“Materiali i Mësuesit për Mësimin 28: Qëndrimi si Dëshmitarë të Jezu Krishtit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 28”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm
Materiali i Mësuesit për Mësimin 28
Qëndrimi si Dëshmitarë të Jezu Krishtit
Gjatë gjithë këtij kursi, studentët kanë pasur mundësinë të studiojnë, përsiatin dhe diskutojnë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të përjetshëm. Ata janë ftuar ta forcojnë dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe të veprojnë me besim për t’u bërë më shumë si Ai. Në këtë mësim, studentët do të reflektojnë për atë që kanë ndier, mësuar dhe përjetuar. Ata do t’i ftojnë të japin dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin.
Sugjerime për Mësimdhënien
Dishepujt e Jezu Krishtit japin dëshmi për Të.
Shënim: Për t’u lejuar studentëve kohë të bollshme për të reflektuar për dëshmitë e tyre për Shpëtimtarin dhe për t’i dhënë ato gjatë orës mësimore, ka më pak ide për mësimdhënien në këtë mësim.
Mund të tregoni skenarin vijues ndërsa e filloni orën mësimore:
Merrni parasysh t’u jepni kohë studentëve për ta mbajtur shënim atë që mund të thoshin në dëshmitë e tyre. Më pas mund t’i ftoni disa studentë të tregojnë atë që kanë mbajtur shënim. Si pjesë e diskutimit tuaj, mund të bëni një ose më shumë nga pyetjet vijuese:
-
Si do të ndiheshit po të mos jepte askush dëshmi për Jezu Krishtin? Pse është kaq e rëndësishme dhënia e dëshmisë për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij të përjetshëm? (Teksa diskutojnë studentët, mund të paraqitni thënien vijuese nga Plaku Diter F. Uhtdorf: “Thelbi i dëshmi[së sonë] gjithnjë do të jetë te besimi dhe te njohuria për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij hyjnor” [“Forca e Një Dëshmie Personale”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006 f. 54].)
-
Si ju ka ardhur dëshmia juaj për Jezu Krishtin? (Mund të shqyrtoni vargjet tek Alma 5:46–48 dhe thënien e dytë nga Plaku Uhtdorf në pjesën 1 të materialit të përgatitjes. Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni studentët të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Ne mund të kemi një dëshmi të sigurt për Jezu Krishtin nëpërmjet Frymës së Shenjtë.) Çfarë ndikimi ka pasur Fryma e Shenjtë te kuptueshmëria dhe dashuria juaj për Shpëtimtarin?
Merrni parasysh të ftoni një ose dy studentë përpara orës mësimore që të përgatiten për të treguar në orën mësimore se si është bekuar jeta e tyre nga të dëgjuarit e të tjerëve që jepnin dëshmi për Jezu Krishtin. Pastaj mund të pyetni:
-
Cilat janë disa nga mënyrat se si ne mund të qëndrojmë si dëshmitarë të Jezu Krishtit? (Nëse dëshironi, mund t’u kërkoni studentëve të shqyrtojnë thënien nga Plaku Nil L. Andersen në pjesën 2 të materialit të përgatitjes.)
-
Pse mund të jetë e rëndësishme ta japim dëshminë tonë për Shpëtimtarin, edhe nëse ndiejmë se ajo nuk është shumë e fortë? (Merreni parasysh ta shqyrtoni thënien e parë nga Presidenti Uhtdorf në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.)
Kujtojuni studentëve që ata u ftuan të përgatiteshin për orën mësimore duke përzgjedhur një veprimtari të të mësuarit për t’i ndihmuar ata të reflektojnë mbi dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe ungjillin e Tij të përjetshëm. Jepuni kohë studentëve për t’i shqyrtuar shënimet e tyre dhe për të përgatitur diçka për të thënë.
(Nëse keni një klasë me numër të madh studentësh, nëse dëshironi, mund t’i organizoni studentët në grupe të vogla për t’i dhënë gjithsecilit mundësinë për të folur. Nxitini studentët të jenë të vëmendshëm për kohën që përdorin, në mënyrë që gjithkush në klasë ose në grup që dëshiron të flasë, të mund të shprehet. Ndërkohë që të gjithë studentët duhet të nxiten të flasin, askush nuk duhet të ndihet nën presion.
Përfundojeni orën mësimore duke dhënë dëshminë tuaj dhe duke i nxitur studentët të vazhdojnë ta forcojnë dëshminë e tyre për Jezu Krishtin dhe të kërkojnë mundësi për ta dhënë atë dëshmi për Të.
Përpara se të mbarojë ora mësimore, nxitini studentët të vazhdojnë të regjistrohen në institut.