Instituti
Materiali i Mësuesit për Mësimin 21: Të Dëgjuarit e Zërit të Zotit në Ditët e Mëvonshme


“Materiali i Mësuesit për Mësimin 21: Të Dëgjuarit e Zërit të Zotit në Ditët e Mëvonshme”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Mësuesit për Mësimin 21”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Materiali i Mësuesit për Mësimin 21

Të Dëgjuarit e Zërit të Zotit në Ditët e Mëvonshme

“Në botën moderne [Jezu Krishti] dhe Ati i Tij iu shfaqën djaloshit Jozef Smith, duke filluar ‘periudhën e plotësisë së kohëve’ që ishte premtuar kohë më parë” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org). Në këtë mësim studentëve do t’u bëhet ftesë për të marrë parasysh se si dëshmia e Jozef Smithit për Jezu Krishtin mund ta forcojë besimin e tyre tek Ai. Studentët gjithashtu do të ftohen për të përcaktuar se si mund ta rritin aftësinë e tyre për të dëgjuar zërin e Shpëtimtarit.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jozef Smithi është dëshmitar okular i Perëndisë Atit dhe Jezu Krishtit.

Paraqitni thënien në vijim nga Presidenti Gordon B. Hinkli:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Profeti Jozef Smith ishte një dëshmitar i shquar i Krishtit të gjallë.” (Gordon B. Hinckley, “What Hath God Wrought through His Servant Joseph!”, Ensign, janar 1997, f. 2)

  • Çfarë e bën Jozef Smithin “një dëshmitar [të] shquar [të] Krishtit të gjallë”? (Nëse nevojitet, kujtojuni studentëve se i shquar do të thotë që ua kalon të gjithë të tjerëve.)

Shkruani në tabelë thënien vijuese: Nëpërmjet përvojës vetjake, Jozef Smithi mësoi se …

Ftojeni secilin student që të përzgjedhë dhe shqyrtojë ose vargjet te Joseph Smith – Historia 1:16–17, Doktrina e Besëlidhje 76:22–24 ose te Doktrina e Besëlidhje 110:2–4, duke kërkuar mënyrën për ta plotësuar thënien në tabelë. Më pas ftojini studentët që të tregojnë thëniet e tyre të plotësuara të cilat mund të përfshijnë të vërtetat vijuese: Ati Qiellor dhe Jezu Krishtit ekzistojnë; Jezu Krishti dhe Ati Qiellor janë qenie të veçuara e të dallueshme; Jezu Krishti ka një trup të përlëvduar, të ringjallur; Jezu Krishti na njeh me emër; Jezu Krishti është Biri i Vetëmlindur i Atit; Jezu Krishti është Krijuesi; Jezu Krishti është Avokati ynë me Atin.

Teksa studentët shprehen, merreni parasysh të bëni pyetje që mund t’i ndihmojnë për ta thelluar të kuptuarit e tyre për të vërtetat që përcaktojnë. Për shembull:

  • Përse është kjo një e vërtetë e rëndësishme për ta ditur rreth Jezu Krishtit?

  • Si e forcon kjo e vërtetë dëshminë tuaj për Shpëtimtarin?

  • Si mund ta rritë njohuria për këtë të vërtetë dëshirën tuaj për ta ndjekur Atë?

Pas kohës për diskutim ftoni një ose dy studentë që të shprehin dëshminë e tyre për Jozef Smithin si dëshmitar i Shpëtimtarit.

Ne mund ta dëgjojmë zërin e Zotit.

Përmirësimi i Mësimdhënies dhe i të Mësuarit Tonë

Kultivoni përvoja domethënëse të të mësuarit. Për t’i ndihmuar studentët që të kenë përvoja më domethënëse të të mësuarit, kërkoni mënyra për ta lidhur atë që po mësojnë me rrethanat, interesat dhe pyetjet e tyre. Përdorni burimet nga materiali i përgatitjes dhe përvojat vetjake të studentëve për të eksploruar se si të vërtetat e ungjillit kanë ndikuar ose mund të ndikojnë në jetën e tyre.

Merreni parasysh të tregoni skenarin vijues ose një skenar tuajin:

Misionarët i thanë shoqes suaj që nëse i drejtohet Zotit, ajo mund të marrë zbulesë dhe ta dëgjojë zërin e Tij. Ndërkohë që dëshiron ta besojë këtë premtim, ajo ndihet e shqetësuar se do t’i ngatërrojë mendimet e veta me zërin e Tij. Ajo pyet: “Si e di ti kur po e dëgjon zërin e Zotit?”

