Instituti
Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24: Mirëbesimi te Jezu Krishti si Gjykatësi Ynë


“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24: Mirëbesimi te Jezu Krishti si Gjykatësi Ynë”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm (2023)

“Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24”, Materiali i Mësuesit – Jezu Krishti dhe Ungjilli i Tij i Përjetshëm

Jesus Christ [Jezu Krishti], nga Harry Anderson

Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore për Mësimin 24

Mirëbesimi te Jezu Krishti si Gjykatësi Ynë

Imagjinojini mendimet dhe ndjenjat që mund të kishit po t’ju ftonin në praninë e Zotit sot. Një ditë “secili nga ne do të qëndrojë për t’u gjykuar prej Tij sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrave tona” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, ChurchofJesusChrist.org; shih edhe 2 Nefi 9:15). Mënyra se si e përjetojmë të qenit në praninë e Shpëtimtarit do të varet nga mënyra se si jemi përgatitur (shih tek Alma 5:16–25). Ndërsa studioni, merrni parasysh atë që mund të bëni që të të ndiheni rehat dhe të keni vetëbesim në praninë e Tij në Gjykimin e Fundit (shih te Doktrina e Besëlidhje 121:45).

Pjesa 1

Pse mund t’i mirëbesoj Jezu Krishtit që të jetë gjykatësi im?

Për shkak të natyrës hyjnore të Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij të pafundme, ne mund të jemi të sigurt që Ai do të jetë një “Gjykatës i drejtë” (Moisiu 6:57) kur të vijë ajo ditë që të qëndrojmë përpara Tij për të dhënë llogari për jetën tonë (shih te Romakëve14:10–12). Ai do ta përcaktojë përsosurisht shkallën e lavdisë që jemi të kualifikuar të marrim. Në librin e Psalmeve lexojmë: “Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t’i gjykojë popujt me paanësi” (Psalmeve 9:8; shih edhe 96:13).

Duke folur për kualifikimet e Zotit për të qenë gjykatësi ynë, Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Plaku Riçard G. Skot

“Jezu Krishti zotëronte merita që asnjë qenie tjetër nuk mund t’i kishte. Ai ishte një Perëndi, Jehova, përpara lindjes së Tij në Bethlehem. Ati i Tij i dashur nuk i dha Atij vetëm një trup shpirtëror, por Jezusi ishte Biri i Tij i Vetëmlindur në mish. Mësuesi ynë jetoi një jetë të përkryer, të pamëkat dhe prandaj qe i lirë nga kërkesat e drejtësisë. Ai është i përkryer në çdo tipar, përfshirë dashurinë, dhembshurinë, durimin, bindjen, faljen dhe përulësinë. …

Unë dëshmoj se me vuajtjen dhe agoninë e papërfytyrueshme, me një çmim të pallogaritshëm, Shpëtimtari e fitoi të drejtën e Tij për të qenë Shëlbuesi ynë, Ndërmjetësi ynë, Gjykatësi ynë Përfundimtar.” (“Shlyerja Mund të Sigurojë Paqen dhe Lumturinë Tuaj”, Konferenca e Përgjithshme, tetor 2006, f. 59)

Meeting the Savior [Takimi me Shpëtimtarin], nga Jen Tolman

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, i cili dikur ishte një Gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Jutës, tha për pozicionin e pashoq të Shpëtimtarit për të na gjykuar:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Gjithëdijenija e Tij i jep Atij njohuri të përsosur për të gjitha veprimet dhe dëshirat tona, si për ato për të cilat nuk pendohemi ose nuk i ndryshojmë, ashtu edhe ato për të cilat pendohemi ose të cilat janë të drejta. Si rrjedhim, pas gjykimit të Tij ne të gjithë do të rrëfejmë ‘se gjykimet e tij janë të drejta’” (Mosia 16:1). (“Plani i Madh”, Liahona, maj 2020, f. 96)

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni për një tipar të Jezu Krishtit që jua shton sigurinë se Ai do të jetë një gjykatës i drejtë. Për shembull, mund të merrni parasysh se si Ai është i dashur, i gjithëditur, i plotfuqishëm, i urtë, i mëshirshëm, i drejtë, i dhembshur, i duruar, i butë ose falës. Jini i/e përgatitur t’ia tregoni klasës tiparin që përzgjodhët.

Pjesa 2

Si do të gjykohem?

Të menduarit rreth Gjykimit të Fundit mund t’ju frymëzojë të ndieni si nderim edhe tronditje. Nganjëherë mund të pyetim veten a do të ndihemi ndonjëherë të përgatitur për t’u gjykuar nga Zoti. Libri i Zbulesës siguron të vërteta të rëndësishme rreth mënyrës se si do të na gjykojë Zoti.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Zbulesa 20:12, duke kërkuar një mënyrë sipas së cilës do të gjykohemi.

Presidenti Harold B. Li dha mësim:

Presidenti Harold B. Li

“‘Librat’ që përmenden, iu referohen analeve [të veprave tuaja] që u mbajtën në tokë. … Libri i jetës, është anali që mbahet në qiell.” (Teachings of Presidents of the Church: Harold B. Lee [2000], f. 226–227)

Në një vegim për mbretërinë çelestiale, Profeti Jozef Smith fitoi njohuri të mëtejshme rreth Gjykimit të Fundit. Shpëtimtari dha mësim: “Sepse unë, Zoti, do t’i gjykoj të gjithë njerëzit sipas punëve të tyre, sipas dëshirës së zemrave të tyre” (Doktrina e Besëlidhje 137:9; theksimi i shtuar). Profeti Alma dha mësim se edhe ne do të mbajmë përgjegjësi për fjalët tona (shih tek Alma 12:14).

