Muzika
Te Jezusi t’Vini


61

Te Jezusi t’Vini

Me butësi

1. Te Jezusi t’vini, ju t’munduar,

T’lodhur që nga m’kati shtypeni.

N’limanin e sigurt për t’ju çuar

Ku besimtar’t mund t’prehen.

2. Te Jezusi t’vini; v’mendje kushton,

Dhe pse udhën humbët n’errësir’.

Dashuri’ e Tij but’sisht ju drejton

Nga nat’ e errët në dit’.

3. Te Jezusi t’vini; vërtet ju d’gjon,

Po t’i luteni për dashuri.

S’e dini se pran’ engjëjt ju qëndrojn’

Nga mbretërit’ lart me drit’?

4. Te Jezusi t’vini prej çdo kombi,

Prej çdo toke dhe t’detit ishull.

T’lartësuar o t’përulur t’jeni,

Gjithmon’ thot’: “T’vini tek un’”.

Teksti dhe muzika: Orson Pratt Huish, 1851–1932

Mateu 11:28–30

2 Nefi 26:33