Ftojini disa studentë të tregojnë se si do të përgjigjeshin. Gjithashtu mund t’i bëni studentët të tregojnë për sfida ose shqetësime të tjera që i hasin me dëgjimin e zërit të Shpëtimtarit.

Kujtojuni studentëve se Oliver Kaudëri mësoi për dëgjimin e zërit të Shpëtimtarit kur pati disa pyetje që nuk i hiqeshin nga mendja lidhur me thirrjen profetike të Jozef Smithit. Ftojini studentët të shqyrtojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 6:14–15, 22–23, duke kërkuar atë që Zoti i mësoi Oliver Kaudërit rreth dëgjimit të zërit të Tij.

  • Çfarë mund të mësojmë lidhur me dëgjimin e zërit të Zotit nga përvoja e Oliverit? (Studentët mund të përcaktojnë një të vërtetë si ajo që vijon: Ne mund ta dëgjojmë zërin e Zotit nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Zëri i Shpëtimtarit na e ndriçon mendjen tonë dhe na jep paqe.)

  • Përse është e rëndësishme për ne që të përpiqemi vazhdimisht për ta dëgjuar zërin e Shpëtimtarit – veçanërisht në kohën tonë?

  • Si është bekuar jeta juaj nga dëgjimi i zërit të Zotit?

Merreni parasysh të paraqitni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson ose shikoni materialin filmik “Dëgjoje Zërin e Jezu Krishtit” (01:46):

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Kur kërkojmë ta dëgjojmë – ta dëgjojmë vërtet – Birin e Tij, ne do të udhërrëfehemi për ta ditur se çfarë të bëjmë në çfarëdo rrethanë. …

Teksa kërkojmë të jemi dishepuj të Jezu Krishtit, përpjekjet tona që ta dëgjojmë Atë nevojitet të jenë përherë e më të qëllimshme.” (Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 89)

1:46

Mund të tregoni një shembull vetjak për një mënyrë se si e dëgjoni zërin e Zotit në jetën tuaj. Ose mund të tregoni një shembull nga një udhëheqës/e i/e Kishës, që gjendet në koleksionin e materialeve filmike “Dëgjojeni Atë” në programin Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] (ChurchofJesusChrist.org).

Jepini secilit student fletushkën vijuese.

Dëgjojeni Atë!

Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm – Mësimi 21

Përfytyroni sikur t’ju jetë dhënë mundësia për të krijuar një material të shkurtër filmik që shpreh mënyrën se si e dëgjoni zërin e Shpëtimtarit. Shkruani një përvijim të shkurtër të asaj që do të tregonit si përgjigje ndaj nxitjes “Mënyra si e dëgjoj unë Atë”. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë teksa krijoni përvijimin tuaj:

  • Cilat përvoja ju kanë ndihmuar të kuptoni më mirë se si ju flet Zoti?

  • Çfarë idesh mund të përfshini prej thënieve nga Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Motra Mishel D. Krejg në pjesën 2 të materialit të përgatitjes?

  • Si mund t’i shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja në një mënyrë që do të jenë të lehta për t’u kuptuar nga të tjerët?

Nga përvijimi juaj, krijoni një mesazh të shkurtër (një ose dy paragrafë) që mund t’ia thoni klasës.

Nëse do ta parapëlqenit, në vend të kësaj ju mund të përsiatni dhe shënoni atë që do të donit të bënit për ta rritur aftësinë tuaj për ta dëgjuar zërin e Shpëtimtarit.

Dëgjojeni Atë!

Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm – Mësimi 21

fletushka e mësuesit

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë t’i japin klasës mesazhin e tyre “Dëgjojeni Atë”. Nxitini studentët që ta tregojnë mesazhin e tyre “Dëgjojeni Atë” edhe jashtë orës mësimore. Ky mund të jetë një bashkëbisedim ballë për ballë, një thirrje telefonike ose një mesazh në celular apo në mediat shoqërore.

Si ta lejojë koha, merrni parasysh t’i ftoni studentët që të jenë më të qëllimshëm në përpjekjet e tyre për ta dëgjuar Zotin. Atyre mund t’u duhen disa minuta për të planifikuar dhe caktuar se si mund ta bëjnë këtë gjë.

Për Herën Tjetër

Merreni parasysh të dërgoni mesazhin vijues ose një mesazh tuajin disa ditë përpara orës suaj mësimore: Ndërsa studion materialin e përgatitjes për mësimin 22, merr parasysh se çfarë do të thotë për ty Rivendosja e vazhdueshme. Mund të shohësh materialin filmik “President Nelson—What Does the Restoration Mean for You?” [“Presidenti Nelson – Çfarë Domethënie Ka Rivendosja për Ju?”] (01:06).

1:6