Presidenti Ouks dha mësim se Gjykimi i Fundit është sidoqoftë, më tepër një vlerësim i mendimeve, fjalëve dhe veprave tona:

Presidenti Dallin H. Ouks

“Gjykimi i Fundit nuk është vetëm një vlerësim i një shume totale veprash të mira dhe të liga – të asaj që kemi bërë. Ai është një njohje e pasojave përfundimtare të veprave dhe mendimeve tona – të asaj që jemi bërë. … Urdhërimet, ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit nuk janë një listë depozitash që na kërkohet t’i derdhim në ndonjë llogari qiellore. Ungjilli i Jezu Krishtit është një plan që na tregon si të bëhemi njeriu që Ati ynë Qiellor dëshiron që të bëhemi.” (“The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32)

Është e rëndësishme të kujtojmë se pavarësisht sa me zell mundohemi ta jetojmë ungjillin, pa ndihmën e Zotit, ne nuk mund të bëhemi kurrë njeriu që Ati Qiellor dëshiron që ne të bëhemi. Fatmirësisht, Jezu Krishti nuk është vetëm gjykatësi ynë, por është edhe “avokati [ynë] me Atin” (Doktrina e Besëlidhje 110:4; shih edhe 1 Gjon 2:1).

Meeting the Savior [Takimi me Shpëtimtarin], nga Jen Tolman

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim se avokat do të thotë “një zë për dikë” ose “dikush që ndërhyn për dikë tjetër” (“Jesus the Christ – Our Master and More” [takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 2 shkurt 1992], f. 4, speeches.byu.edu). Si Avokati ynë, Jezu Krishti “e njeh dobësinë e njeriut dhe se si të ndihmojë ata që tundohen” (Doktrina e Besëlidhje 62:1). Ai do ta mbrojë çështjen tonë dhe do të ndërhyjë në emrin tonë ndërsa ushtrojmë besim tek Ai (shih te Moroni 7:28; 2 Nefi 2:9; Hebrenjve 4:15–16).

Për rolin e Jezu Krishtit si Avokati ynë, Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

Plaku Dejll G. Renland

“Ndërmjetësimi i Krishtit me Atin në emrin tonë nuk është në kundërshtim me planin. Jezu Krishti … nuk do të përkrahte asgjë të ndryshme nga ajo që Ati ka dëshiruar gjatë gjithë kohës. Ati Qiellor pa dyshim brohoret dhe duartroket për sukseset tona.

Ndërmjetësimi i Krishtit është, të paktën pjesërisht, për të na kujtuar se Ai ka paguar për mëkatet tona dhe se askush nuk përjashtohet nga shtrirja e mëshirës së Perëndisë.” (“Zgjidhni Sot”, Liahona, nëntor 2018, f. 105)

Meeting the Savior [Takimi me Shpëtimtarin], nga Jen Tolman

Në një zbulesë që mori Profeti Jozef në vitin 1831, Jezu Krishti përshkroi rolin e Shlyerjes së Tij ndërkohë që Ai ndërhyn për ata që besojnë tek Ai.

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 45:3–5, duke kërkuar se si e mbron Jezu Krishti çështjen tonë.

ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Imagjinoni sikur po e dëgjoni Shpëtimtarin ta mbrojë çështjen tuaj përpara Atit. Si mund të ndiheshit po ta dëgjonit Atë të fliste në emrin tuaj?

Pjesa 3

Si mund t’i vlerësoj më mirë përgatitjet e mia për Gjykimin e Fundit?

Presidenti Ouks dha mësim: “Qëllimi i këtij Gjykimi Përfundimtar është që të përcaktojë nëse kemi arritur atë që Alma e përshkroi si një ‘ndryshim të madh në zem[ër]’” (“Të Pastruar nëpërmjet Pendimit”, Liahona, maj 2019, f. 93). Ky ndryshim arrihet nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe pendimit të sinqertë.

Kur Alma i dha mësim popullit të Zarahemlës, ai u bëri atyre pyetje që ata të mund të vlerësonin gjendjen e zemrës së tyre dhe të përcaktonin se sa të përgatitur ishin për t’u gjykuar nga Shpëtimtari (shih tek Alma 5:14).

ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 5:15–16, 19, 26–27 dhe gjeni ca kohë për reflektim të brendshëm ndërsa i merrni parasysh përgjigjet për pyetjet e bëra. Përcaktoni një pyetje në veçanti që sugjeron një fushë ku mund të përmirësoheni tani për tani.

person duke përsiatur shkrimet e shenjta

Ndërsa mendoni rreth asaj që mund të bëni për t’u përgatitur më mirë për Gjykimin e Fundit, mbajeni mend këshillën e urtë vijuese nga Plaku Leri R. Lorens, i Të Shtatëdhjetëve:

Plaku Leri R. Lorens

“Shpirti mund të na i tregojë dobësitë tona, por Ai është në gjendje që të na tregojë edhe pikat tona të forta. Ndonjëherë ne duhet të pyesim se çfarë po bëjmë mirë në mënyrë që Zoti të mund të na ngrejë dhe inkurajojë. … Ai gëzohet çdo herë që ne bëjmë një hap përpara. Për Të, drejtimi ynë është gjithmonë më i rëndësishëm sesa ritmi ynë.

Jini këmbëngulës, vëllezër dhe motra, por mos u shkurajoni asnjëherë.” (“Çfarë më Mungon Tjetër?Liahona, nëntor 2015, f. 35)

ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Kaloni disa minuta për të shkruar një përgjigje për pyetjen që përcaktuat nga fjalët e Almës, që sugjeruan diçka me të cilën mund të punoni tani për tani. Gjithashtu mund të përcaktoni një pyetje që sugjeron diçka që po e bëni siç duhet, dhe shkruani një përgjigje edhe për atë pyetje.