Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 26: Bërja më Shumë si Jezu Krishti


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 26: Bërja më Shumë si Jezu Krishti”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 26”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Jezu Krishti i jep shërbesë një personi në nevojë

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 26

Bërja më Shumë si Jezu Krishti

Gjatë shërbesës së Shpëtimtarit në vdekshmëri, “Ai me zell i ftoi të gjithë që ta ndiqnin shembullin e Tij” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org). Përpjekja për të ndjekur shembullin e Jezu Krishtit dhe për t’u bërë më shumë si Ai është një rrugëtim sa një jetë e tërë. Ne e arrijmë atë gradualisht dhe vetëm me ndihmën e Shpëtimtarit (shih te Moroni 10:32). Ndërsa e studioni materialin në këtë mësim, merrni parasysh atë që mund të bëni për t’u bërë më i/e qëllimshëm/me në përpjekjet tuaja për të qenë si Shpëtimtari.

Pjesa 1

Çfarë lloj personi do të donte Zoti që të bëhesha?

Menjëherë pas shërbesës së Shpëtimtarit mes nefitëve dhe lamanitëve, Jezu Krishti iu shfaq dymbëdhjetë dishepujve të Tij të sapothirrur. Ai u mësoi atyre më shumë për ungjillin e Tij dhe i udhëzoi rreth përgjegjësive të tyre (shih tek 3 Nefi 27:13–26). Shpëtimtari më pas tha: “Prandaj, çfarë lloj njerëzish duhet të jeni? Në të vërtetë, unë ju them juve, madje siç jam unë” (3 Nefi 27:27).

Christ with Three Nephite Disciples [Krishti me Tre Dishepujt Nefitë], nga Gary L. Kapp

Kjo ftesë për të qenë si Shpëtimtari u bëhet të gjithë dishepujve. Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Dejll G. Renland

“Ndërsa zgjedhim të pagëzohemi, ne fillojmë të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe të zgjedhim ta identifikojmë veten me Të. Ne premtojmë që të bëhemi si Ai dhe të zhvillojmë cilësitë e Tij.” (“Zotim i Patundur ndaj Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2019, f. 23)

Kaloni një minutë duke përsiatur disa nga tiparet e Shpëtimtarit. Mund të jetë e dobishme të shikoni materialin filmik “Christlike Attributes” [“Cilësi të Ngjashme me të Krishtit”] (02:53).

2:54

Lutja për t’u bërë si Shpëtimtari na çon përtej njohurisë rreth Tij. Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Në ndryshim nga institucionet e botës, që na mësojnë të dimë diçka, ungjilli i Jezu Krishtit na sfidon të bëhemi diçka. …

Ungjilli i Jezu Krishtit është një plan që na tregon si të bëhemi njeriu që Ati ynë Qiellor dëshiron që të bëhemi.” (“The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32)

Presidenti Ezra Taft Benson tha për synimin tonë për t’u bërë si Shpëtimtari:

Presidenti Ezra Taft Benson

“Është më i madhërishëm dhe më i bekuar e plot gëzim, ai burrë [ose ajo grua], jeta e të cilit i afrohet më shumë modelit të Krishtit. Kjo s’ka të bëjë aspak me pasurinë, pushtetin ose prestigjin tokësor. E vetmja provë e vërtetë e madhështisë, e mundësisë për t’u bekuar e gëzuar është se sa mundet një jetë t’i afrohet të qenit si Mësuesi, Jezu Krishti. Ai është udha e drejtë, e vërteta e plotë dhe jeta e begatë.” (“Jesus Christ – Gifts and Expectations”, Ensign, dhjetor 1988, f. 2)

misionare duke folur me një grua të moshuar
ikonë, diskutoni

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për dikë që e njihni, që është shembull i një personi të ngjashëm me Krishtin. Merrni parasysh t’i afroheni atij ose asaj dhe ta pyesni se si është bekuar duke u përpjekur ta modelojë jetën sipas Shpëtimtarit.

Pjesa 2

Çfarë mund të bëj që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?

Plaku Skot D. Uaiting, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim rreth procesit të bërjes më shumë si Jezu Krishti:

Plaku Skot D. Uaiting

“Është mirë ta kuptojmë këshillimin që të jemi si Ai, por ajo kuptueshmëri nevojitet të shoqërohet me një dëshirë të zjarrtë për t’u shndërruar, hap pas hapi, përtej njeriut të natyrshëm. Për ta zhvilluar dëshirën, ne duhet të dimë se cili është Jezu Krishti. Ne duhet të dimë diçka për karakterin e Tij dhe duhet të kërkojmë tiparet e Tij në shkrimin e shenjtë, në shërbesat e adhurimit dhe në vende të tjera të shenjta. Kur fillojmë të dimë më shumë për Të, ne do t’i shohim tiparet e Tij të pasqyruara te njerëz të tjerë. Kjo do të na japë kurajë në vetë kërkimin tonë, sepse nëse të tjerët mund t’i fitojnë në njëfarë mase tiparet e Tij, po ashtu mund t’i fitojmë edhe ne.” (“Bërja si Ai”, Liahona, nëntor 2020, f. 13)

