204
Si Motra në Sion
Gratë
Me vendosmëri
1. Si motra në Sion, së bashku punojmë;
T’Per’ndisë bekime ne do të kërkojm’.
Mbret’rin’ me shumë përpjekje do të ndërtojm’;
Të dob’tin dhe t’lodhurin do të forcojm’.
2. Dhe puna e engjëjve u jepet grave;
Kjo ësht’ dhurata që ne motrat kemi:
Të bëjm’ atë që ësht’ e mir’ dhe njer’zore,
Të g’zojm’ dhe bekojm’ në emër të njer’zis’.
3. Sa i madh qëllimi, sa i gjer’ misioni,
Nëse e plot’sojmë në shpirt dhe veprim.
O, veçse mësimet hyjnore të Shpirtit
Mund t’na japin urt’si qëllimin t’arrijm’.
Teksti: Emily H. Woodmansee, 1836–1906
Muzika: Janice Kapp Perry, l. 1938. © 1985 IRI