1. Rri qet’, o shpirt: Zoti pran’ të qëndron;
Kryq t’dhembjes, hidh’rimit mbaj me durim.
Per’ndin’ lejo t’vendos’ dhe t’siguroj’;
Ai besnik do mbetet në çdo ndryshim.
Rri qet’, o shpirt: Miku m’i mir’ qiellor,
Mes vështir’sish t’çon te një fund gazmor.
2. Rri qet’, o shpirt: Per’ndia zotohet,
Si në të shkuarën, udh’heq t’ardhmen.
Shpresa, besimi yt t’mos tronditen;
Ç’ësht’ sot e fshehur, në fund do t’shkëlqej’.
Rri qet’, o shpirt: Valët, er’rat njohin,
Zën’ e Tij q’sundoi, kur k’tu Ai jetoi.
3. Rri qet’, o shpirt: Koha po afron shpejt,
Kur përgjithmon’ do jemi me Zotin,
Kur zhgënjim, hidh’rim dhe frik’ më t’mos ket’,
Pik’llim më s’ka, veç t’dashuris’ gëzim.
Rri qet’, o shpirt: Kur lotët lihen pas,
T’sigurt, t’bekuar do mblidhemi prap’.
Teksti: Katharina von Schlegel, l. 1697; përkth. nga Jane Borthwick, 1813–1897
Muzika: Jean Sibelius, 1865–1957. © 1900 Breitkopf & Härtel. E drejta e autorit përsht. 1933, nga Bordi Presbiterian i Arsimimit të Krishterë; rishikuar,1961; nga The Hymnal. Përdoret me leje nga The Westminster Press, Philadelphia, PA. Ndalohetbërja e kopjeve pa leje me shkrim nga mbajtësi i tëdrejtës së autorit.