Sikurse dha mësim Plaku Uaiting, ne mund t’i gjejmë tiparet e Jezu Krishtit kudo në shkrimet e shenjta (shih, për shembull, Mateu 5:3–11; Alma 13:28; Doktrina e Besëlidhje 4:5–7). Apostulli Pjetër dha mësim gjithashtu se nëpërmjet “fuqi[së] … hyjnore” ne mund të marrim “natyrë[n] hyjnore” të Shpëtimtarit (2 Pjetër 1:3, 4).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Pjetër 1:4–8 dhe merrni parasysh t’i shenjoni tiparet hyjnore që mund të marrim dhe zhvillojmë me ndihmën e Shpëtimtarit. (Shihni pjesën “Doni më Shumë?” për më shumë ide.)

Ndonjëherë mund të ndiheni të tronditur ose të shkurajuar kur e krahasoni veten me Shpëtimtarin. Në të tilla raste, mbajeni në mendje se edhe Shpëtimtari “nuk e mori plotësinë që në fillim, por mori hir pas hiri” (Doktrina e Besëlidhje 93:12.) Mund të gjeni gëzim te përparimi i përshkallëzuar.

Mbajeni mend se nuk mund ta bëni të vetëm këtë. Presidenti Diter F. Uhtdorf, ndërkohë që shërbente si këshilltar në Presidencën e Parë, dha mësim:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Cilësitë si të Krishtit janë dhurata nga Perëndia. Ato nuk mund të zhvillohen pa ndihmën e Tij.

Ndihma e vetme që na duhet të gjithëve na është dhënë falas nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Të kesh besim tek Jezu Krishti dhe tek Shlyerja e Tij do të thotë të mbështetesh tërësisht tek Ai – duke besuar në fuqinë, zgjuarësinë dhe dashurinë e Tij të pafund. … Në kërkimin për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari, ne kemi nevojë të rivlerësojmë rregullisht jetën tonë dhe të mbështetemi, nëpërmjet shtegut të pendesës së vërtetë, në meritat e Jezu Krishtit dhe të bekimeve të Shlyerjes së Tij.” (“Zhvillimi i Cilësive si të Krishtit”, Liahona, tetor 2008, f. 8, 9)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Çfarë sfidash keni përjetuar, ose mund të përjetoni kur përpiqeni të zhvilloni cilësi të ngjashme me të Krishtit? Si mund t’ju ndihmojë Zoti, ose si ju ka ndihmuar, të bëheni më shumë si Ai?

Pjesa 3

Te cila cilësi e ngjashme me të Krishtit do të donte Zoti që të përqendrohesha?

Ndërsa mendoni rreth cilësive të ngjashme me të Krishtit që do të donit të zhvillonit, përcaktoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Mund t’i përdorni veprimtaritë vijuese të të mësuarit për të përcaktuar cilësinë tek e cila doni të përqendroheni tani.

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

  1. Përcaktoni një cilësi për ta zhvilluar. Merrni parasysh plot lutje një cilësi të ngjashme me të Krishtit që Zoti do të donte ta zhvillonit më tej. Mund t’ju duket e dobishme të plotësoni rubrikën “Aktiviteti i Cilësive” që gjendet te Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar ([2005], f. 130).

  2. Mësoni nga Shpëtimtari. Mendoni rreth mënyrës se si Jezu Krishti jep shembull për cilësinë me të cilën keni zgjedhur të punoni. Mund të gjeni dhe lexoni rreth një shembulli për këtë cilësi në shkrimet e shenjta. Ndërsa reflektoni mbi shembullin e Shpëtimtarit, shënojeni atë që mësoni.

  3. Përcaktoni një shembull të kohës së sotme. Mendoni për dikë që e njihni, që është shembull për cilësinë me të cilën keni zgjedhur të punoni. Merrni parasysh të flisni me atë person dhe të mësoni se çfarë e ka ndihmuar që ta kultivojë këtë cilësi. Mbajini shënim mendimet dhe mbresat tuaja.

Jini i/e përgatitur të tregoni diçka që mësoni nga kjo përvojë, gjatë orës mësimore.

Ndërsa vazhdoni të punoni për zhvillimin e cilësive të ngjashme me të Krishtit, shqyrtojeni rregullisht përparimin tuaj. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Gëzojuni sukseseve të vogla. Mësoni nga gabimet tuaja. Mirëbesoni se Shpëtimtari do t’ju japë ndihmë dhe forcë ndërsa përpiqeni të bëheni më shumë si Ai.

një i ri i hap derën një gruaje me një fëmijë