1. Ne që duam Zotin,
Të gjith’ t’bashkohemi.
Në këng’ gëzimet t’i shpallim,
T’adhurojm’ te froni.
2. Kush s’pranon të këndoj’,
Kurr’ s’e njohu Per’ndin’,
Por shërbëtorët e Mbretit
Gëzimet t’i shprehin.
3. Per’ndia që sundon
Dhe gjith’ tokën vëzhgon –
Ngjitet mbi qiellin plot stuhi
Dhe detet qetëson –
4. I fuqishmi Per’ndi,
Ati yn’ i dashur.
Nga qielli na dërgon fuqi
Atje për të na marr’.
Teksti: Isaac Watts, 1674–1748
Muzika: Aaron Williams, 1731–1776