“Materiali i Mësuesit për Mësimin 18: Marrja e Dhuratës Hyjnore të Hirit të Shpëtimtarit”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)
“Materiali i Mësuesit për Mësimin 18”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm
Materiali i Mësuesit për Mësimin 18
Marrja e Dhuratës Hyjnore të Hirit të Shpëtimtarit
Shkrimet e shenjta na mësojnë se është vetëm nëpërmjet “meritave dhe mëshirës dhe hirit të Mesias së Shenjtë” që ne mund të marrim jetë të përjetshme (2 Nefi 2:8). Gjatë këtij mësimi studentët do të shpjegojnë nevojën e tyre për hirin e Shpëtimtarit, do të tregojnë mënyra se si e kanë përjetuar hirin e Tij dhe do të përcaktojnë atë që mund të bëjnë për t’u mbështetur më shumë tek Ai.
Sugjerime për Mësimdhënien
Zoti dhe shërbëtorët e Tij japin mësim për domosdoshmërinë e hirit.
Ftojini studentët të renditin më vete disa nga nevojat dhe dëshirat e tyre më të mëdha për ndihmën e Perëndisë. Për shembull, ata mund të renditin tundime ose mëkate që dëshirojnë t’i mposhtin, dobësi me të cilat po ndeshen, një sfidë ose vendim me të cilin përballen, një detyrë të madhe për të cilën iu nevojitet ndihmë për ta kryer, ose tipare si të Krishtit që dëshirojnë t’i zhvillojnë. Nxitini studentët që t’i mbajnë këto dëshira në mendje ndërkohë që diskutojnë për hirin e Jezu Krishtit gjatë mësimit.
Për të vlerësuar të kuptuarit e studentëve për hirin, ju mund t’i ftoni të shpjegojnë se çfarë kuptojnë me hirin e Jezu Krishtit dhe zbuloni nëse kanë ndonjë pyetje. Po të jetë e nevojshme, paraqiteni përkufizimin vijues:
Merreni parasysh të paraqitni figurën vijuese të një hardhie rrushi. Shpjegoni se Jezu Krishti e dha mësim shëmbëlltyrën e hardhisë së vërtetë pak kohë përpara se të shkonte në Kopshtin e Gjetsemanit për të kryer Shlyerjen e Tij.
Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet te Gjoni 15:1–8, duke kërkuar se çfarë mund të na mësojnë simbolet e hardhisë, shermendeve dhe frytit rreth dhuratës së Shpëtimtarit për hirin hyjnor.
Merreni parasysh të bëni pyetjet vijuese për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë lidhjet midis shëmbëlltyrës së hardhisë së vërtetë dhe hirit:
-
Çfarë mund të përfaqësojnë simbolet e hardhisë, shermendeve dhe frytit? Çfarë mund të na mësojnë ato rreth nevojës sonë për hirin e Shpëtimtarit? (Ju mund t’i ndihmoni studentët të përcaktojnë një parim si ai që vijon: Kur qëndrojmë në Jezu Krishtin, ne mund të marrim hirin e Tij për të na ndihmuar që të sjellim në dritë vepra të mira.)
-
Me çfarë mund të ngjajë të qëndruarit në Krishtin? (Nëse dëshironi, mund të shqyrtoni thënien nga Plaku Xhefri R. Holland në pjesën 1 të materialit të përgatitjes.) Çfarë ju ka ndihmuar që të qëndroni të lidhur me Shpëtimtarin? Çfarë mund të bëjë dikush që ndihet i veçuar nga Jezu Krishti dhe dhurata e Tij e hirit?
Mund të ftoni një ose dy studentë që të shprehin ndjenjat e tyre rreth dhuratës së hirit të Shpëtimtarit. Merreni parasysh të jepni vetë dëshminë tuaj.
Ne mund ta marrim hirin e Zotit në jetën tonë.
Merreni parasysh të shfaqni figurat e një dhurate dhe të një pagese që gjenden në pjesën 2 të materialit të përgatitjes. Ftojini studentët të shpjegojnë atë që dinë rreth hirit të Krishtit që është ose një dhuratë ose diçka që fitohet. (Studentëve mund t’ju duhen pak minuta për të shqyrtuar pjesën 2 ose një pjesë nga materiali “Doni më Shumë?” nëse është e nevojshme. Nëse i shpjeguan tashmë këto ide në fillim të mësimit, ju thjesht mund të vazhdoni me skenarët vijues.)
Paraqitini dhe lexojini me zë të lartë skenarët vijues.
Ftojini studentët të tregojnë se si mund t’u përgjigjen Albanës, Artanit dhe Elenës. Merrni parasysh se cilën nga pyetjet vijuese mund të bëni për t’i ndihmuar studentët ta thellojnë të mësuarit e tyre:
-
Çfarë keqkuptimi mund të ketë ky person rreth dhuratës së hirit të Shpëtimtarit?
-
Si mund ta pengojë një keqkuptim i tillë aftësinë e saj ose të tij për të përdorur hirin e Shpëtimtarit ose për t’u mbështetur tek ai hir?
-
Çfarë mësimi ose parimi në lidhje me hirin e Shpëtimtarit mund t’i tregoni këtij personi?
Merreni parasysh tʼi renditni në tabelë të vërtetat që përcaktojnë studentët. Studentët mund të përcaktojnë të vërteta të ngjashme me sa vijojnë: Hiri është një dhuratë që nuk e fitojmë, por që e marrim kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti dhe kur përpiqemi fort ta jetojmë ungjillin. Ne mund ta marrim hirin e Zotit përpara, gjatë dhe pasi të bëjmë përpjekjen tonë më të mirë.
Kujtojuni studentëve se në pjesën 3 të materialit të përgatitjes ata u ftuan që të studionin një rrëfim nga shkrimet e shenjta i cili ilustron mënyrën se si mund të funksionojë hiri i Zotit në jetën tonë. (Mund t’u jepni kohë studentëve që ta rishikojnë rrëfimin nga shkrimi i shenjtë që përzgjodhën.) Ndajini studentët në grupe të vogla. Ftojini studentët ta shpjegojnë fragmentin e tyre dhe të thonë përgjigjet e tyre për tri pyetjet në pjesën 3 të materialit të përgatitjes.
Mund ta përfundoni orën mësimore duke i ftuar studentët që të rishikojnë nevojat dhe dëshirat vetjake që i renditën në fillim të orës mësimore. Jepuni kohë që të mendojnë dhe të mbajnë shënim plot lutje atë që mund të bëjnë për ta ftuar hirin e Zotit më me bollëk në jetën e tyre, për të shkuar përpara me besim dhe për t’u mbështetur më plotësisht mbi fuqinë e Tij hyjnore.
Për Herën Tjetër
Merreni parasysh t’u dërgoni mesazhin vijues ose një mesazh nga vetja studentëve tuaj përpara orës së ardhshme mësimore: Teksa studion materialin e përgatitjes të mësimit 19, mendo rreth dikujt që e njeh, jeta e të cilit/s do të bekohej po të kishte një kuptueshmëri më të mirë për shërbesën e Jezu Krishtit ndaj atyre që ishin në botën e shpirtrave.