë së ngjashme me të Krishtit që përzgjodhët?

  • Çfarë hapash të vegjël e të thjeshtë mund të hidhni këtë javë për ta kultivuar këtë cilësi?

  • Si do ta kërkoni ndihmën e Zotit për ta zhvilluar ose forcuar këtë cilësi?

Merreni parasysh t’i ftoni disa studentë të tregojnë diçka që ndien, mësuan ose shkruan gjatë diskutimit të sotëm. Ju gjithashtu mund të jepni dëshminë tuaj.

Për Herën Tjetër

Për t’i nxitur studentët ta studiojnë materialin e përgatitjes për orën e ardhshme mësimore, merrni parasysh t’u dërgoni mesazhin vijues ose një mesazh tuajin: Ndërsa studion mësimin 27, merr parasysh lidhjen ndërmjet fjalëve shpresë, dritë dhe jetë.